• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 25 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Treguesit në rënie, po ku prodhohet më shumë mish në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Qershor, 2026
në Ekonomi
A A
0
Vendimi i ri forcon kontrollet e produkteve organike, si do të klasifikohen ngarkesat në dogana?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria prodhoi 133.6 mijë tonë mish në peshë të gjallë gjatë vitit 2025, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me vitin e kaluar.

Megjithatë, rikuperimi nuk ka qenë i mjaftueshëm për të kthyer prodhimin në nivelet që kishte vetëm pak vite më parë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se prodhimi vendas u rrit me rreth 3 mijë tonë krahasuar me vitin 2024. Megjithatë, krahasuar me vitin 2018, kur u regjistrua niveli më i lartë historik prej mbi 161 mijë tonësh, prodhimi është ende më i ulët me afro 28 mijë tonë, ose rreth 17%.

Kjo do të thotë se, pas një periudhe rritjeje pothuajse të pandërprerë nga mesi i viteve 2000 deri në vitin 2018, sektori i prodhimit të mishit ka hyrë në një fazë ngadalësimi.

Në pesë vitet e fundit prodhimi ka mbetur dukshëm nën kulmin e arritur para pandemisë, megjithëse viti 2025 shënoi një kthesë të lehtë pozitive.

Edhe struktura e prodhimit tregon një specializim të qartë rajonal.

Fieri mbetet qarku me prodhimin më të madh të mishit në vend, me 26.2 mijë tonë, ose pothuajse një të pestën e totalit kombëtar.

Megjithatë, epërsia e tij lidhet kryesisht me prodhimin e mishit të shpendëve, ku qarku prodhon 9.5 mijë tonë, nivel dukshëm më i lartë se çdo qark tjetër.

Ndërkohë, Korça kryeson në prodhimin e mishit të gjedhit, me 7.2 mijë tonë, duke reflektuar traditën e zonës në rritjen e gjedhëve.

Vlora mban vendin e parë si për mishin e deleve ashtu edhe për atë të dhive, falë peshës së madhe të blegtorisë në zonat malore dhe kodrinore.

Në prodhimin e mishit të derrit, lider është Lezha, me mbi 4 mijë tonë, ose rreth 40% të prodhimit kombëtar të kësaj kategorie.

Megjithëse prodhimi vendas ka shënuar një rritje të lehtë gjatë vitit 2025, tregu shqiptar vijon të mbështetet në importe.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit të kaluar u importuan mish dhe të brendshme të ngrënshme me një vlerë prej 8.16 miliardë lekësh.

Pas rënies së importeve gjatë viteve 2016-2020, vlera e tyre është rikthyer mbi nivelin e 8 miliardë lekëve dhe ka mbetur pothuajse e pandryshuar gjatë tre viteve të fundit./ TVScan.al

Artikulli para

Rama njofton 2030 si vitin kur mund të…dorëhiqet

Artikulli pas

Shkatërrohen llixhat e Bënjës, 2 mln eurot që ndryshuan rrjedhën e ujërave termale

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha
Ekonomi

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Euro e mbyll javën me rritje

25 Shtator, 2026
Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve
Ekonomi

Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

25 Shtator, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rikthimi i penaliteteve, bizneset nuk po fitojnë, apo nuk po paguajnë; Të ardhurat bien 5%

25 Shtator, 2026
“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët
Ekonomi

Shqiptarët po hanë mish si asnjëherë më parë, dalin shifrat

24 Shtator, 2026
Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët
Ekonomi

Sigurimet drejt standardeve të BE, kapitali do të lidhet me rrezikun dhe forcohet mbrojtja e klientëve

24 Shtator, 2026
Artikulli pas
Shkatërrohen llixhat e Bënjës, 2 mln eurot që ndryshuan rrjedhën e ujërave termale

Shkatërrohen llixhat e Bënjës, 2 mln eurot që ndryshuan rrjedhën e ujërave termale

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, finalist për çmimin “Airport of the Year 2026”
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, finalist për çmimin “Airport of the Year 2026”

Nga SkyWeb
10 Shtator, 2026
0

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është përzgjedhur mes finalistëve për çmimin ndërkombëtar “Airport of the Year 2026”, pjesë e “Airport Honour...

Lexo të plotë
Vaksinë kundër rikthimt të kancerit, shkencëtarët drejt zgjidhjes përfundimtare

Vaksinë kundër rikthimt të kancerit, shkencëtarët drejt zgjidhjes përfundimtare

21 Mars, 2026
Gazetari: Shqipërisë po i plaket popullsia dhe po i rinohet drejtësia

Gazetari: Shqipërisë po i plaket popullsia dhe po i rinohet drejtësia

4 Mars, 2026
Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë për shitje, PS ka mision anëtarësimin në BE

Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë për shitje, PS ka mision anëtarësimin në BE

12 Qershor, 2026
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

Qeveria miraton shpërblimet e fundvitit për pensionistët, sa merr secila kategori

26 Nëntor, 2025

Të Fundit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr