• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Nga qafa te duart, si po e shndërron telefoni trupin tuaj në një “phone body”

Editor Nga Editor
1 Korrik, 2026
në Shëndet
A A
0
Nga qafa te duart, si po e shndërron telefoni trupin tuaj në një “phone body”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Duar më të dobëta, shikim i paqartë: A po ju krijon telefoni një “trup të ri”? Përdorimi i përditshëm i telefonave dhe pajisjeve të tjera elektronike, nuk ndikon vetëm te shëndeti mendor. Sipas ekspertëve, ai mund të shkaktojë edhe ndryshime fizike në trup, duke prekur shikimin, qafën, muskujt, forcën e duarve, madje edhe aftësitë motorike, shkruan BBC.

Ja çfarë kane treguar gjetjet kryesore:

Shikimi

Rastet e miopisë (vështirësisë për të parë larg) janë rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Sipas profesorit të optometrisë, në Universitetin Shtetëror të Ohajos, Donald Mutti, problemi nuk lidhet drejtpërdrejt me shikimin e telefonit nga afër, siç besohet shpesh.

Studimet tregojnë se faktori mbrojtës më i rëndësishëm është koha e kaluar jashtë, në dritën natyrale.

Drita e diellit, nxit çlirimin e dopaminës në retinë, proces që ndihmon zhvillimin normal të syrit.

Këshillë: Kaloni më shumë kohë jashtë, duke përdorur krem mbrojtës dhe syze dielli.

“Qafa teknologjike” (Tech neck)

Kur shikoni vazhdimisht telefonin me kokën të përkulur, krijohet ajo që ekspertët e quajnë “tech neck” ose qafa teknologjike.

Kjo mënyrë qëndrimi, mund të ushtrojë deri në 27 kilogramë presion mbi qafën, duke shkaktuar me kalimin e kohës:

  • dëmtime të disqeve të shtyllës kurrizore;
  • konsumim të nyjeve dhe muskujve;
  • ulje të kapacitetit të mushkërive.

Madje, mund të ndryshojë edhe qëndrimin e përhershëm të trupit.

Këshillë: Mbajeni ekranin në lartësinë e syve dhe bëni pushime të rregullta gjatë përdorimit të pajisjeve.

Rrudhat dhe irritimet e lëkurës

Dermatologët thonë se ende nuk ka prova shkencore, që përdorimi i telefonit shkakton rrudha në qafë, megjithëse teoria konsiderohet e besueshme.

Ndërkohë, përdorimi i vazhdueshëm i orëve inteligjente (smartwatch) mund të shkaktojë:

  • irritim të lëkurës;
  • ekzemë;
  • reaksione alergjike ndaj materialeve si nikeli, goma, lateksi apo disa përbërës kimikë.

Këshillë: Hiqeni orën herë pas here, pastroni lëkurën dhe përdorni krem mbrojtës nëse e mbani gjatë gjithë ditës.

Dobësimi i fuqisë së duarve

Ekspertët paralajmërojnë se forca e kapjes së dorës (grip strength) është një tregues i rëndësishëm i shëndetit të përgjithshëm.

Studimet tregojnë se kjo forcë po bie sidomos te të rinjtë, pjesërisht për shkak të stilit të jetesës sedentare dhe punës përpara ekranit.

Forca e dobët e duarve, lidhet me gjendje më të dobët fizike dhe, sipas disa studimeve, është edhe tregues i rrezikut më të lartë për probleme shëndetësore.

Këshillë: Ushtroni rregullisht dhe forconi muskujt e duarve me aktivitete fizike.

Koordinimi dorë-sy

Përdorimi i tepërt i ekraneve, mund të ndikojë negativisht në aftësitë motorike, pra në koordinimin e lëvizjeve të trupit dhe duarve.

Sipas studiuesve, teknologjia mund t’i bëjë njerëzit më të shpejtë në klikime dhe rrëshqitje të gishtit mbi ekran, por jo domosdoshmërisht, më të aftë në lëvizjet e përditshme.

Tek fëmijët, studimet kanë gjetur lidhje mes kohës së gjatë para ekranit dhe zhvillimit më të dobët motorik, gjë që mund të ndikojë edhe në zhvillimin njohës dhe rezultatet në shkollë.

Këshillë: Përfshini më shumë aktivitete praktike si gatimi, shkrimi me dorë, vizatimi, punimet artizanale ose mësimi i një instrumenti muzikor.

Ekspertët theksojnë se efektet nuk janë dramatike për çdo individ, por me kalimin e viteve dhe në shkallë të gjerë, mund të ndikojnë në shëndetin fizik të popullsisë.

Zgjidhjet janë të thjeshta, më shumë aktivitet fizik, më shumë kohë në natyrë, pushime të shpeshta nga ekranet dhe një pozicion i duhur i trupit, gjatë përdorimit të telefonit ose kompjuterit.

Etiketat: duarttelefoni
Artikulli para

Temperaturat ekstreme, OBSH paralajmëron: Është vetëm fillimi, verat e ardhshme do jenë më të nxehta

Artikulli pas

Gati 1 në 7 shqiptarë vdes nga kanceri, cilat janë format më të përhapura dhe ku duhet treguar kujdes

Editor

Editor

Nga Kategoria

Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë
Shëndet

Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë

1 Tetor, 2026
Për herë të parë në Gjermani, trajtimi për talaseminë i jep fund transfuzioneve të gjakut
Shëndet

Për herë të parë në Gjermani, trajtimi për talaseminë i jep fund transfuzioneve të gjakut

1 Tetor, 2026
Zakonet e fshehta që e përkeqësojnë ankthin, si t’i ndryshoni ato
Shëndet

Zakonet e fshehta që e përkeqësojnë ankthin, si t’i ndryshoni ato

1 Tetor, 2026
Zhurmat e pajisjeve dhe alarmet po kthehen në shqetësim për pacientët dhe stafin në spitale, studiuesit kërkojnë zgjidhje më të mirë
Shëndet

Zhurmat e pajisjeve dhe alarmet po kthehen në shqetësim për pacientët dhe stafin në spitale, studiuesit kërkojnë zgjidhje më të mirë

30 Shtator, 2026
WhatsApp forcon masat, metoda të reja kontrolli të prindërve për adoleshentët
Shëndet

WhatsApp forcon masat, metoda të reja kontrolli të prindërve për adoleshentët

30 Shtator, 2026
Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë
Shëndet

Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë

29 Shtator, 2026
Artikulli pas
Gati 1 në 7 shqiptarë vdes nga kanceri, cilat janë format më të përhapura dhe ku duhet treguar kujdes

Gati 1 në 7 shqiptarë vdes nga kanceri, cilat janë format më të përhapura dhe ku duhet treguar kujdes

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Përplasja Pacolli-Ademi saboton turizmin shqiptar: Bllokohen punimet në aeroportin e Vlorës, punonjësit mbeten jashtë ambienteve
Aviacion

Përplasja Pacolli-Ademi saboton turizmin shqiptar: Bllokohen punimet në aeroportin e Vlorës, punonjësit mbeten jashtë ambienteve

Nga SkyWeb
18 Maj, 2026
0

Përplasja mes kompanive të lidhura me biznesmenët Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi duket se po thellon krizën në aeroportin e...

Lexo të plotë
Çmimi “Nobel” në Mjekësi për zbulimet mbi sistemin imunitar

Çmimi “Nobel” në Mjekësi për zbulimet mbi sistemin imunitar

6 Tetor, 2025
Pse nuk është hapur ende programi IPARD III? Reagon ministria e Bujqësisë

Pse nuk është hapur ende programi IPARD III? Reagon ministria e Bujqësisë

11 Mars, 2026
Si hetimet për Berberin e ARRSH çuan SPAK-un te tuneli i Llogarasë

Si hetimet për Berberin e ARRSH çuan SPAK-un te tuneli i Llogarasë

22 Prill, 2025
Burri që e mësoi botën të bënte “shopping” vetë: Historia e supermarketit të parë modern

Burri që e mësoi botën të bënte “shopping” vetë: Historia e supermarketit të parë modern

7 Korrik, 2026

Të Fundit

Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë

Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë

1 Tetor, 2026
Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë

Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë

1 Tetor, 2026
Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

1 Tetor, 2026
Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin

Nis verifikimi në terren i pronave në Tiranë, çfarë ndodh me ato në proces legalizimi

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr