• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 5 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Media italiane: Udhëtim në Durrës, qyteti 2500-vjeçar mes perandorive të lashta dhe jetës moderne

Editor Nga Editor
5 Korrik, 2026
në Turizëm
A A
0
Media italiane: Udhëtim në Durrës, qyteti 2500-vjeçar mes perandorive të lashta dhe jetës moderne
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një nga destinacionet më të lashta të Shqipërisë ofron një ndërthurje të detit, arkeologjisë dhe lidhjeve të forta historike me Italinë, shkruan media italiane “Paesi online”.

Zbuloni pse Durrësi konsiderohet një nga qytetet më magjepsëse për t’u vizituar në brigjet e Adriatikut.

Të mbërrish në Durrës do të thotë të zbulosh një nga portet më të gjalla të Adriatikut, por edhe një qytet që “mbart mbi supe” më shumë se 2500 vjet histori. 

Që nga prora e tragetit dallohen vinçat, anijet dhe silueta e një bregdeti, që në pamje të parë duket modern. 

Megjithatë, mjafton të zbresësh në tokë për të kuptuar se këtu e shkuara dhe e tashmja, bashkëjetojnë vetëm pak hapa larg njëra-tjetrës.

Vizitorët nuk gjejnë vetëm plazhe dhe restorante të njohura për gatimet me peshk të freskët, por edhe një qytet ku amfiteatri romak, muret bizantine dhe Kulla Veneciane dëshmojnë ekzistencën e perandorive dhe qytetërimeve të ndryshme ndër shekuj.

Durrësi është gjithashtu një pikënisje ideale për të eksploruar Shqipërinë, veçanërisht për turistët, që mbërrijnë nga Italia dhe kërkojnë një destinacion të afërt, ku gjuha, kuzhina dhe zakonet krijojnë një ndjesi familjariteti. 

Për ata që janë me nxitim është thjesht një qytet tranziti, por për këdo që vendos të ndalet, ai shndërrohet në një bazë të shkëlqyer, për të kaluar disa ditë mes historisë dhe detit.

Durrësi, qyteti bregdetar “i lindur” mbi 2500 vjet më parë

Për të kuptuar historinë e Durrësit duhet të kthehemi te emri i tij i lashtë, Epidamnos, që iu dha nga kolonët grekë të Korintit dhe Korkyrës, të cilët në shekullin VII para Krishtit themeluan këtu, një koloni tregtare.

Pozicioni i tij, në brigjet e Adriatikut dhe përballë Italisë, e shndërroi menjëherë qytetin, në një nyje strategjike për tregtinë mes Lindjes dhe Perëndimit.

Me ardhjen e romakëve, qyteti mori emrin Dyrrachium dhe rëndësia e tij u rrit edhe më shumë. 

Pikërisht nga Durrësi niste “Via Egnatia”, rruga e famshme që lidhte Adriatikun me Bizantin duke përshkuar Ballkanin.

Një shëtitje në qendrën e sotme të qytetit është si një udhëtim në gjurmët e tregtarëve, ushtarëve dhe zyrtarëve, që për shumë shekuj kanë kaluar në këto rrugë.

Gjatë historisë, Durrësi ka kaluar nën sundimin e bizantinëve, normanëve, venecianëve dhe osmanëve. 

Çdo periudhë ka lënë gjurmët e saj përmes mureve mbrojtëse, fortifikimeve, ndërtesave fetare dhe shtresëzimit urban, që dallohet në çdo cep të qytetit.

Amfiteatri, muret dhe muzeu – vendet historike që nuk duhen humbur

Simboli më i rëndësishëm arkeologjik i Durrësit është Amfiteatri Romak, i zbuluar vetëm në vitet 1960, gjatë punimeve ndërtimore në qytet.

Me një kapacitet prej rreth 20 mijë spektatorësh, ai ishte dikur qendra e jetës publike në periudhën romake. 

Sot, kur ulesh në shkallët e tij, mund të përfytyrosh madhështinë e qytetit antik dhe rëndësinë politike, që ai kishte në Ballkan.

Vetëm pak metra më tej shtrihen muret bizantine, të lidhura me perandorin Anastasi I, i lindur në Durrës. 

Segmentet e ruajtura ofrojnë një pasqyrë të organizimit mbrojtës të qytetit mesjetar dhe plotësohen nga Kulla Veneciane, e restauruar dhe e hapur për vizitorët.

Për një panoramë më të plotë të historisë së qytetit, Muzeu Arkeologjik ekspozon statuja, mozaikë, qeramika dhe objekte të jetës së përditshme të zbuluara gjatë gërmimeve arkeologjike. 

Është një vizitë e rekomanduar, për ata që dëshirojnë të kuptojnë evolucionin e Durrësit përtej një shëtitjeje buzë detit.

Shëtitorja, plazhet dhe atmosfera e portit modern

Ana moderne e Durrësit zbulohet përgjatë shëtitores buzë detit, ku për kilometra të tërë rreshtohen bare, restorante, akullore dhe ambiente argëtimi pranë plazhit me rërë.

Në muajt e verës, jeta zhvillohet rreth detit. Në orët e para të ditës, plazhi mbushet me familje dhe grupe miqsh, ndërsa në mbrëmje shëtitorja gjallërohet nga njerëzit, që ecin mes aromës së peshkut të pjekur në skarë dhe muzikës që vjen nga lokalet.

Për vizitorët që mbërrijnë me traget nga Italia, porti i Durrësit, është kontakti i parë me Shqipërinë. 

Ai është një infrastrukturë dinamike, ku lëvizin çdo ditë kamionë, automjete, tragete pasagjerësh dhe anije mallrash.

Për një përvojë më komode, rekomandohet zgjedhja e një akomodimi pranë qendrës, duke e bërë të mundur lëvizjen në këmbë mes shëtitores, zonës tregtare dhe lagjeve historike, larg trafikut të rënduar në hyrje dhe dalje të qytetit.

Një urë natyrore mes Shqipërisë dhe Italisë

Një nga surprizat më të këndshme për turistët italianë është lehtësia e komunikimit. 

Gjuha italiane flitet gjerësisht në Durrës, falë ndikimit të televizioneve italiane ndër dekada, emigracionit dhe marrëdhënieve të vazhdueshme mes dy vendeve.

Në restorante, hotele dhe agjenci turistike është e zakonshme të komunikosh në italisht, gjë që e bën vizitën shumë më të lehtë, për ata që zbulojnë Ballkanin për herë të parë.

Nga ana praktike, Durrësi lidhet me Barin, Ankonën dhe qytete të tjera italiane, përmes linjave të rregullta të trageteve, duke ofruar një nga mënyrat më të drejtpërdrejta, për të mbërritur në Shqipëri.

Kjo lidhje e përditshme ka ndikuar edhe në kulturën gastronomike të qytetit. 

Krahas gatimeve tradicionale shqiptare, në restorante gjenden edhe makarona, bukë krokante dhe peshk i freskët i përgatitur me thjeshtësinë karakteristike të kuzhinës mesdhetare.

Edhe për këtë arsye, Durrësi konsiderohet, pika ideale e nisjes për një udhëtim drejt Tiranës ose përgjatë gjithë bregdetit shqiptar të Adriatikut.

Etiketat: durres
Artikulli para

Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga bulevardi

Artikulli pas

Tregu nuk pyet për masat e BSH-së, bleu mbi 1 mld euro dhe monedha europiane vijoi “shkrirjen”

Editor

Editor

Nga Kategoria

Turizmi qarkulloi më shumë para, akomodimi dhe ushqimi rritje të lartë
Turizëm

Mbi 500 mijë turistë vizituan Beratin në 6 muaj

4 Korrik, 2026
“The Times”: 11 nga vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri
Turizëm

“The Times”: 11 nga vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri

2 Korrik, 2026
USA Today: Shqipëria, destinacioni mesdhetar i përballueshëm
Turizëm

USA Today: Shqipëria, destinacioni mesdhetar i përballueshëm

2 Korrik, 2026
Media italiane zbulon 15 mrekullitë e Shqipërisë
Turizëm

Media italiane zbulon 15 mrekullitë e Shqipërisë

1 Korrik, 2026
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025
Aviacion

Transporti ajror rritet me 14%, shqiptarët shtojnë udhëtimet jashtë

30 Qershor, 2026
DOGANAT/ Sa mallra mund të fusin në kufi pa taksa udhëtarët që kthehen në Shqipëri
Ekonomi

Shqiptarët kryen 4.5 milionë udhëtime në 2025, vetëm 2.4% për biznes

30 Qershor, 2026
Artikulli pas
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Tregu nuk pyet për masat e BSH-së, bleu mbi 1 mld euro dhe monedha europiane vijoi "shkrirjen"

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

AirBaltic nis fluturimet direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniusit me avionët A220
Aviacion

AirBaltic nis fluturimet direkte nga Tirana drejt Talinit dhe Vilniusit me avionët A220

Nga SkyWeb
3 Qershor, 2025
0

Për herë të parë, Shqipëria lidhet drejtpërdrejt me dy kryeqytetet baltike – Tallinn (Estoni) dhe Vilnius (Lituani), falë fluturimeve të...

Lexo të plotë
Sigurim në kohë sfidash: Rrëfimi i sukseseve të SIGAL Kosovës

Sigurim në kohë sfidash: Rrëfimi i sukseseve të SIGAL Kosovës

20 Janar, 2026
Tirana, një oaz i nxehtë betoni

Tirana, një oaz i nxehtë betoni

29 Prill, 2025

Call Centeri pirat i zhvati 30 mln euro europianëve, Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra “kapën” nga 4 mln euro secili

16 Prill, 2026
Shqipëria, me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë

Shqipëria, me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë

16 Maj, 2026

Të Fundit

Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Tregu nuk pyet për masat e BSH-së, bleu mbi 1 mld euro dhe monedha europiane vijoi “shkrirjen”

5 Korrik, 2026
Media italiane: Udhëtim në Durrës, qyteti 2500-vjeçar mes perandorive të lashta dhe jetës moderne

Media italiane: Udhëtim në Durrës, qyteti 2500-vjeçar mes perandorive të lashta dhe jetës moderne

5 Korrik, 2026
Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga bulevardi

Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga bulevardi

5 Korrik, 2026
Nuk qënka ashtu siç dukej, Kina has probleme me avionin që do të “pushtonte botën”

Nuk qënka ashtu siç dukej, Kina has probleme me avionin që do të “pushtonte botën”

5 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr