• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 7 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Bizneset shumëkombëshe, tatim minimal 15% mbi fitimet, Financat propozojnë ligjin për tatimin minimal global

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Korrik, 2026
në Ekonomi
A A
0
Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90

Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Financave ka hartuar projektligjin “Për sigurimin e një niveli minimal global të tatimit për grupet e shoqërive shumëkombëshe dhe grupet e mëdha vendase”, i cili përafron legjislacionin shqiptar me Direktivën e Bashkimit Evropian të vitit 2022 dhe me standardet e OECD/G20. Në qendër të projektligjit është vendosja e një norme minimale efektive tatimi prej 15% për grupet shumëkombëshe dhe grupet e mëdha vendase që kanë të ardhura të konsoliduara vjetore prej të paktën 750 milionë eurosh.

Qëllimi është që fitimet e këtyre grupeve të mos zhvendosen artificialisht drejt vendeve me taksa të ulëta ose pa tatim, por të tatohen në mënyrë më të drejtë në juridiksionet ku realizohet aktiviteti ekonomik. Projektligji parashikon tre mekanizma kryesorë, Rregullin e Përfshirjes së të Ardhurave, Rregullin për Fitimet e Nëntatuara dhe Tatimin Shtesë Minimal të Brendshëm të Kualifikuar. Ky i fundit i jep Shqipërisë të drejtën që të mbledhë vetë tatimin shtesë mbi fitimet e realizuara nga entitetet që operojnë në territorin shqiptar, përpara se kjo e drejtë t’u kalojë shteteve të tjera.

Sipas relacionit, nisma synon të mbrojë bazën tatimore shqiptare, të forcojë transparencën fiskale dhe të krijojë kushte më të barabarta konkurrence mes grupeve të mëdha ndërkombëtare dhe bizneseve të tjera që operojnë në vend. Subjektet që do të përfshihen në këtë regjim do të kenë detyrime më të detajuara raportimi dhe deklarimi, ndërsa administrata tatimore do të ketë rol kryesor në zbatimin e ligjit dhe në shkëmbimin e informacionit me administratat e tjera tatimore.

Nga pikëpamja buxhetore, projektligji pritet të ketë ndikim pozitiv në të ardhurat tatimore, pasi i krijon mundësi Shqipërisë të mbledhë tatim shtesë kur fitimet e grupeve të mëdha tatohen nën nivelin minimal prej 15%. Projektligji lidhet drejtpërdrejt me procesin e integrimit evropian, veçanërisht me Kapitullin 16, “Tatimet”. Ai parashikohet të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa zbatimi do të nisë më 1 janar të vitit fiskal që fillon në ose pas datës së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. /tvscan.al

Artikulli para

Turistët preferojnë Alpet Shqiptare këtë korrik

Artikulli pas

300 kredi me interes zero për Administratën, kush përfiton

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

U prekën llogaritë e klientëve, inspektorët bastisin Raiffeisen Bank: Pritet përgjegjësi në nivele drejtuese
Ekonomi

U prekën llogaritë e klientëve, inspektorët bastisin Raiffeisen Bank: Pritet përgjegjësi në nivele drejtuese

7 Tetor, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen”, miratohen kreditë e para: Kërkesat për financim arrijnë në 21 miliardë lekë
Ekonomi

“Dyfisho Sipërmarrjen”, miratohen kreditë e para: Kërkesat për financim arrijnë në 21 miliardë lekë

7 Tetor, 2026
Ibrahimaj pranon masakrën me fondet IPARD, por tani thotë se nuk do të vidhen më
Ekonomi

Ibrahimaj pranon masakrën me fondet IPARD, por tani thotë se nuk do të vidhen më

7 Tetor, 2026
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025
Ekonomi

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

7 Tetor, 2026
One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal
Ekonomi

One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

7 Tetor, 2026
Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime
Ekonomi

Subvencionet për bizneset dhe fermerët, qeveria ia kalon kontrollin Konkurrencës

7 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

300 kredi me interes zero për Administratën, kush përfiton

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Robotët humanoidë do të marrin komanda me zë që nga viti i ardhshëm
Aktualitet

Robotët humanoidë do të marrin komanda me zë që nga viti i ardhshëm

Nga Editor
18 Shtator, 2026
0

Robotët humanoidë do të jenë në gjendje të kryejnë shumicën e detyrave me qëllim të përgjithshëm vetëm përmes udhëzimeve me...

Lexo të plotë
Alergjitë mund të shfaqen edhe në moshë të rritur, çfarë i shkakton

Alergjitë mund të shfaqen edhe në moshë të rritur, çfarë i shkakton

21 Shtator, 2026
BE: Nismë për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsimin

BE: Nismë për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsimin

10 Tetor, 2025
Rama: Belinda Balluku më ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen, por e kam refuzuar unë

Rama: Belinda Balluku më ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen, por e kam refuzuar unë

16 Shkurt, 2026
Investimet rrisin vlerën, çfarë pritet të ndodhë me pronat në jug?

Investimet rrisin vlerën, çfarë pritet të ndodhë me pronat në jug?

2 Tetor, 2026

Të Fundit

U prekën llogaritë e klientëve, inspektorët bastisin Raiffeisen Bank: Pritet përgjegjësi në nivele drejtuese

U prekën llogaritë e klientëve, inspektorët bastisin Raiffeisen Bank: Pritet përgjegjësi në nivele drejtuese

7 Tetor, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen”, miratohen kreditë e para: Kërkesat për financim arrijnë në 21 miliardë lekë

“Dyfisho Sipërmarrjen”, miratohen kreditë e para: Kërkesat për financim arrijnë në 21 miliardë lekë

7 Tetor, 2026
Ibrahimaj pranon masakrën me fondet IPARD, por tani thotë se nuk do të vidhen më

Ibrahimaj pranon masakrën me fondet IPARD, por tani thotë se nuk do të vidhen më

7 Tetor, 2026
Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

7 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr