• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 7 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

300 kredi me interes zero për Administratën, kush përfiton

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nëpunësit civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike do të kenë edhe këtë vit mundësi të aplikojnë për kredi të buta me interes zero.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, kuotat e përgjithshme për kreditë e lehtësuara janë 300 dhe do të shpërndahen mes disa kategorive të administratës publike.

Nga këto, 70 kuota janë parashikuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, 70 për Ministrinë e Mbrojtjes, 70 për Ministrinë e Arsimit dhe 70 për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ndërsa 20 kuota të tjera janë përcaktuar për Ministrinë e Drejtësisë, konkretisht për Policinë e Burgjeve.

Përfitimi nga kreditë e buta do të bëhet mbi bazën e një sistemi pikëzimi, ku do të merren në konsideratë kushtet e strehimit, gjendja ekonomike, familjare, sociale, si dhe statusi i punësimit të aplikantëve.

Kriteri kryesor lidhet me kushtet e strehimit. Punonjësit që aplikojnë nuk duhet të kenë banesë në pronësi, ose duhet të jetojnë në një banesë të mbipopulluar.

Të drejtë aplikimi kanë edhe punonjësit që kanë humbur banesën si pasojë e zbatimit të një vendimi gjyqësor, ata që banojnë në një banesë që do të prishet, si dhe rastet kur banesa përjashtohet nga procesi i legalizimit për shkak të investimeve publike dhe familja nuk përfiton një banesë tjetër.

Për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mund të aplikojnë punonjësit që kanë të paktën 2 vite punë në administratën publike në momentin e aplikimit, si dhe ata që kanë jo më pak se 7 vite eksperiencë në administratë.

Kritere të ngjashme vlejnë edhe për kategoritë e tjera të administratës, ndërsa për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë shtohet edhe kriteri i të qenit familje e re.

Kreditë e lehtësuara do të jepen gjithashtu në varësi të kategorisë së pagës, duke synuar mbështetjen e punonjësve të administratës që kanë më shumë nevojë për zgjidhje strehimi.

Programi i kredive me interes zero synon të lehtësojë aksesin në banesë për punonjësit e shtetit, në një kohë kur çmimet e apartamenteve dhe kostot e strehimit janë rritur ndjeshëm në vend.

Artikulli para

Bizneset shumëkombëshe, tatim minimal 15% mbi fitimet, Financat propozojnë ligjin për tatimin minimal global

Artikulli pas

Matura 2026, hapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025
Ekonomi

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

7 Tetor, 2026
One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal
Ekonomi

One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

7 Tetor, 2026
Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime
Ekonomi

Subvencionet për bizneset dhe fermerët, qeveria ia kalon kontrollin Konkurrencës

7 Tetor, 2026
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve shpjegon të drejtat dhe detyrimet e pasagjerëve që udhëtojnë me transport publik
Ekonomi

Rriten dëmshpërblimet për aksidentet, 170 mijë lekë dëmi mesatar

7 Tetor, 2026
Pse dritaret e avionëve janë të rrumbullakosura? Tragjedia që ndryshoi sigurinë ajrore
Aviacion

Biletat, oraret dhe rezervimet, rregulla të reja për bashkëpunimin mes kompanive ajrore

7 Tetor, 2026
SHBA-ja hedh në treg rezervat strategjike të naftës për të mbajtur çmimet nën kontroll
Ekonomi

Operatorët parashikojnë një shtrenjtim tjetër të naftës pas rezervës së sigurisë, sa do të jetë çmimi

7 Tetor, 2026
Artikulli pas
Matura 2026, Ministria e Arsimit publikon rregullat e provimeve: Çfarë duhet të kenë parasysh nxënësit

Matura 2026, hapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Caktohet treshja e gjyqtarëve që do të gjykojë Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
Aktualitet

LISTA/ Nga Vangjel Tavo te Damian Gjiknuri dhe çeku i famshëm, SPAK kërkon pyetjen e personave kyç të dosjes META-KRYEMADHI

Nga SkyWeb
18 Qershor, 2026
0

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes...

Lexo të plotë
Duhet të mësoheni! Tani e tutje intervistat e punës do t’i bëni me robotë AI

Duhet të mësoheni! Tani e tutje intervistat e punës do t’i bëni me robotë AI

19 Shkurt, 2026
Njollat kafe nuk shkaktohen vetëm nga dielli, gabimet e përditshme që po dëmtojnë lëkurën

Njollat kafe nuk shkaktohen vetëm nga dielli, gabimet e përditshme që po dëmtojnë lëkurën

10 Maj, 2026
Meri Myftari nderohet me Çmimin “Agim Doçi” në Festivalin Kombëtar Letrar 2025

Meri Myftari nderohet me Çmimin “Agim Doçi” në Festivalin Kombëtar Letrar 2025

26 Tetor, 2025
DRAFTI/ Qeveria lehtëson procedurat për kompanitë që transportojnë kimikate

DRAFTI/ Qeveria lehtëson procedurat për kompanitë që transportojnë kimikate

26 Maj, 2026

Të Fundit

Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

7 Tetor, 2026
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

7 Tetor, 2026
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025

7 Tetor, 2026
One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

One Albania në elitën e operatorëve me rritjen më të fortë në 5G sipas Opensignal

7 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr