• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama thotë se e kanë protestuesit fajin pse qeveria dha 4.2 mln euro për Kanye West

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Korrik, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Rama thotë se e kanë protestuesit fajin pse qeveria dha 4.2 mln euro për Kanye West
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur vendimin e qeverisë për financimin me 4.2 milionë euro të koncertit të Kanye West në Tiranë, duke thënë se nuk duhet parë vetëm kostoja, por vlera që krijon një event i tillë.

Sipas tij, një koncert i përmasave ndërkombëtare nuk lë pas vetëm kujtime për pjesëmarrësit, por sjell të ardhura për hotelet, restorantet, kafenetë, dyqanet, transportin, sigurinë dhe logjistikën.

Rama tha se organizimi i një eventi të tillë i tregon botës se Shqipëria është një vend ku mund të zhvillohen ngjarje të mëdha me siguri dhe profesionalizëm.

Ai e lidhi vendimin e qeverisë edhe me klimën e krijuar nga protestat dhe reagimet në rrjetet sociale, duke thënë se anulimi i koncertit do të dëmtonte imazhin e vendit te turistët dhe investitorët.

“Parafytyroni si ka shkuar ky mesazh te të huajt që kanë rezervuar të vijnë javët dhe muajt në vijim dhe, ndërkohë, ishin duke menduar anulimin e rezervimeve për shkak të protestës. Merreni me mend çfarë impakti negativ do të kishte anulimi i koncertit më të madh që Shqipëria ka organizuar ndonjëherë, jo vetëm për turistët, por edhe për investitorët e huaj. Investimet e huaja shkojnë aty ku ka besim, energji, siguri, reputacion dhe një shoqëri që beson te e ardhmja e vet”, u shpreh ai.

Kryeministri tha se Shqipëria nuk duhet të pyesë vetëm sa kushton një investim i tillë, por sa vlerë krijon ai për ekonominë dhe promovimin e vendit.

“Shqipëria e sotme s’duhet të pyesë vetëm: ‘Sa kushton?’. Shqipëria e sotme, që synon Ligën e Kampionëve të Mesdheut turistik, duhet të pyesë: ‘Sa vlerë krijohet nga ky investim?’. Kush është i varfër në aspiratë është i dënuar të mbetet shumë më mbrapa se mundësitë që ai ka”, tha Rama.

Duke iu përgjigjur kritikave për shumën prej 4 milionë eurosh, Rama tha se paratë u dhanë në minutën e fundit për të shmangur një dëm më të madh ekonomik dhe reputacional.

“Dy fjalë për 4 milionë eurot: po, ato 4 milionë euro ishin investim, i bërë në minutën e fundit për të shpëtuar investime shumë më të mëdha për Shqipërinë, ekonominë e Tiranës dhe mijëra njerëz nga mbi 80 vende të botës që kishin prerë biletat për të ardhur këtu. Ishte një investim për të mos hapur një plagë të re mosbesimi ndaj një Shqipërie ku i kanë sytë të gjithë“, u shpreh Rama.

Në fund, kryeministri tha se këto para nuk do të kishin dalë nga buxheti i shtetit nëse nuk do të ishte krijuar një klimë kërcënimesh dhe pasigurie.

“E vërteta e 4 milionëshit është edhe më e plotë se kaq. Ato para nuk do të kishin dalë nga arka e shtetit po të mos ishin bërë kërcënimet, shantazhet dhe histeria e dhunshme e rrjeteve sociale”, deklaroi Rama.

Deklarata e tij e zhvendos debatin nga kostoja e koncertit te përgjegjësia për klimën që, sipas qeverisë, detyroi ndërhyrjen financiare të shtetit. /skyweb.al

Etiketat: edi ramakanye west
Artikulli para

“Travel and Tour World”: Shqipëria mes destinacioneve që po udhëheqin valën e re të turizmit në Europë

Artikulli pas

“Një bombë që mund të shpërthejë kurdo”, pse power bank janë shumë të rrezikshme dhe po ndalohen nga kompanitë ajrore

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija
Aktualitet

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj
Aktualitet

Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

11 Tetor, 2026
Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë
Aktualitet

Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

11 Tetor, 2026
Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër
Aktualitet

Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër

11 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Aviacion

Ku fluturohet më shumë? Shqipëria kryeson rajonin, lë pas Kroacinë dhe Serbinë

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Një bombë që mund të shpërthejë kurdo”, pse power bank janë shumë të rrezikshme dhe po ndalohen nga kompanitë ajrore

“Një bombë që mund të shpërthejë kurdo”, pse power bank janë shumë të rrezikshme dhe po ndalohen nga kompanitë ajrore

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Gruaja kthehet nga pushimet me 55 valixhe, alarm në doganë
Turizëm

Gruaja kthehet nga pushimet me 55 valixhe, alarm në doganë

Nga SkyWeb
4 Qershor, 2026
0

Një shtetase zvicerane është ndaluar nga autoritetet doganore në pikën kufitare të Thayngenit, në kufirin mes Zvicrës dhe Gjermanisë, pasi...

Lexo të plotë
“The Telegraph”: Shqipëria ofron bregdet fantastik, hotele të shkëlqyera dhe ushqim të mrekullueshëm

“The Telegraph”: Shqipëria ofron bregdet fantastik, hotele të shkëlqyera dhe ushqim të mrekullueshëm

4 Mars, 2026
Nis “ngopja” me bankomate dhe para CASH? Shqiptarët po orientohen drejt pagesave online

Nis “ngopja” me bankomate dhe para CASH? Shqiptarët po orientohen drejt pagesave online

21 Shkurt, 2026
Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët

Sigurimet drejt standardeve të BE, kapitali do të lidhet me rrezikun dhe forcohet mbrojtja e klientëve

24 Shtator, 2026
Pse duhet t’i hiqni kufjet kur flisni me stjuardesat në avion?

Pse duhet t’i hiqni kufjet kur flisni me stjuardesat në avion?

13 Tetor, 2025

Të Fundit

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

11 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr