• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 22 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

VENDIMI/ Kanabisi mjekësor nën mbikëqyrje totale, çdo bimë do të pajiset me çip dhe kod unik

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Korrik, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
VENDIMI/ Kanabisi mjekësor nën mbikëqyrje totale, çdo bimë do të pajiset me çip dhe kod unik
Share on FacebookShare on WhatsApp

 

Qeveria ka përcaktuar rregulla të reja për gjurmimin e kanabisit të kultivuar për qëllime mjekësore dhe industriale, duke parashikuar kontrollin e çdo bime nga importimi i farës deri në eksportimin ose asgjësimin e produktit përfundimtar.

Sipas vendimit, çdo farë, fidan, klon, bimë, lot prodhimi, mbetje apo produkt i përpunuar do të pajiset me një etiketë të veçantë, e cila do të përmbajë një numër unik identifikimi, barkod ose kod QR dhe teknologjinë RFID.

Kjo teknologji do të mundësojë leximin e etiketave në distancë, përfshirë kontrollin njëkohësisht të disa bimëve dhe monitorimin e sipërfaqeve të mëdha përmes pajisjeve të integruara në dronë.

Sistemi do të regjistrojë në kohë reale origjinën, vendndodhjen, fazën e kultivimit, sasitë e prodhuara, lëndët e përdorura gjatë përpunimit, transportin, magazinimin, eksportin, konfiskimin dhe asgjësimin e çdo materiali.

Autoriteti i autorizuar për shenjimin dhe gjurmimin do të jetë shoqëria shtetërore “ALBTrace CO” sh.a., e cila do të prodhojë dhe shpërndajë etiketat, do të administrojë teknikisht sistemin dhe do të garantojë sigurinë e të dhënave.

Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it do të jetë administratori i vetëm i të dhënave dhe do të ketë akses të plotë për kontrollin, inspektimin dhe miratimin e veprimeve që kryhen në sistem.

Etiketat do të jenë të papërsëritshme dhe nuk do të mund të hiqen pa u dëmtuar. Ato do të kenë ngjyra të ndryshme, në varësi nëse kanabisi kultivohet për qëllime mjekësore, për prodhimin e lules apo për përftimin e farës dhe fibrës.

Në rastin e bimëve, etiketa do të vendoset individualisht që në fazën e fidanit ose të klonit. Kur bima të korret dhe të ndahet në lote të reja, sistemi do të lidhë produktin e ri me numrat identifikues të bimëve nga të cilat është përftuar.

Të dhënat për veprimet e përdoruesve do të ruhen gjatë gjithë vlefshmërisë së licencës dhe deri në 20 vjet pas përfundimit të saj. Sistemi do t’u nënshtrohet gjithashtu auditimeve të pavarura të paktën një herë në vit.

Subjektet e licencuara do të mbajnë përgjegjësi për regjistrimin e saktë dhe në kohë të çdo procesi. Mosraportimi ose deklarimi i të dhënave që nuk përputhen me situatën reale do të konsiderohet shkelje. /skyweb.al

Etiketat: kanabisi
Artikulli para

BE tërhiqet, do të pranojë tarifat e reja amerikane

Artikulli pas

Qeveria miraton paketën për policët: Deri në 10 paga dhe banesë falas

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

OpenAI thotë se inteligjenca e saj artificiale u bë mashtruese dhe nisi një sulm kibernetik “të paprecedentë”
Aktualitet

OpenAI thotë se inteligjenca e saj artificiale u bë mashtruese dhe nisi një sulm kibernetik “të paprecedentë”

22 Korrik, 2026
28 milion euro, shpallet mega tenderi për uniformat e policisë, kush janë PRETENDENTËT
Ekonomi

Qeveria miraton paketën për policët: Deri në 10 paga dhe banesë falas

22 Korrik, 2026
Sulm kibernetik në Rumani, hakeri fshin të gjithë regjistrin e pronave
Aktualitet

Sulm kibernetik në Rumani, hakeri fshin të gjithë regjistrin e pronave

22 Korrik, 2026
FDA miraton pilulën e parë kundër kolesterolit që zëvendëson injeksionet, ul LDL-në deri në 60%
Kryesore

FDA miraton pilulën e parë kundër kolesterolit që zëvendëson injeksionet, ul LDL-në deri në 60%

22 Korrik, 2026
Trafiku i kokainës, SPAK bastis zyrat e biznesmenëve Redi Peza dhe Ardi Kollçaku
Aktualitet

SPAK zgjeron hetimet për bosat e ko*ainës, sekuestrohen dhjetëra dosje kullash dhe resortesh, fokusi te KKT

22 Korrik, 2026
Kërkojnë qiranë, banorët e Patos-Marinzë protestojnë para Bankers Petroleum
Aktualitet

Kërkojnë qiranë, banorët e Patos-Marinzë protestojnë para Bankers Petroleum

22 Korrik, 2026
Artikulli pas
28 milion euro, shpallet mega tenderi për uniformat e policisë, kush janë PRETENDENTËT

Qeveria miraton paketën për policët: Deri në 10 paga dhe banesë falas

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Presidenti Begaj në Itali: Jo vetëm ndërlidhje me komunat arbëreshe, por edhe forcim i bashkëpunimit ekonomik dhe politik
Aktualitet

Presidenti Begaj në Itali: Jo vetëm ndërlidhje me komunat arbëreshe, por edhe forcim i bashkëpunimit ekonomik dhe politik

Nga SkyWeb
25 Qershor, 2025
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në rajonin e Kalabrisë, ku u prit nga autoritetet më...

Lexo të plotë
Aftësitë që kërkohen për t’u përshtatur në një treg pune që po ndryshon shumë shpejt

Ku të punoni: Këto janë profesionet me pagat më të larta në Shqipëri

16 Mars, 2026
Vlerat e lëngut të portokallit për shëndetin që nuk i kemi ditur

Vlerat e lëngut të portokallit për shëndetin që nuk i kemi ditur

8 Janar, 2026
Trump prezanton aplikacionin e ri, lajme në kohë reale nga Shtëpia e Bardhë

Trump prezanton aplikacionin e ri, lajme në kohë reale nga Shtëpia e Bardhë

30 Mars, 2026
Ndryshimet klimatike futen në banka, sistemi do të vlerësojë edhe këtë rrisk kur jep kredi

Ndryshimet klimatike futen në banka, sistemi do të vlerësojë edhe këtë rrisk kur jep kredi

12 Maj, 2026

Të Fundit

OpenAI thotë se inteligjenca e saj artificiale u bë mashtruese dhe nisi një sulm kibernetik “të paprecedentë”

OpenAI thotë se inteligjenca e saj artificiale u bë mashtruese dhe nisi një sulm kibernetik “të paprecedentë”

22 Korrik, 2026
Njerëzit po jetojnë më gjatë, por jo më shëndetshëm

Njerëzit po jetojnë më gjatë, por jo më shëndetshëm

22 Korrik, 2026
28 milion euro, shpallet mega tenderi për uniformat e policisë, kush janë PRETENDENTËT

Qeveria miraton paketën për policët: Deri në 10 paga dhe banesë falas

22 Korrik, 2026
VENDIMI/ Kanabisi mjekësor nën mbikëqyrje totale, çdo bimë do të pajiset me çip dhe kod unik

VENDIMI/ Kanabisi mjekësor nën mbikëqyrje totale, çdo bimë do të pajiset me çip dhe kod unik

22 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr