• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

INVESTIGIMI/ Dy kompani nga Shqipëria, “lakun në fyt” Kosovës për energjinë elektrike: Dyshime për paracaktim fituesish në tenderë

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Korrik, 2026
në Ekonomi
A A
INVESTIGIMI/ Dy kompani nga Shqipëria, “lakun në fyt” Kosovës për energjinë elektrike: Dyshime për paracaktim fituesish në tenderë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një hulumtim disamujor i Buletinit Ekonomik, i bazuar në analizën e rreth 400 ankandeve dhe dokumenteve të brendshme të KEK-ut, ngre dyshime serioze për kurdisje të ankandeve në favor të dy kompanive shqiptare me rastin e shitjes së tepricave të energjisë elektrike nga kjo ndërmarrje.

Agon Sinanaj

Procesi i tregtimit të energjisë elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dyshohet se fsheh prapa një skemë korruptive të tregtarëve të energjisë bashkë me zyrtarë në KEK, për të kontrolluar procesin e ankandeve me rastin e shitjes së tepricave të energjisë elektrike nga kjo ndërmarrje.

Ky dyshim bazohet në rreth 400 ankande që ka analizuar Buletini Ekonomik gjatë periudhës së hulumtimit, si dhe nga komunikime të brendshme ku dëshmohen ndërhyrjet në KEK nga tregtarët e energjisë.

Nga të dhënat e siguruara në KEK përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, del se gjatë vitit 2025, gati 90 për qind e ankandeve u përqendruan vetëm tek dy kompani, njëra me rreth 60 për qind të ankandeve të fituara, kurse tjetra me gati 30 për qind të tyre.

Prokuroria Speciale nis hetimet për kompaninë ETMT Energy pas PAGESAVE kolosale në dy muaj nga BUXHETI

Sikurse në vitin 2024, edhe në vitin 2025, në ankandet e KEK-ut për shitjen e tepricave të energjisë elektrike dominon kompania “Noa Energy Trade”, e cila gjatë vitit 2025 ka blerë energji elektrike në KEK në vlerë prej 10.7 milionë euro.

Ndryshe nga kjo kompani që i dominon ankandet e KEK-ut nga viti 2022, një kompani tjetër nga Shqipëria me emrin “ETMT” është ‘përvjedhur’ fuqishëm në ankandet e KEK-ut gjatë vitit 2025. Kjo kompani zotëroi gati 30 për qind të ankandeve për vitin 2025, apo bleu energji elektrike nga KEK prej 4.4 milionë euro.

Nëse shikohen të dhënat e përgjithshme, procesi i ankandeve duket krejt në rregull, mirëpo analiza e qindra ankandeve dhe sjelljes së kompanive pjesëmarrëse në këto ankande, zbardh një realitet krejt tjetër. Përqendrimi kaq i lartë i ankandeve të KEK-ut në vetëm dy kompani dyshohet se fsheh prapa një skemë të mirëmenduar të tregtarëve të energjisë përmes ndërhyrjeve në KEK, për të kontrolluar procesin e ankandeve.

Përqendrim i lartë i ankandeve te dy kompani
KEK-u, pjesën më të madhe të energjisë elektrike që e prodhon është e obliguar t’ia shesë KESCO-s, për ta mbuluar konsumin vendor, mirëpo kur ka teprica të energjisë elektrike, që shfaqen zakonisht natën kur bie konsumi, fillimisht duhet t’i drejtohet ALPEX-it, bursës shqiptare, e nëse dështon për ta shitur energjinë në ALPEX, atëherë zhvillon ankande me tregtarë të energjisë.

Procedura e ankandeve parashihet me rregulloren e KOSTT-it “Procedura për Tregtimin e Energjisë Elektrike”, e cila rregullon shitblerjen e energjisë elektrike nga kompanitë e licencuara në Kosovë për tregtim me energji elektrike.

Në nenin 10, pika 1, të kësaj rregullore thuhet decidivisht: “Blerësi/Shitësi duhet të jetë neutral ndaj të gjithë tregtarëve”. Mirëpo, kjo rregullore duket se nuk është respektuar në rastin e ankandeve të KEK-ut, nëse analizohen sjelljet e pjesëmarrësve në këto ankande, sipas secilës ditë të vitit 2025.

Buletini Ekonomik ka analizuar rreth 400 ankande që mbulojnë një periudhë dy vjeçare (2024-2025). Analiza e ankandeve të brendshme tregon një përqendrim të theksuar të tregut te vetëm dy operatorë ekonomikë.

Nga të dhënat e siguruara përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, shihet se NOA Energy Trade Sh.p.k. ka përfituar energji në vlerë prej 10,734,621.07 euro, që përbën 58.54% të totalit të ankandeve, ndërsa ETMT Energy Sh.p.k. ka përfituar 4,485,275.45 euro, ose 24.46% të vlerës së përgjithshme.

Së bashku, këto dy kompani kontrollojnë rreth 83% të vlerës totale të energjisë së tregtuar përmes ankandeve, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë mes operatorëve të tjerë. Në këto ankande, oferton vazhdimisht edhe “GEN-i” i Sllovenisë dhe kompania daneze “Danske”, por të dyja kanë përqindje shumë të ulët të ankandeve të fituara krahasuar me dy kompanitë tjera Noa Energy Trade dhe ETMT Energy.

E dyshimtë koha e dorëzimit të ofertave nga NOA dhe ETMT
Nga mbi 200 ankande të analizuara për vitin 2025, mbi 90 për qind të ankandeve u fituan nga Noa Energy Trade dhe ETMT Energy. Përveç përqendrimit të lartë të ankandeve te dy kompani, e dyshimtë është edhe koha e dorëzimit të ofertave.

Analiza e ankandeve tregon një model të përsëritur në mënyrën e dorëzimit të ofertave. Në rastet e analizuara, ofertat e NOA Energy Trade dhe ETMT Energy regjistrohen rregullisht në minutat e fundit të afatit përmbyllës të ankandeve, shpesh në të njëjtin minutë, menjëherë para mbylljes së procesit.

Ta zëmë, gati në të gjitha rastet kur kompania Noa Energy Trade doli fituese e ankandeve, kjo kompani kishte ofertuar gjithmonë e fundit. Kjo sjellje e dyshimtë përsëritet gjatë gjithë vitit 2025.

Po ashtu, gati në të gjitha rastet kur Noa Energy Trade ofertoi e fundit, kishte ofruar gjithmonë çmim më të shtrenjtë se operatorët tjerë, duke dalë fituese e ankandeve. Në shumicën e rasteve, çmimi fitues për megavat-orë i ofruar nga Noa Energy Trade është me një dallim minimal me çmimin e ofruar nga operatoret tjerë, pjesëmarrës në garë.

Dhjetëra miliona euro, nga NOA Energy te ETMT Energy dhe Ejup Ahmeti, lidhjet me serbët, kush po zhvat qytetarët e Kosovës me energjinë elektrike

Një tjetër element që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme është koha e njëjtë e dorëzimit të ofertave nga Noa Energy Trade dhe ETMT duke ngritur dyshime për bashkëpunim mes këtyre dy kompanive.

Nga të dhënat rezulton se NOA Energy Trade dhe ETMT Energy i dorëzojnë ofertat pothuajse rregullisht në minutat e fundit të afatit, shumë shpesh në të njëjtën minutë, zakonisht në 09:16 ose 18:16, ndërsa operatorë të tjerë, si GEN-i ose Danske Commodities, ofertojnë një ose disa minuta më herët. Gati në të gjitha rastet kur këto dy kompani kanë ofertuar në të njëjtën minutë, fituese ka dalë ose njëra ose tjetra.

Koha e njëjtë e ofertimit, saktësisht në minutën e njëjtë mes Noa Energy Trade dhe ETMT ngre dyshime për bashkëpunim mes këtyre dy kompanive, për të kontrolluar procesin e ankandeve duke e “mbuluar” njëra-tjetrën.

Po ashtu, fakti që NOA Energy Trade ka ofertuar pothuajse gjithmonë e fundit dhe ka paraqitur vazhdimisht ofertën fituese me diferencë minimale nga operatorët e tjerë, ngre dyshime për bashkëpunim të mundshëm të kësaj kompanie me zyrtarë në KEK.

Edhe më të dyshimta këto ankande i bën diferenca në çmim mes fituesit dhe kompanive tjera pjesëmarrëse në ankand. Për shembull, nëse merret si rast muaji korrik 2025, shihet se gati në të gjitha ankandet këtë muaj, Noa Energy Trade oferton e fundit dhe gjithmonë del fituese.

Diferenca në çmim për megavat-orë është minimale. Kështu, në ankandin e datës 03.07.2025, GEN-i kishte ofertuar me 80 euro për megavat-orë, ndërsa NOA me 81.22 euro për megavat-orë, pra me një diferencë 1.22 euro më shumë.

Në ankandin tjetër të datës 14.07.2025, GEN-i ofertoi me 92 euro për njësi, Noa 93.95 euro, apo një diferencë prej 1.95 euro më shumë. E njëjta sjellje përsëritet në të gjitha ankandet e muajit të njëjtë.

Gentian Sula i NOA Energy Trade dhe serbët i venë “lakun në fyt” Kosovës duke i shitur energji me 800 euro, lidhja me Vuk Hamoviç të Panama Papers

Kohën e njëjtë të ofertimit me kompaninë Noa, nga kompania ETMT e quajnë “rastësi”, derisa mohojnë ndonjë bashkëpunim me këtë kompani. Arta Ramdani, menaxhere e ETMT-së në Kosovë, thotë se në çdo ankand me afat strikt kohor, ETMT përpiqet gjithmonë të ofertojë në sekondat e fundit të afatit të përcaktuar në ankand. Sipas praktikës tregtare, ajo thotë se të gjitha ankandet e energjisë me afat të përcaktuar kohor, që bëhen në Europë ashtu si në Kosovë dhe më gjerë, ofertimi në sekondat e fundit është një praktikë e zakonshme.

“Shumica e kompanive në botë ndjekin këtë mënyrë (bid/offer on last-minute/seconds), dhe në gjykimin tonë është krejtësisht e rastësishme nëse ndodhin ngjarje me kohë të njëjtë ofertimi, siç ju pëmendni”, ka vlerësuar Ramadani.

Ankandet me e-mail – si dështoi platforma elektronike e KEK-ut pas “ndërhyrjes” së NOA Energy Trade?
Këto dyshime tërthorazi i ka ngritur edhe Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në raportin për KEK-un për vitin 2025. Auditorët e shtetit nga procesi i auditimit të tregtimit në KEK, gjetën se e gjithë procedura e ankandeve kryhet përmes emaila-ve, duke e shmangur tregtimin e sigurt dhe pa ndërhyrje, që mund të bëhet vetëm përmes një platforme elektronike.

Nga gjetjet e hulumtimit del se në vitin 2023 KEK kishte zhvilluar me kapacitetet e veta një softuer (platformë elektronike) për tregtimin e energjisë, i cili është testuar brenda sistemit, por nuk është vënë asnjëherë në përdorim operacional.

Platformat elektronike për shitblerjen e energjisë elektrike rrisin transparencën dhe barazinë në garë, pasi çdo veprim i pjesëmarrësve regjistrohet në sistem dhe krijon gjurmë të verifikueshme, duke mundësuar identifikimin e çdo ndërhyrjeje ose manipulimi të mundshëm.

Çfarë amerikanësh?! Pas minierës në Bilisht fshihen serbët, kush është Mirsad Uruçi i EFT që i shkoi Ramës në zyrë

Të gjithë ekspertët që ka konsultuar Buletini Ekonomik gjatë periudhës së hulumtimit, konfirmojnë se shitja e energjisë elektrike, kur zhvillohet përmes procedurës së ankandit në një platformë elektronike, rrit transparencën dhe shmang mundësinë e ndërhyrjeve potenciale në procesin e realizimit të garës.

Tregtimi me e-mail, siç e zbaton aktualisht KEK, krijon mundësi të hapura për korrupsion dhe kurdisje të ankandeve nga zyrtarët. Pavarësisht insistimit të Buletinit Ekonomik, KEK nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të mediumit se përse nuk është vënë asnjëherë në përdorim platforma elektronike për tregtimin e energjisë elektrike, ndonëse ka qenë e gatshme që nga viti 2023.

Sipas burimeve në KEK, por edhe dokumenteve që posedon Buletini Ekonomik, mosvënia në funksion e këtij sistemi lidhet me kundërshtime të shprehura nga një prej operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në treg, konkretisht NOA Energy Trade, e cila ka ngritur shqetësime lidhur me mungesën e certifikimeve të sigurisë së sistemit.

Kjo kompani nuk ka kthyer përgjigje lidhur me kundërshtimet që kishte drejtuar në KEK rreth kësaj platforme. Edhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka qenë në dijeni se platforma nuk ishte vënë në funksion, megjithatë nuk ka ndërmarrë masa ndaj KEK-ut.

Sipas një përgjigjeje të ZRRE-së për Buletinin Ekonomik, e vetmja ‘masë’ e ndërmarrë deri më tani kanë qenë kërkesat e përsëritura drejtuar KEK-ut për të zhvilluar dhe vënë në funksion një platformë elektronike për shitjen e energjisë elektrike.

Vetë ZRrE pranon se në mungesë të kësaj platforme “mund të ndodhin ndërhyrje dhe manipulim i procesit.” “Kjo kërkesë është bërë pikërisht për të rritur transparencën, për të garantuar barazi në trajtimin e pjesëmarrësve dhe për të shmangur çdo mundësi ndërhyrjeje apo manipulimi në proces”, thuhet në përgjigjen e ZRRE.

Edhe ZKA në raportin për KEK-un, evidenton mangësi serioze në kontrollin e brendshëm dhe gjurmueshmërinë e procesit të ankandeve. Sipas auditimit, ankandet zhvillohen përmes një adrese elektronike në platformën Microsoft Exchange Server 2010 ( e-mail), sistem i cili nuk mbështetet më nga prodhuesi dhe nuk merr përditësime sigurie. Për më tepër, mungesa e “audit logs” pamundëson regjistrimin e saktë të kohës së hapjes së ofertave dhe identitetit të përdoruesve, duke e bërë të pamundur verifikimin e momentit real të pranimit të tyre.

ZKA po ashtu thekson se sistemet ekzistuese nuk ofrojnë nivel të mjaftueshëm sigurie dhe kontrolli, ndërsa përpjekjet për vendosjen e një platforme të re apo alternative nuk kanë rezultuar të suksesshme.

“Hilja” me ALPEX
Dështimi i kësaj platforme dyshohet se ka ndërlidhje edhe me një proces tjetër të dyshimtë që lidhet me bursën shqiptare ALPEX. Sipas rregullave në fuqi, KEK, në radhë të parë shet energjinë elektrike përmes ALPEX (bursës shqiptare), si mekanizëm i organizuar dhe transparent i tregut. Vetëm energjia e mbetur, e cila nuk arrin të shitet në këtë treg, trajtohet përmes procedurave të ankandeve.

Por gjetjet e hulumtimit tregojnë se KEK-u e kishte shmangur qëllimisht në shumë raste ALPEX-in me rastin e shitjes së tepricave. Këtë e bën për ta shitur energjinë elektrike përmes ankandeve te tregtarët e energjisë.

Këtë e reflektojnë edhe të dhënat e siguruara në KEK përmes kërkesës për qasje në dokumente publike. Kështu prej 30.6 milionë euro sa ishte vlera e shitjeve nga tepricat e energjisë elektrike për vitin 2025, prej tyre përmes ankandeve u tregtua energji në vlerë 18.3 milionë euro, derisa përmes ALPEX 12.3 milionë euro.

Burime të sigurta në KEK, të mbështetura edhe në dokumentet e siguruara, i kanë thënë mediumit tonë se nga zyrtarët e tregtimit në KEK, përdoret zakonisht e njëjta ‘alibi’ për ta shmangur ALPEX-in.

“Për shkak se KEK e ka obligim që për tepricat e energjisë elektrike fillimisht ti drejtohet bursës, ALPEX-it, hilja qëndron në atë se KEK në ALPEX oferton me cmim shumë më të lartë se cmimi mesatar i energjisë elektrike në bursë në atë ditë. Dhe për shkak se nuk lajmërohen blerës, ajo energji shitet pastaj përmes ankandeve të tregtarët e energjisë”.

Ky pretendim është konfirmuar nga Buletini Ekonomik përmes komunikimeve me zyrtarë të institucioneve përgjegjëse në sektorin e energjisë. Një rast i tillë është një takim i mbajtur në ambientet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) gjatë verës së vitit të kaluar, ku zyrtarët e KEK-ut ishin ftuar për të raportuar në ZRrE lidhur me këtë çështje.

Sipas informacioneve të siguruara nga Buletini Ekonomik, në atë takim ishte konfirmuar se KEK kishte ofertuar në ALPEX me çmime dukshëm më të larta se çmimet e bursës, për çka kishte marrë edhe vërejtje nga ZRrE-ja.

KEK nuk u është përgjigjur pyetjeve të mediumit lidhur me këtë takim dhe mbi arsyet se pse oferton në ALPEX me çmim më të lartë se çmimi i energjisë elektrike në këtë bursë.
Dyshime të ngjashme kanë ngritur edhe auditorët e shtetit në raportin për KEK-un për vitin 2025.

Ky raport tregon për një zhvendosje të qartë të peshës së tregtimit nga platforma e bursës rajonale drejt mekanizmave të brendshëm të ankandeve, të cilët nuk ndjekin të njëjtin nivel standardizimi dhe transparence si ALPEX.

Në gjetjen A2, ZKA konstaton se KEK nuk ka dokumentuar procesin e vendimmarrjes dhe vlerësimit për ndarjen e sasive të energjisë elektrike ndërmjet ALPEX-it dhe ankandeve të brendshme, përfshirë kriteret kyçe si likuiditeti i bursës, përfitimi ekonomik dhe të dhënat historike të tregtimit. Si rezultat, mungon gjurma e verifikueshme e bazës mbi të cilën është bërë ndarja e tregtimit mes ALPEX dhe ankandeve.

Buletiniekonomik

Etiketat: Artur MickoenergjiaETMT Energygentian sulakekkosovcemarin gjonajnoa energyvuk hamoviç
Artikulli para

Raporti ngre alarmin për ndotjen e ajrit, banorët e Tiranës dhe Elbasanit thithin më shumë pluhur

Artikulli pas

Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Nga falja e plotë te ulja e pagesës së truallit, Kadastra përcakton procedurat pronat e legalizuara

22 Tetor, 2026
Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres
Ekonomi

Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

22 Tetor, 2026
Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë
Ekonomi

Nis verifikimi i pronave në Durrës, çfarë duhet të dinë pronarët

22 Tetor, 2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

22 Tetor, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik
Ekonomi

Euro bie sërish, i afrohet pragut të 90 lekëve

22 Tetor, 2026
Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar
Ekonomi

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

22 Tetor, 2026
Artikulli pas
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së

Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së

Të Përzgjedhura

PD reagon në lidhje me kontratën 6 milion USD të lobimit: Nuk po e paguajmë ne, por shqiptarët e SHBA-së
Aktualitet

PD reagon në lidhje me kontratën 6 milion USD të lobimit: Nuk po e paguajmë ne, por shqiptarët e SHBA-së

Nga SkyWeb
26 Prill, 2025
0

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimeve në media lidhur me një kontratë lobimi prej 6 milionë dollarësh në Shtetet e...

Lexo të plotë
Zhdoganohen më shumë karburante dhe cigare, rriten të ardhurat nga akciza

Nis falja e detyrimeve, Doganat thirrje bizneseve të interesuara: Paraqituni në degët tona!

15 Maj, 2026
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët

“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët

24 Mars, 2026
OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë

OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë

18 Korrik, 2025
Investimet e huaja: kryesojnë Turqia dhe Italia, rritet Kosova

Rregullorja, qeveria do të filtrojë investimet e huaja direkte në sektorë strategjikë

5 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane

Avionët do të përdorin më shumë navigimin satelitor, Shqipëria përshtat rregullat me BE-në

23 Tetor, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Nga falja e plotë te ulja e pagesës së truallit, Kadastra përcakton procedurat pronat e legalizuara

22 Tetor, 2026
Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

22 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve, kush shpëton

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr