• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 17 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Infrastrukturë për temperatura mbi 55 gardë Celsius, si po bëhet gati Europa për “katastrofën e heshtur”

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Gusht, 2026
në Ekonomi
A A
0
Infrastrukturë për temperatura mbi 55 gardë Celsius, si po bëhet gati Europa për “katastrofën e heshtur”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Valët gjithnjë e më të shpeshta të të nxehtit po detyrojnë qeveritë dhe kompanitë europiane të ndryshojnë mënyrën se si ndërtojnë dhe mirëmbajnë infrastrukturën kritike.

Rrjetet hekurudhore, aeroportet, rrugët dhe sistemet energjetike po projektohen tashmë për temperatura që dikur konsideroheshin ekstreme.

Eurostar ka rishikuar specifikimet e flotës së re “Celestia”, e cila pritet të hyjë në përdorim nga viti 2031.

Trenat fillimisht ishin planifikuar të funksiononin deri në 45°C, por tani do të certifikohen për temperatura deri në 55°C.

Në Norvegji, temperatura e asfaltit në aeroportin e Oslos arriti pranë 52°C, duke detyruar zjarrfikësit të hedhin rreth 13 mijë litra ujë në orë për të shmangur dëmtimet.

Në Suedi, disa segmente hekurudhore janë lyer me ngjyrë të bardhë për të ulur nxehjen e shinave dhe për të parandaluar deformimin e tyre.

E njëjta praktikë po përdoret edhe në pjesë të rrjeteve hekurudhore në Spanjë dhe Itali.

Sipas shërbimit europian Copernicus, Europa po ngrohet prej viteve 1980 me ritëm rreth dy herë më të lartë se mesatarja globale.

Nëse emetimet mbeten të larta, ditët me temperatura ekstreme në Europën Qendrore mund të dyfishohen ose trefishohen deri në vitin 2050.

Për Europën Jugore, parashikimet janë edhe më të rënda, me 40 deri në 55 ditë nxehtësi ekstreme në vit në disa zona të Spanjës, Italisë dhe Greqisë.

Komisioni Europian po përgatit një kuadër të ri që kërkon që infrastruktura publike të projektohet mbi kushtet e ardhshme klimatike dhe jo mbi të dhënat e së kaluarës.

Ekspertët e sigurimeve e cilësojnë nxehtësinë ekstreme si një “fatkeqësi të heshtur”, pasi nuk shkakton gjithmonë dëme të menjëhershme, por konsumon gradualisht pajisjet dhe sistemet.

Temperaturat e larta rrisin kostot e mirëmbajtjes, dëmtojnë pajisjet, krijojnë vonesa në transport dhe zinxhirët e furnizimit, si dhe vendosin nën presion rrjetet elektrike.

Paralajmërimi është se përshtatja teknike nuk mjafton, nëse nuk shoqërohet edhe me masa për uljen e emetimeve që po përshpejtojnë ngrohjen globale. /skyweb.al

Artikulli para

ANALIZA/ Tregu i kriptomonedhave i ngjan periudhës para kolapsit të vitit 1929

Artikulli pas

SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ermal Beqirit: Autoritetet franceze konstatuan llogari bankare me 2 mln euro dhe blerjen e një kështjelle

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Si do të administrohet rezerva strategjike e karburantit dhe kur do të hidhet në treg
Ekonomi

Si do të administrohet rezerva strategjike e karburantit dhe kur do të hidhet në treg

16 Shtator, 2026
“Boom” te ndërtimi dhe energjia: Fondi i pagave +25%, punësimi rritet ngadalë
Ekonomi

“Boom” te ndërtimi dhe energjia: Fondi i pagave +25%, punësimi rritet ngadalë

16 Shtator, 2026
Rriten fitimet me Airbnb, një listim mesatar në Tiranë gjeneroi 10.600 USD gjatë 12 muajve të fundit
Ekonomi

Rriten fitimet me Airbnb, një listim mesatar në Tiranë gjeneroi 10.600 USD gjatë 12 muajve të fundit

16 Shtator, 2026
Strehimi nuk është privilegj, KE fokusohet te zgjidhja e krizës së banesave
Ekonomi

Strehimi nuk është privilegj, KE fokusohet te zgjidhja e krizës së banesave

16 Shtator, 2026
Auto-Skicë
Ekonomi

Koncesionet dhe PPP-të, KPP mund të pezullojë kontratat dhe të vendosë gjoba deri në 10% të vlerës

16 Shtator, 2026
Anijet tregtare nën kontroll për ndotjen, gjoba deri në 4 milionë lekë dhe ndalim në porte
Ekonomi

6 mln euro evazion fiskal në transportin rrugor drejt Italisë, zbardhet skema

16 Shtator, 2026
Artikulli pas
Avionë dhe jahte, “fiksime” e shtrenjta të Ermal Beqirit, një ndër kokat e skandalit AKSHI krahas Ergys Agasit

SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ermal Beqirit: Autoritetet franceze konstatuan llogari bankare me 2 mln euro dhe blerjen e një kështjelle

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rriten çmimet e naftës pas bllokimit të bisedimeve SHBA–Iran
Ekonomi

Nafta u shtrenjtua, por shqiptarët nuk e ulën fare konsumin

Nga SkyWeb
2 Shtator, 2026
0

Rritja e fortë e çmimit të naftës nuk i ka detyruar shqiptarët të ulin ndjeshëm konsumin e karburanteve. Nga marsi...

Lexo të plotë
Pasagjerja humb jetën gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente

Kompania ajrore KLM anulon 160 fluturime për shkak të mungesës së karburantit

17 Prill, 2026
VROJTIMI/ BSH pret ecuri pozitive në tregun e pasurive të paluajtshme

VROJTIMI/ BSH pret ecuri pozitive në tregun e pasurive të paluajtshme

30 Maj, 2025
Vjena humb vendin e parë, qytetet me cilësinë më të lartë të jetesës në botë

Vjena humb vendin e parë, qytetet me cilësinë më të lartë të jetesës në botë

18 Qershor, 2025
HISTORIKE/ Shitja e makinave elektrike tejkalon ato me djegie të brendshme në BE

Nafta ka “punën e vet”, blerje rekord makinash nga shqiptarët në mars

6 Prill, 2026

Të Fundit

Vuçiç kundër Begajt e Ramës pas vendimit të Hagës, vijon vetëviktimizimin klasik

Vuçiç kundër Begajt e Ramës pas vendimit të Hagës, vijon vetëviktimizimin klasik

16 Shtator, 2026
Puna e shtetit nuk është më “qejf”? Administrata po rri më gjatë në punë, ndiqet nga turizmi

Mbi 200 vende pune në 91 institucione publike, hapet thirrja për studentët ekselentë

16 Shtator, 2026
Studimi: Rënia e temperaturave rrit rrezikun e arrestit kardiak

Studimi: Rënia e temperaturave rrit rrezikun e arrestit kardiak

16 Shtator, 2026
Von der Leyen: AI në shëndetësi duhet të ndihmojë mjekët, jo t’i zëvendësojë ata

Von der Leyen: AI në shëndetësi duhet të ndihmojë mjekët, jo t’i zëvendësojë ata

16 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr