• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Koncesionet dhe PPP-të, KPP mund të pezullojë kontratat dhe të vendosë gjoba deri në 10% të vlerës

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga vendimi i qeverisë që përcakton rregullat për pavlefshmërinë e kontratave të PPP-ve.

Sipas vendimit, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) do të jetë organi kompetent që shqyrton ankesat për pavlefshmërinë e këtyre kontratave. Operatorët ekonomikë kanë të drejtë të paraqesin ankesë brenda 6 muajve nga dita pas lidhjes së kontratës.

Një nga elementet më të rëndësishme të procedurës lidhet me efektin e ankesës mbi vetë kontratën. Me marrjen e saj, KPP vendos me vendim të ndërmjetëm pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të kontratës, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

Megjithatë, vendimi parashikon edhe një përjashtim. KPP mund të lejojë vazhdimin e zbatimit të kontratës nëse vlerëson se pezullimi i saj mund të cenojë çështje thelbësore të interesit të përgjithshëm.

Pas shqyrtimit të çështjes, KPP mund ta shpallë kontratën absolutisht të pavlefshme, nëse konstatohen kushtet e parashikuara nga ligji për koncesionet dhe PPP-të. Pra, procedura e re krijon mundësinë që një kontratë e nënshkruar dhe në zbatim të ndalet dhe më pas të rrëzohet, nëse rezulton se janë plotësuar kushtet ligjore për pavlefshmërinë e saj.

Por edhe në rastet kur kontrata nuk shpallet e pavlefshme, KPP mund të marrë masa ndaj autoritetit apo entit kontraktor. Konkretisht, Komisioni mund të shkurtojë afatin e zbatimit të kontratës ose të vendosë gjobë për shkeljet e konstatuara.

Masa e gjobës lidhet me vlerën e kontratës së nënshkruar dhe nuk mund të jetë më e lartë se 10% e vlerës së saj. Në përcaktimin e gjobës do të merren në konsideratë rëndësia e shkeljes, pasojat, dëmi i shkaktuar, vlera e kontratës dhe nëse shkeljet janë përsëritur.

Vendimi sqaron gjithashtu se kostot që mund të lindin nga ndërprerja e kontratës, zhvillimi i një procedure të re koncesioni apo ndryshimi i operatorit ekonomik nuk konsiderohen, në vetvete, si arsye të mjaftueshme të interesit të përgjithshëm për të shmangur pavlefshmërinë e kontratës. /skyweb.al

Etiketat: koncensioneppp
Artikulli para

Ndotja e ajrit mund t’ju prishë gjumin, zbulon studimi i ri

Artikulli pas

Strehimi nuk është privilegj, KE fokusohet te zgjidhja e krizës së banesave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nafta 20 lekë/litri, furgoni me ushqime 300 euro: Del “bursa” e ryshfetit në Doganën e Bllatës, kush është “Laluci” që bën ligjin në Dibër?
Ekonomi

Nafta 20 lekë/litri, furgoni me ushqime 300 euro: Del “bursa” e ryshfetit në Doganën e Bllatës, kush është “Laluci” që bën ligjin në Dibër?

31 Tetor, 2026
500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit
Ekonomi

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

31 Tetor, 2026
Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë
Ekonomi

Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

31 Tetor, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Ekonomi

Dje e shtrenjtoi me 6 lekë, sot e ul po me 6 lekë: Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

31 Tetor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës
Aktualitet

Mbi 300 tonë mbetje të rrezikshme në qiell të hapur, Prokuroria nis hetimet ndaj Albchrome

31 Tetor, 2026
Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance
Ekonomi

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

30 Tetor, 2026
Artikulli pas
Strehimi nuk është privilegj, KE fokusohet te zgjidhja e krizës së banesave

Strehimi nuk është privilegj, KE fokusohet te zgjidhja e krizës së banesave

Të Përzgjedhura

Rreth 160 aksidente në gusht, fajtorë shoferët mbi 45 vjeç
Aktualitet

Rreth 160 aksidente në gusht, fajtorë shoferët mbi 45 vjeç

Nga Editor
30 Shtator, 2025
0

Gjatë muajit gusht janë regjistruar gjithsej 159 aksidente rrugore në vend, me 229 persona të përfshirë, përfshirë si të vrarë,...

Lexo të plotë
Bota në prag të një krize të paprecedentë karburantesh, rrezikohet mungesa e naftës në treg

Bota në prag të një krize të paprecedentë karburantesh, rrezikohet mungesa e naftës në treg

12 Shtator, 2026
“Thahet” vaji i ullirit, ulje prodhimi, rritje çmimesh, frenim eksporti

“Thahet” vaji i ullirit, ulje prodhimi, rritje çmimesh, frenim eksporti

14 Dhjetor, 2025
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

TREGUESIT/ Bankat kanë para dhe kredia po rritet me ritme të kënaqshme

13 Nëntor, 2025
Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn

Erjon Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin

28 Gusht, 2026

Të Fundit

Nafta 20 lekë/litri, furgoni me ushqime 300 euro: Del “bursa” e ryshfetit në Doganën e Bllatës, kush është “Laluci” që bën ligjin në Dibër?

Nafta 20 lekë/litri, furgoni me ushqime 300 euro: Del “bursa” e ryshfetit në Doganën e Bllatës, kush është “Laluci” që bën ligjin në Dibër?

31 Tetor, 2026
Gripi po rikthehet më herët se zakonisht

Gripi po rikthehet më herët se zakonisht

31 Tetor, 2026
Rikthehet lotaria amerikane, cilat janë kriteret për të aplikuar

Gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027, pezullohet regjistrimi për Green Card

31 Tetor, 2026
500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

500 euro furgoni, 200 euro makina, 10 000 euro kamioni! Si funksionon bursa e “rryshfetit” në Doganën e Durrësit

31 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr