• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 22 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Programi “Pas shkolle”/ Mësuesit do të paguhen 1 mijë lekë për çdo orë pas mësimit, kush mund të angazhohet dhe si do të aplikohet

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Gusht, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Vajzat shqitare shkëlqejnë  në matematikë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria miratoi rregullat e reja për zhvillimin e programit “Pas shkolle” në institucionet publike të arsimit parauniversitar.  Programi do të zhvillohet jashtë orarit të detyrueshëm mësimor dhe synon përforcimin e njohurive, por edhe zhvillimin e aftësive sociale, sportive, kulturore, artistike dhe krijuese të nxënësve.

Mësuesit dhe trajnuesit që do të angazhohen do të paguhen 1 mijë lekë për çdo orë të realizuar pas mësimit.

Pagesa do të trajtohet si shpërblim për një shërbim të veçantë arsimor dhe nuk do të përfshihet në pagën mujore të mësuesit. Angazhimi nuk ndryshon as ngarkesën e tij të detyrueshme mësimore.

Në program mund të përfshihen mësuesit që janë aktualisht të punësuar në shkollat publike, me kontratë të përhershme ose të përkohshme. Mundësi angazhimi do të kenë edhe kandidatët që kanë kaluar provimin në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe ndodhen në listën e pritjes për një vend pune.

Programi është i hapur gjithashtu për ish-mësuesit që kanë dalë në pension, si edhe për personat e diplomuar në mësuesi ose në fusha të përafërta.

Për aktivitetet artistike dhe kulturore mund të angazhohen mësues të profileve artistike, persona të diplomuar në arte, ish-mësues të këtyre profileve dhe profesionistë që kanë punuar në institucione kulturore.

Pjesë e programit mund të bëhen edhe artizanët e regjistruar si bartës të folklorit ose të vlerave të trashëgimisë kulturore jomateriale.

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar do të publikojë thirrjen për aplikim, ndërsa kandidatët do të kenë një afat prej 10 ditësh për të paraqitur kërkesën.

Mësuesit që janë aktualisht të punësuar do të aplikojnë përmes Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar, SMIP.

Kandidatët në listën e pritjes do të aplikojnë përmes shërbimit elektronik “Mësues për Shqipërinë” në portalin e-Albania.

Pensionistët, të diplomuarit, artistët dhe artizanët do ta dorëzojnë dosjen pranë zyrës vendore të arsimit parauniversitar ku ndodhet shkolla.

Mësuesit që punojnë në shkollën ku do të zhvillohet programi do të kenë përparësi në përzgjedhje.

Vlerësimi i tyre do të bëhet nga një komision me tre anëtarë: drejtori i shkollës, një mësues i zgjedhur nga këshilli i mësuesve dhe kryetari i këshillit të prindërve.

Kur nuk ka kandidatë nga shkolla, vendet mund të plotësohen me mësues nga portali ose me aplikantë të kategorive të tjera.

Pas përzgjedhjes, trajnuesi do të lidhë një kontratë shërbimi me institucionin arsimor, ndërsa financimi do të mbulohet nga fondi buxhetor i miratuar çdo vit për programin “Pas shkolle”. /skyweb.al

Etiketat: mesuesitpas shkolle
Artikulli para

Pse avionët nuk fluturojnë mbi Tibet

Artikulli pas

Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera
Ekonomi

Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera

21 Shtator, 2026
Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini
Aviacion

Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini

21 Shtator, 2026
Forcat shqiptare kalojnë testin e NATO-s, Batalioni i Këmbësorisë certifikohet si i aftë për mision
Aktualitet

Forcat shqiptare kalojnë testin e NATO-s, Batalioni i Këmbësorisë certifikohet si i aftë për mision

21 Shtator, 2026
“Revoltë” brenda Google, punonjësit kundër përdorimit të AI në projekte ushtarake sekrete
Aktualitet

Google gjobitet me 403 milionë euro për shkelje të rregullave të privatësisë

21 Shtator, 2026
Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit
Aktualitet

Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit

21 Shtator, 2026
Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku
Ekonomi

Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku

21 Shtator, 2026
Artikulli pas
Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion

Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Çfarë përmban Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe ENI-t për energjinë
Ekonomi

Çfarë përmban Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe ENI-t për energjinë

Nga SkyWeb
28 Qershor, 2026
0

  Qeveria shqiptare ka firmosur një memorandum mirëkuptimi me kompaninë italiane ENI, me fokus sigurinë energjetike dhe krijimin e kapaciteteve...

Lexo të plotë
Për gjeneratën Z puna është më depresive se papunësia

Për gjeneratën Z puna është më depresive se papunësia

8 Nëntor, 2025
REKORD/ Rreth 1 milion pasagjerë fluturuan nga Rinasi në maj, DESTINACIONET më të preferuara

REKORD/ Rreth 1 milion pasagjerë fluturuan nga Rinasi në maj, DESTINACIONET më të preferuara

30 Qershor, 2025
Rihapet sot për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë

Rihapet sot për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë

19 Janar, 2026
Vetëm 6 vende kanë nëndetëse bërthamore, a ka nevojë Evropa për më shumë?

Vetëm 6 vende kanë nëndetëse bërthamore, a ka nevojë Evropa për më shumë?

9 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse

“Pacolli mori 100 milionë euro kredi në Luksemburg, peng asetet e Aeroportit të Vlorës për paratë që çoi në Afrikë”

21 Shtator, 2026
Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera

Ndryshon Kodi Doganor, çfarë ndodh me zhdoganimet, vonesat dhe procedurat e tjera

21 Shtator, 2026
Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini

Sekretet që kompanitë ajrore nuk duan t’i dini

21 Shtator, 2026
Forcat shqiptare kalojnë testin e NATO-s, Batalioni i Këmbësorisë certifikohet si i aftë për mision

Forcat shqiptare kalojnë testin e NATO-s, Batalioni i Këmbësorisë certifikohet si i aftë për mision

21 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr