• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 25 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Hyn në fuqi Kodi i ri Rrugor, alkooli heq patentën përjetë, s’ka shpëtim duke paguar dyfish

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Gusht, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Nis kontrolli inteligjent në rrugë, si identifikohen automjetet e parregullta
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat ashpërsojnë ndjeshëm masat ndaj drejtuesve të mjeteve, veçanërisht për alkoolin, përdorimin e celularit dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë.

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, bëri të ditur se rregullat e reja, të miratuara me ligjin nr. 58/2026, kanë hyrë në fuqi më 7 gusht dhe synojnë uljen e aksidenteve dhe frenimin e shkeljeve të përsëritura.

Një nga masat më të forta është heqja përgjithmonë e lejes së drejtimit për drejtuesit që kapen me nivel alkooli mbi 0.5 g/l në gjak, nëse janë ndëshkuar më parë për drejtim nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur.

Ndryshime ka edhe për personat që kapen duke drejtuar automjet pa patentë. E drejta për t’u pajisur me leje drejtimi do t’u shtyhet deri në 1 vit, ndërsa për të miturit periudha e shtyrjes do të jetë 2 vjet.

Ashpërsohen gjithashtu ndëshkimet për manovrat agresive, ndryshimet e shpeshta të korsisë pa sinjalizim dhe sjelljet që rrezikojnë përdoruesit e tjerë të rrugës, veçanërisht në zonat urbane, pranë shkollave dhe kryqëzimeve. Për këto shkelje gjoba shkon tashmë nga 20 mijë deri në 60 mijë lekë.

Kodi i ri ndëshkon përdorimin e celularit edhe gjatë drejtimit të biçikletave, motomjeteve deri në 50 cc dhe monopatinave me motor. Për drejtuesit e automjeteve, patenta do të pezullohet nëse kapen dy herë brenda një viti duke përdorur celularin, nga tri shkelje që kërkoheshin më parë.

Rregulla më të forta vendosen edhe për drejtuesit e rinj, që e kanë marrë patentën gjatë 24 muajve të fundit, me kufizime të posaçme për alkoolin dhe shpejtësinë.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është heqja e mundësisë për të shmangur pezullimin e patentës duke paguar dyfishin e gjobës maksimale. Me rregullat e reja, kur shkelja parashikon pezullim të lejes së drejtimit, patenta pezullohet dhe nuk mund të “shpëtohet” më përmes pagesës.

Policia Rrugore njoftoi se strukturat në të gjithë vendin janë udhëzuar për zbatimin e dispozitave të reja, ndërsa u bëri thirrje drejtuesve të shmangin shpejtësinë, alkoolin, celularin, parakalimet e ndaluara dhe manovrat agresive.

Ndryshimet në Kodin Rrugor u miratuan nga Kuvendi më 18 qershor dhe u botuan në Fletoren Zyrtare më 22 korrik. /skyweb.al

Artikulli para

Sa kushton një dietë e shëndetshme në Shqipëri? Kemi kosto më të ulët se shumica e vendeve të Ballkanit

Artikulli pas

Mushkonjat kanë të preferuarit e tyre dhe çdo specie ka të vetin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bentley hyn në epokën elektrike, sjell modelin e ri
Aktualitet

Bentley hyn në epokën elektrike, sjell modelin e ri

24 Shtator, 2026
Borxhi global arrin rekordin 365 trilionë dollarë
Ekonomi

Borxhi global arrin rekordin 365 trilionë dollarë

24 Shtator, 2026
Vlora Hyseni e akuzoi për takim me agjentë serbë, Lala: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal!
Aktualitet

Vlora Hyseni e akuzoi për takim me agjentë serbë, Lala: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal!

24 Shtator, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Bankat do të financohen me kreditë e banesave, por interesat për qytetarët mund të mos ulen

24 Shtator, 2026
Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?
Aktualitet

Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

24 Shtator, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore
Aktualitet

Begaj thërret në takim ministrin e Brendshëm, kreun e Policisë dhe drejtuesin e SHISH-it

24 Shtator, 2026
Artikulli pas
Mushkonjat kanë të preferuarit e tyre dhe çdo specie ka të vetin

Mushkonjat kanë të preferuarit e tyre dhe çdo specie ka të vetin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Po të mungon vera? Si ta përballosh më lehtë rikthimin në punë pas pushimeve
Shëndet

Po të mungon vera? Si ta përballosh më lehtë rikthimin në punë pas pushimeve

Nga Editor
1 Shtator, 2026
0

Alarmi të zgjon me një tronditje: pushimet verore kanë mbaruar dhe është koha të përballesh me kutinë e postës elektronike...

Lexo të plotë
“Ulysse News”: Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre destinacione mesdhetare, tri përvoja unike për 2026-n

“Ulysse News”: Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre destinacione mesdhetare, tri përvoja unike për 2026-n

19 Shkurt, 2026
INSTAT raporton rritje të fortë të numrit të turistëve në shkurt 2025, detajet

INSTAT raporton rritje të fortë të numrit të turistëve në shkurt 2025, detajet

17 Prill, 2025
LIGJI/ Qeveria riformaton tregun e parasë elektronike dhe hap rrugën për aktorë të rinj

LIGJI/ Qeveria riformaton tregun e parasë elektronike dhe hap rrugën për aktorë të rinj

5 Maj, 2026
Pesticide mbi normë, AKU bllokon pjeshkët dhe rrushin e importuar

Pesticide mbi normë, AKU bllokon pjeshkët dhe rrushin e importuar

24 Shtator, 2025

Të Fundit

“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët

Shqiptarët po hanë mish si asnjëherë më parë, dalin shifrat

24 Shtator, 2026
Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët

Sigurimet drejt standardeve të BE, kapitali do të lidhet me rrezikun dhe forcohet mbrojtja e klientëve

24 Shtator, 2026
Fëmijët, “luks” në Gjirokastër? Ku e ndiejnë familjet më shumë barrën financiare?

Fëmijët, “luks” në Gjirokastër? Ku e ndiejnë familjet më shumë barrën financiare?

24 Shtator, 2026
Bentley hyn në epokën elektrike, sjell modelin e ri

Bentley hyn në epokën elektrike, sjell modelin e ri

24 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr