• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

LIGJI/ Qeveria riformaton tregun e parasë elektronike dhe hap rrugën për aktorë të rinj

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
LIGJI/ Qeveria riformaton tregun e parasë elektronike dhe hap rrugën për aktorë të rinj
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka hedhur për konsultim publik një projektligj që ndryshon ligjin “Për bankat”, duke sinjalizuar një riorganizim të mënyrës se si do të rregullohet dhe funksionojë tregu i parasë elektronike në Shqipëri.

Ndryshimet janë të kufizuara në pamje të parë, por në thelb përbëjnë një hap drejt lehtësimit të procedurave dhe hapjes së tregut për aktorë të rinj, përtej bankave tradicionale.

Sipas projektligjit, hiqet nga ligji për bankat përkufizimi i “institucionit të parasë elektronike” dhe ndryshohet mënyra si përcaktohet “para elektronike”, duke referuar këtë të fundit te legjislacioni për shërbimet e pagesave .

Kjo do të thotë se rregullimi i plotë i parasë elektronike dhe i institucioneve që e emetojnë atë nuk do të jetë më pjesë e ligjit për bankat, por do të zhvendoset te ligji i posaçëm për shërbimet e pagesave.

Relacioni shoqërues e argumenton këtë ndërhyrje me nevojën për të shmangur mbivendosjet ligjore dhe për të krijuar një kuadër më të qartë, të harmonizuar me standardet europiane për pagesat dhe paranë elektronike .

Në praktikë, kjo lëvizje krijon një ndarje të qartë mes bankave dhe institucioneve të tjera financiare, duke i hapur rrugë futjes së aktorëve të rinj në tregun e pagesave digjitale dhe të parasë elektronike.

Ndërkohë që bankat do të vijojnë të kenë të drejtën të emetojnë para elektronike, institucionet e specializuara për këtë shërbim do të rregullohen veçmas, me kritere dhe procedura të përcaktuara në ligjin për shërbimet e pagesave.

Ky model i ri është në linjë me direktivat e Bashkimit Europian, të cilat synojnë rritjen e konkurrencës në tregun e pagesave dhe zhvillimin e sektorit fintech, duke lejuar hyrjen e operatorëve jo-bankë në shërbime që më parë ishin kryesisht nën dominimin e bankave.

Ndryshimi vjen në një moment kur qeveria po shtyn fort drejt formalizimit të ekonomisë dhe reduktimit të përdorimit të cash-it, përmes detyrimeve për pagesa elektronike dhe përdorimit të pajisjeve POS në një sërë sektorësh.

Në këtë kontekst, projektligji shihet si një hap përgatitor për ndërtimin e një tregu më të gjerë dhe më konkurrues të pagesave digjitale, ku përveç bankave pritet të operojnë edhe kompani të tjera financiare të specializuara.

Ligji i ri nuk prek rolin mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, por ndryshon strukturën ligjore të tregut, duke e bërë atë më të hapur dhe më të orientuar drejt zhvillimeve teknologjike në sektorin financiar.

Etiketat: paraja elektronike
Artikulli para

Edhe 27 ditë! Tatimet kujtojnë detyrimin e vendosjes së pajisjeve POS për struktura akomoduese dhe biznese të tjera

Artikulli pas

Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal
Ekonomi

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

Të Përzgjedhura

Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore
Ekonomi

Qiratë në Tiranë arrijnë mesatarisht 721 euro në muaj, strehimi merr deri 77% të pagës

Nga SkyWeb
12 Qershor, 2026
0

Qiraja mesatare e një apartamenti në Tiranë ka arritur në 721 euro në muaj gjatë vitit 2026, duke u kthyer...

Lexo të plotë
Si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale?

Si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale?

6 Mars, 2026
U fsheh te rrotat e avionit, udhëtimi i frikshëm i 13 vjeçarit nga Kabuli drejt Indisë

U fsheh te rrotat e avionit, udhëtimi i frikshëm i 13 vjeçarit nga Kabuli drejt Indisë

24 Shtator, 2025
Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë

Të blesh shtëpinë duke paguar qira: Kredi pa kolateral, detajet e programit për strehimin

24 Tetor, 2026
Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

27 Shkurt, 2026

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr