• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kujdes nga SMS-të! Mashtruesit kërkojnë të vjedhin të dhënat dhe paratë tuaja

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Gusht, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Forcohet ligji për kamatëvonesat në transaksionet tregtare. Përafrim me BE, synohet disiplinim financiar në ekonomi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Policia e Shtetit ka paralajmëruar qytetarët për një skemë mashtrimi online që po qarkullon përmes mesazheve në telefon dhe synon vjedhjen e të dhënave bankare dhe parave nga llogaritë e tyre.

Sipas Policisë, autorët e mashtrimit paraqiten në mënyrë të rreme si përfaqësues të bankave dhe u dërgojnë qytetarëve mesazhe ku u kërkohet të përditësojnë të dhënat bankare, të verifikojnë llogarinë apo të kryejnë veprime të tjera përmes një linku të përfshirë në mesazh.

Bëhet fjalë për skema të njohura si “phishing”, përmes të cilave mashtruesit synojnë të sigurojnë kredencialet e e-banking, kodet e verifikimit OTP, PIN-in apo të dhënat e kartave bankare. Informacionet e siguruara në këtë mënyrë mund të përdoren më pas për transaksione të paautorizuara dhe vjedhjen e parave.

Policia u kërkon qytetarëve të mos klikojnë në linke të dërguara përmes SMS-ve, WhatsApp-it apo aplikacioneve të tjera të komunikimit, veçanërisht kur ato vijnë nga numra të panjohur ose të dyshimtë.

Gjithashtu, qytetarët këshillohen të mos japin në asnjë rast fjalëkalime, kode OTP, PIN apo të dhëna të kartave bankare. Përpara hyrjes në shërbimet e bankave online duhet të kontrollohet me kujdes adresa e faqes dhe të përdoren vetëm kanalet zyrtare të institucionit bankar.

Policia thekson se bankat nuk kërkojnë të dhëna konfidenciale përmes linkeve të dyshimta dhe, në rast paqartësish, qytetarët duhet të kontaktojnë bankën vetëm përmes numrave dhe kanaleve të saj zyrtare.

Në rast se një qytetar ka klikuar tashmë në një link të dyshimtë ose ka dhënë të dhënat bankare, duhet të kontaktojë menjëherë bankën për bllokimin e kartës ose llogarisë dhe të ndryshojë fjalëkalimet e aksesit në shërbimet bankare.

Rasti duhet të raportohet gjithashtu pranë Policisë së Shtetit, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike ose drejtorive vendore të policisë.

“Mos klikoni. Mos jepni të dhëna. Verifikoni gjithmonë përmes kanaleve zyrtare”, është apeli i Policisë për qytetarët.

Artikulli para

FDA miraton teknologjinë e re për zbulimin e shenjave të Alzheimerit në tru

Artikulli pas

Temperaturat e larta i kushtojnë Europës 180 mld euro

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën
Aktualitet

Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

1 Tetor, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Detajet, si do të funksionojë kredia me garanci shtetërore për fermerët: Interesi dhe kur nisin aplikimet

1 Tetor, 2026
Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane
Ekonomi

Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

1 Tetor, 2026
SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI
Aktualitet

SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI

1 Tetor, 2026
Kaosi me pronat dhe rasti i Prof.Dr Qirjako Menikos: Mbeti gjyqeve deri sa iku nga kjo botë
Aktualitet

Kaosi me pronat dhe rasti i Prof.Dr Qirjako Menikos: Mbeti gjyqeve deri sa iku nga kjo botë

1 Tetor, 2026
Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike
Ekonomi

Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike

30 Shtator, 2026
Artikulli pas
Temperaturat e larta i kushtojnë Europës 180 mld euro

Temperaturat e larta i kushtojnë Europës 180 mld euro

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Anatomia e një zemërimi
Aktualitet

VËZHGIMI/ Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë

Nga SkyWeb
10 Qershor, 2026
0

Çdo mbrëmje pas orës 18:00, mijëra të rinj zbresin në qendër të Tiranës. Ata nuk sjellin vetëm pankarta dhe slogane....

Lexo të plotë
Kursi i këmbimit valutor, euro dobësohet përsëri

Kursi i këmbimit valutor, euro dobësohet përsëri

21 Tetor, 2025
Pallati pa leje, Hita “shkund” Policinë e Himarës

Pallati pa leje, Hita “shkund” Policinë e Himarës

10 Gusht, 2026
Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok

PERLË/ Shqipëria bllokoi TikTok-un, por numri i përdoruesve u rrit gjatë 2025

12 Dhjetor, 2025
Nuk mund të hash vetëm një: Varësia ndaj ushqimeve të përpunuara është reale dhe po rritet

Nuk mund të hash vetëm një: Varësia ndaj ushqimeve të përpunuara është reale dhe po rritet

22 Qershor, 2026

Të Fundit

Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

Hyrje e re rrugore për Tiranën, lidhja me veriun “anashkalon” Kamzën

1 Tetor, 2026
Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë

Tregjet nën presion, nafta pranë 100 dollarëve për fuçi

1 Tetor, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit

Tatimet rikujtojnë afatin për faljen e detyrimeve

1 Tetor, 2026
”La Repubblica”: Shqipëria, destinacion ideal turistik

Media spanjolle: Nga Tirana në Ksamil, një udhëtim magjepsës në Shqipëri

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr