• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Demët nga zjarret mund t’i kushtojnë Shqipërisë deri në 7% të PBB-së

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Gusht, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Vera ekstreme në Evropë, 43 miliard euro dëme nga i nxehti dhe përmbytjet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Zjarret në pyje, të favorizuara nga temperaturat gjithnjë e më të larta, po kthehen në një nga kërcënimet klimatike me ndikimin më të madh ekonomik dhe mjedisor për Shqipërinë.

Të dhënat e Planit Kombëtar të Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike 2026–2036 tregojnë se zjarret, së bashku me përmbytjet, thatësirat dhe rrëshqitjet e dherave, përbëjnë mbi 90% të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë klimatikenë vend.

Gjatë dy dekadave të fundit, fatkeqësitë natyrore dhe klimatike kanë prekur rreth 95% të bashkive shqiptare, duke treguar se ekspozimi ndaj këtyre fenomeneve tashmë shtrihet pothuajse në të gjithë territorin.

Situata pritet të bëhet edhe më problematike në dekadat e ardhshme. Sipas skenarëve klimatikë, deri në vitin 2050 temperatura mesatare në Shqipëri mund të rritet me 0.9 deri në 2 gradë Celsius, duke shtuar rrezikun për periudha të gjata thatësire dhe zjarre më të shpeshta e më intensive.

Pasojat nuk kufizohen vetëm te humbja e sipërfaqeve pyjore. Zjarret dëmtojnë biodiversitetin, degradojnë tokën, rrisin ekspozimin ndaj erozionit dhe cenojnë burimet ujore dhe kullotat.

Efektet transmetohen drejtpërdrejt edhe në ekonomi, veçanërisht në bujqësi, blegtori dhe turizëm, ndërsa komunitetet rurale humbasin të ardhura që lidhen me drurin, bimët mjekësore dhe produkte të tjera pyjore.

Plani Kombëtar vlerëson se, nëse ndikimet klimatike nuk kufizohen, dëmet ekonomike nga ndryshimet klimatike mund të arrijnë deri në 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë në vitin 2050.

Për të frenuar përkeqësimin e situatës, dokumenti parashikon ngritjen e katër fidanishteve të reja dhe ripyllëzimin e zonave të zhveshura apo të dëmtuara nga zjarret, erozioni dhe prerjet.

Masat përfshijnë gjithashtu përmirësimin e menaxhimit të pyjeve dhe zonave të mbrojtura, restaurimin e ekosistemeve të dëmtuara, kontrollin e erozionit dhe krijimin e skemave të pagesës për shërbimet që ofrojnë ekosistemet.

Në total, për sektorin e pyjeve janë parashikuar 13 masa prioritare, të cilat do të zbatohen gjatë periudhës 2026–2036, ndërsa disa ndërhyrje afatgjata pritet të vijojnë deri në vitin 2042.

Etiketat: zjarret
Artikulli para

Pensionet vetëm sa 30% e pagës, Shqipëria me normën më të ulët të zëvendësimit në Europë

Artikulli pas

“Kurthi” i ri për ata që kërkojnë punë, sistemet e AI zbulojnë minimumin e pagës që do të pranonit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…
Ekonomi

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

1 Tetor, 2026
Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin
Ekonomi

Nis verifikimi në terren i pronave në Tiranë, çfarë ndodh me ato në proces legalizimi

1 Tetor, 2026
Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën
Ekonomi

Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën

1 Tetor, 2026
Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk
Ekonomi

Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk

1 Tetor, 2026
Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë
Ekonomi

Tregjet nën presion, nafta pranë 100 dollarëve për fuçi

1 Tetor, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit
Ekonomi

Tatimet rikujtojnë afatin për faljen e detyrimeve

1 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Kurthi” i ri për ata që kërkojnë punë, sistemet e AI zbulojnë minimumin e pagës që do të pranonit

"Kurthi" i ri për ata që kërkojnë punë, sistemet e AI zbulojnë minimumin e pagës që do të pranonit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

S’janë më lodra! Koha për t’u marrë seriozisht me skuterët elektrikë para ndonjë tragjedie!
Aktualitet

S’janë më lodra! Koha për t’u marrë seriozisht me skuterët elektrikë para ndonjë tragjedie!

Nga SkyWeb
9 Maj, 2026
0

Nga skyweb.al Ndërsa gjithnjë e më shumë vende europiane po marrin masa të forta për rregullimin e përdorimit të skuterëve...

Lexo të plotë
“17 apartamente i kam në Durrës, 7 në Tiranë” Si pastrohen paratë e drogës në ndërtim dhe roli i një biznesmeni karburantesh

“17 apartamente i kam në Durrës, 7 në Tiranë” Si pastrohen paratë e drogës në ndërtim dhe roli i një biznesmeni karburantesh

16 Mars, 2026
Lufta prek edhe paracetamolin në tregun evropian, rritet çmimi

Lufta prek edhe paracetamolin në tregun evropian, rritet çmimi

24 Prill, 2026
Pica, makarona, patate dhe proteina, si u bënë fëmijët italianë obezë

Pica, makarona, patate dhe proteina, si u bënë fëmijët italianë obezë

27 Korrik, 2026
Lingota ari dhe vila, askush s’i prek pronat e ngrira të klanit Çopja

Lingota ari dhe vila, askush s’i prek pronat e ngrira të klanit Çopja

5 Maj, 2026

Të Fundit

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

1 Tetor, 2026
Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin

Nis verifikimi në terren i pronave në Tiranë, çfarë ndodh me ato në proces legalizimi

1 Tetor, 2026
Për herë të parë në Gjermani, trajtimi për talaseminë i jep fund transfuzioneve të gjakut

Për herë të parë në Gjermani, trajtimi për talaseminë i jep fund transfuzioneve të gjakut

1 Tetor, 2026
Ikën “Tajvani”, shpallet projekti fitues për rikualifikin e Parkut Rinia

Ikën “Tajvani”, shpallet projekti fitues për rikualifikin e Parkut Rinia

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr