• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Turistët e huaj rriten 21%, por qëndrojnë më pak, bregdeti dhe apartamentet udhëheqin qershorin

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Gusht, 2026
në Kryesore, Turizëm
A A
0
Travel off Path: Shqipëria, mes vendeve turistike që ia vlen çdo qindarkë e shpenzuar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Turizmi vijoi rritjen në qershor, por të dhënat e reja të INSTAT tregojnë një zhvillim interesant, ku numri i turistëve po rritet dukshëm më shpejt se net-qëndrimet, sinjal që tregon vizitorët po kalojnë më pak net në strukturat akomoduese.

Në qershor 2026, hotelet dhe strukturat e tjera pritën 586,608 vizitorë, nga të cilët 445,846 ishin të huaj. Numri total u rrit me 17% krahasuar me një vit më parë, ndërsa të huajt shënuan rritje prej 20.6%.

Megjithatë, net-qëndrimet e turistëve të huaj u rritën vetëm me 9.2%. Diferenca mes dy treguesve nënkupton se qëndrimi mesatar i një turisti të huaj është shkurtuar me rreth 9.5% krahasuar me qershorin e kaluar.

Rritjen më të fortë e mori bregdeti. Strukturat në zonat bregdetare akomoduan 323,426 turistë të huaj, nga 253,867 një vit më parë, ose rreth 27.4% më shumë. Në zonat jo-bregdetare rritja ishte vetëm 5.7%, në 122,420 vizitorë.

Një tjetër zhvillim i fortë vjen nga apartamentet, shtëpitë e pushimit dhe akomodimet e tjera afatshkurtra. Numri i turistëve të huaj në këtë kategori u rrit nga 27,227 në 39,457, ose me afro 45% brenda një viti. Edhe vizitorët vendas në këto struktura u rritën me rreth 47%.

Hotelet mbeten ndërkohë forma dominuese e akomodimit, duke pritur 401,836 turistë të huaj, rreth 19.5% më shumë se në qershor 2025.

Por pavarësisht rritjes së fortë të turistëve, kapacitetet hoteliere mbeten larg shfrytëzimit të plotë. Norma e zënies së dhomave ishte 41.3%, nga 39.5% një vit më parë, një përmirësim prej vetëm 1.8 pikë përqindjeje.

Sipas rajoneve, Veriu shënoi rritjen më të fortë të turistëve të huaj, me rreth 26.7%, në 123,261 vizitorë. Në Jug numri arriti në 141,405, rreth 19.6% më shumë, ndërsa rajoni Qendër regjistroi 181,180 turistë të huaj, me rritje rreth 17.5%.

Kosova mbetet tregu më i madh, me 15% të turistëve të huaj të akomoduar, e ndjekur nga Italia me 14% dhe Polonia me 13%. Franca dhe Gjermania përfaqësojnë nga 7% secila. /skyweb.al

Etiketat: turizem
Artikulli para

Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë nëse Meta humbet gjyqin për privatësinë e fëmijëve

Artikulli pas

Eksportet rikthehen me rritje, por vijon kriza te tekstilet: “Shperthen” tregtia me Kinën

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk
Ekonomi

Ligji i ri kundër pastrimit të parave bashkon PS dhe PD te ligjet, Koçi: Sistemi po funksionon, ndërtimi mbetet me risk

1 Tetor, 2026
”La Repubblica”: Shqipëria, destinacion ideal turistik
Turizëm

Media spanjolle: Nga Tirana në Ksamil, një udhëtim magjepsës në Shqipëri

1 Tetor, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Detajet, si do të funksionojë kredia me garanci shtetërore për fermerët: Interesi dhe kur nisin aplikimet

1 Tetor, 2026
Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane
Ekonomi

Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

1 Tetor, 2026
SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI
Aktualitet

SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI

1 Tetor, 2026
Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike
Ekonomi

Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike

30 Shtator, 2026
Artikulli pas
Kursi i këmbimit shkatërron eksportet shqiptare, rënie drastike gjatë gushtit

Eksportet rikthehen me rritje, por vijon kriza te tekstilet: "Shperthen" tregtia me Kinën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Gjermania vë në dyshim projektin me Francën për avionin e ri, sytë nga aleanca Britani-Itali-Japoni
Aviacion

Gjermania vë në dyshim projektin me Francën për avionin e ri, sytë nga aleanca Britani-Itali-Japoni

Nga SkyWeb
27 Gusht, 2025
0

Qeveria gjermane duhet të vendosë shpejt nëse do të vazhdojë me projektin e përbashkët franko-gjerman për zhvillimin e një avioni...

Lexo të plotë
OBT: Inteligjenca Artificiale do të rrisë me 37% vlerën globale të tregtisë deri në vitin 2040

OBT: Inteligjenca Artificiale do të rrisë me 37% vlerën globale të tregtisë deri në vitin 2040

19 Shtator, 2025
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Dollari rikuperon humbjet, si paraqitet euro në kursin e këmbimit

30 Janar, 2026
Përflitej si legjendë urbane, SPAK konfirmon takimin e Arubas: Kush ishte zyrtari i lartë shqiptar që mori pjesë?

Përflitej si legjendë urbane, SPAK konfirmon takimin e Arubas: Kush ishte zyrtari i lartë shqiptar që mori pjesë?

13 Qershor, 2026
Si socializmi i Gjeneratës Z po fiton terren dhe po sfidon kapitalizmin

Si socializmi i Gjeneratës Z po fiton terren dhe po sfidon kapitalizmin

8 Qershor, 2026

Të Fundit

Ku shkon dhjami kur dobësohemi? Përgjigjja mund t’ju habisë

1 Tetor, 2026
Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

Leku lumë në Shqipëri, 5.8 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave: Në çanta, dyshekë, jastëqe…

1 Tetor, 2026
Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin

Nis verifikimi në terren i pronave në Tiranë, çfarë ndodh me ato në proces legalizimi

1 Tetor, 2026
Për herë të parë në Gjermani, trajtimi për talaseminë i jep fund transfuzioneve të gjakut

Për herë të parë në Gjermani, trajtimi për talaseminë i jep fund transfuzioneve të gjakut

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr