• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 16 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë nëse Meta humbet gjyqin për privatësinë e fëmijëve

Editor Nga Editor
17 Gusht, 2026
në Aktualitet
A A
Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë nëse Meta humbet gjyqin për privatësinë e fëmijëve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Meta është përballur me humbje të njëpasnjëshme në gjykata lidhur me mënyrën se si platformat e saj kanë synuar dhe dëmtuar përdoruesit e rinj, por një gjyq me juri që pritet të nisë të martën mund të përbëjë kërcënimin më të madh deri tani për mënyrën se si funksionon kompania.

Çështja rrjedh nga një padi e ngritur në vitin 2023 nga 30 shtete amerikane, përfshirë Kaliforninë dhe Nju Jorkun. Shtetet pretendojnë se Meta ka shkelur një sërë ligjesh federale dhe shtetërore për mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve.

Jo vetëm që shtetet po kërkojnë më shumë se 1 trilion dollarë nga Meta, por kërkojnë gjithashtu që kompania të bëjë ndryshime në Instagram dhe Facebook, përfshirë heqjen e numrit të “pëlqimeve” dhe të funksionit të lëvizjes pa fund (infinite scroll).

Nëse Meta përfundimisht e humbet një çështje të kësaj përmase, kjo mund ta detyrojë kompaninë të bëjë ndryshime themelore në mënyrën se si të rinjtë e përjetojnë përdorimin e rrjeteve sociale.

Shtetet që po padisin Metën kërkojnë edhe shumë ndryshime të tjera në mënyrën se si Instagram dhe Facebook funksionojnë për të rinjtë. Sipas tyre, këto veçori janë krijuar gjithashtu për t’i mbajtur përdoruesit, përfshirë adoleshentët dhe fëmijët, në platforma sa më shpesh dhe për sa më gjatë të jetë e mundur.

Ata pretendojnë se Meta madje e bën të vështirë për të rinjtë që të përdorin më pak platformat, përmes gjërave të tilla si njoftimet e shpeshta, të cilat synojnë t’i rikthejnë përdoruesit në aplikacione.

Sipas shteteve, duke synuar fëmijët, Meta “zgjodhi t’i shfrytëzonte” të rinjtë për t’i bërë të varur nga platformat e saj, në mënyrë që të rriste numrin e përdoruesve dhe të zgjeronte biznesin. Sot, vlera e Metës në bursë është rreth 1.5 trilion dollarë.

Meta i ka mohuar vazhdimisht këto pretendime.

“Ne nuk pajtohemi aspak me këto akuza dhe jemi të bindur se provat do të tregojnë përkushtimin tonë të vazhdueshëm për mbështetjen e të rinjve”, tha një zëdhënëse e kompanisë në një deklaratë.

Shtetet do t’ia paraqesin pretendimet e tyre gjyqtares Yvonne Gonzalez Rogers, kryegjyqtare federale në Kaliforni. Ajo ishte gjyqtarja në çështjen shumë të komentuar gjyqësore mes Elon Musk dhe Sam Altman dhe gjatë afro 20 viteve në detyrë ka krijuar një reputacion për qasjen e saj të drejtpërdrejtë dhe të mprehtë.

Rrjetet sociale të shpallura “bezdi publike”

Në një vendim të fundit kundër Metës, një gjykatës në Nju Meksiko e gjobiti kompaninë me një shumë totale prej 942 milionë dollarësh dhe urdhëroi ndryshime të ngjashme me ato që po kërkojnë tani 30 shtetet e tjera.

Ndryshimet e urdhëruara nga gjyqtari Bryan Biedscheid përfshijnë heqjen e numrit të pëlqimeve në Instagram dhe Facebook për përdoruesit nën 18 vjeç, ndalimin e dërgimit ose marrjes së materialeve nudo nga adoleshentët përmes platformave dhe kufizimin e njoftimeve “push” nga aplikacionet në orare të caktuara të ditës.

Gjykatësi e shpalli gjithashtu Metën një “bezdi publike” (public nuisance), duke e krahasuar me një fabrikë që ndot ajrin që thithin njerëzit dhe shkakton pasoja të dëmshme që prekin një popullatë të tërë. Meta tha se do ta apelojë vendimin.

Edhe pse urdhri i gjyqtarit Biedscheid kërkon ndryshime vetëm në Nju Meksiko, nëse 30 shtetet fitojnë çështjen e tyre të veçantë kundër Metës, kompania pothuajse me siguri do të duhet të zbatojë ndryshime në platformat e saj në të gjithë SHBA-në.

Shtetet e përfshira në këtë padi përfaqësojnë gati dy të tretat e popullsisë së Shteteve të Bashkuara.

Nëse Meta do t’i zbatonte këto ndryshime, kjo do të përbënte një transformim të rëndësishëm të mënyrës se si funksionojnë platformat e saj.

Për shembull, numri i “pëlqimeve” ka qenë pjesë e Metës që në vitet e para të Facebook-ut, kur kompania ende quhej Facebook dhe ky ishte i vetmi rrjet i saj social.

Sot, pëlqimet janë të pranishme pothuajse kudo në rrjetet sociale. Ato janë një nga mënyrat kryesore se si njerëzit ndërveprojnë me tekstet, fotografitë dhe videot që shohin në internet.

Megjithatë, pëlqimet po shihen gjithnjë e më shumë si një faktor që mund të nxisë ndjenja negative, veçanërisht te të rinjtë.

Kaley, një vajzë e re që fitoi padinë e saj kundër Metës në fillim të këtij viti, tregoi gjatë dëshmisë në gjykatë se kishte krijuar dhjetëra llogari në YouTube dhe Instagram.

Ajo i përdorte këto llogari për t’i dhënë pëlqime postimeve të saj, duke shpresuar të rriste angazhimin e përdoruesve të tjerë dhe të merrte ndjenja miratimi e vlere personale.

Kaley ishte vetëm 9 vjeçe në atë kohë. Ajo tha se kujtonte se ndihej e dëshpëruar dhe më vonë, në moshën 10-vjeçare, u diagnostikua me depresion.

Studimet e kryera gjatë viteve të fundit kanë treguar se treguesit e angazhimit, si numri i pëlqimeve, mund të nxisin ndjenja refuzimi dhe depresioni te adoleshentët.

Në padinë e shteteve kundër Metës, ku kompania ka deklaruar se ka dorëzuar më shumë se 2 milionë dokumente, avokatët iu referuan edhe kërkimeve të brendshme të vetë Metës. Këto kërkime tregonin se numri i pëlqimeve nxiste “krahasimin social”, pra procesin mendor përmes të cilit një person e vlerëson veten duke e krahasuar me të tjerët.

Sipas kërkimeve të brendshme të Metës, ky krahasim social i nxitur nga Instagrami lidhej me rritje të ndjenjës së vetmisë, përkeqësim të imazhit për trupin dhe gjendje emocionale negative.

Siç u shpreh gjyqtari Biedscheid në vendimin e tij, hera e parë që një kompani e rrjeteve sociale është shpallur “bezdi publike”, mënyra se si platformat e Metës kanë funksionuar për më shumë se një dekadë ka qenë pjesë e një “krize në rritje të shëndetit mendor të të rinjve” në Nju Meksiko dhe më gjerë.

Tani, avokatët e 30 shteteve të tjera do t’i kërkojnë gjyqtares Gonzalez Rogers të arrijë në të njëjtin përfundim.

Etiketat: facebookinstagram
Artikulli para

Serveri i Tatimeve në kaos, sistemi nuk fiskalizon faturat, bizneset nuk arkëtojnë dot

Artikulli pas

Turistët e huaj rriten 21%, por qëndrojnë më pak, bregdeti dhe apartamentet udhëheqin qershorin

Editor

Editor

Nga Kategoria

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!
Aktualitet

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

15 Nëntor, 2026
“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën
Aktualitet

“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

15 Nëntor, 2026
Komisioni Europian akuzon Meta dhe Tik Tok për shkelje, rrezikojnë gjobë
Aktualitet

Italia gjobit Meta-n me 805 milionë euro për përdorimin e fotografive të përdoruesve pa pëlqim

15 Nëntor, 2026
Rama thotë në Asamblenë e PS se BE është më pranë se kurrë
Aktualitet

Rama para socialistëve: S’jam peng i askujt, ministrat i zgjedh vetë!

15 Nëntor, 2026
Sot Maratona e Tiranës, rrugët që bllokohen për qarkullim
Aktualitet

Sot Maratona e Tiranës, rrugët që bllokohen për qarkullim

15 Nëntor, 2026
Nxehtësia ekstreme rrit shtrimet në spital për çrregullime të shëndetit mendor, zbulon studimi ndërkombëtar
Aktualitet

Nxehtësia ekstreme rrit shtrimet në spital për çrregullime të shëndetit mendor, zbulon studimi ndërkombëtar

14 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Travel off Path: Shqipëria, mes vendeve turistike që ia vlen çdo qindarkë e shpenzuar

Turistët e huaj rriten 21%, por qëndrojnë më pak, bregdeti dhe apartamentet udhëheqin qershorin

Të Përzgjedhura

Rama paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Ekonomi

Rama njofton super taksa për apartamentet bosh

Nga SkyWeb
28 Tetor, 2026
0

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi vendosjen e një supertakse për pronarët që blejnë apartamente dhe i mbajnë bosh, duke zgjedhur të...

Lexo të plotë
Pse lufta në Iran vë në pikëpyetje modelin e zhvillimit ekonomik të Dubait

Pse lufta në Iran vë në pikëpyetje modelin e zhvillimit ekonomik të Dubait

4 Mars, 2026
Sa duhet të jetë taksa për shtëpitë e dyta dhe të treta? Ndërtuesit bëjnë propozimin e tyre

RAPORTI/ Gjysma e evropianëve s’mund të blejnë një shtëpi

19 Shkurt, 2026
20% më tepër punonjës të huaj në Shqipëri në 2025

20% më tepër punonjës të huaj në Shqipëri në 2025

9 Korrik, 2025
“Independent”: Shqipëria në qendër të vëmendjes së turistëve për sezonin veror 2026

“Independent”: Shqipëria në qendër të vëmendjes së turistëve për sezonin veror 2026

11 Qershor, 2026

Të Fundit

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

15 Nëntor, 2026
Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

15 Nëntor, 2026
“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

15 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr