• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 6 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Hotel luksoz brenda një avioni gjigant, njihni suitat më të famshme në botë

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Gusht, 2026
në Kryesore, Turizëm
A A
0
Hotel luksoz brenda një avioni gjigant, njihni suitat më të famshme në botë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Të kalosh natën brenda një Boeing 747 zakonisht lidhet me një fluturim të gjatë, por në Malajzi dy prej avionëve më të famshëm në historinë e aviacionit janë shndërruar në hotel.

Në qytetin Johor Bahru, 1975 Avenue & Hotel ka transformuar dy avionë Boeing 747 në 18 suita, duke krijuar një kompleks turistik me tematikë aviacioni.

Dy avionët, të quajtur Bove dhe Bey, dikur ishin projektuar për të transportuar qindra pasagjerë. Sot, brenda tyre ndodhen dhoma hoteli të ndara në dy kate, me krevat “king-size”, vaskë të veçantë, dush “rain shower” dhe ambient ndenjeje.

Suitat u hapën pjesërisht për publikun gjatë muajit gusht dhe secila prej tyre ka një tematikë të frymëzuar nga vende të ndryshme, mes tyre Malajzia, Japonia, Indonezia, Tajlanda, Kina, Çekia, Anglia, Italia dhe Zvicra.

Çdo suitë mund të strehojë deri në tre persona. Për muajin shtator, çmimet variojnë nga rreth 361 euro deri në 589 euro nata, në varësi të kategorisë së dhomës.

Kompleksi nuk kufizohet vetëm te avionët. Në dispozicion të vizitorëve janë restorante, palestër, dhomë me avull, pishinë në tarracë, jacuzzi, pishinë me plazh artificial dhe një park ujor për fëmijët.

Hoteli ka gjithashtu Gem Spa & Wellness, ku ofrohen trajtime relaksuese dhe terapi wellness, ndërsa restoranti japonez The Hanareya @ 1975 ofron sushi, sashimi dhe pjata me mish wagyu.

Për ata që nuk ndihen rehat me idenë e të fjeturit brenda një avioni, kompleksi ofron edhe 20 dhoma tradicionale hotelinë një ndërtesë të veçantë.

1975 Avenue & Hotel ndodhet pranë Aeroportit Ndërkombëtar Senai dhe jo larg Johor Premium Outlets, një qendër tregtare me rreth 150 dyqane markash.

Dy Boeing 747 që dikur ishin sinonim i udhëtimeve ndërkontinentale janë kthyer kështu në një destinacion ku vizitorët mund të “hipin në avion” pa u shkëputur asnjëherë nga toka.

Etiketat: avionsuita
Artikulli para

Inteligjenca Artificiale po bëhet më njerëzore, por a duhet trajtuar si e tillë?

Artikulli pas

Këto janë destinacionet më të mbingarkuara me turistë në Europë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027
Ekonomi

Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

5 Tetor, 2026
SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja
Aktualitet

SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

5 Tetor, 2026
Këto janë objektet më të pista që prekni në një dhomë hoteli
Turizëm

Këto janë objektet më të pista që prekni në një dhomë hoteli

5 Tetor, 2026
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit
Ekonomi

145 mijë pensionistë ende në punë, propozohet përjashtimi nga kontributet e pensioneve për katër vjet

5 Tetor, 2026
Nuk i shkonte në mendje as djallit, ish punonjësi i Kredo.al vjedh llogaritë e Raiffeisen Bank pas mesnate: “Stili” që avulloi 200 mijë EURO
Ekonomi

24 orë ankthi, çfarë ndodhi me llogaritë e klientëve të Raiffeisen nga ku i tërhoqën para fshehurazi: Reagon banka

5 Tetor, 2026
Kriza e strehimit rrëzon qeverinë spanjolle
Ekonomi

Kriza e strehimit rrëzon qeverinë spanjolle

5 Tetor, 2026
Artikulli pas
Këto janë destinacionet më të mbingarkuara me turistë në Europë

Këto janë destinacionet më të mbingarkuara me turistë në Europë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shumë taksa, sa do të ishte një litër naftë në kushte normale në Shqipëri
Ekonomi

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve

Nga SkyWeb
15 Prill, 2026
0

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend, duke përcaktuar tavanet maksimale për shitjen me pakicë...

Lexo të plotë
INSTAT raporton rritje të ndjeshme të net qëndrimeve në strukturat akomoduese në Shqipëri

Sa kushton të jesh turist në Ballkan? Trip Advisor liston Shqipërinë si më të lirën në rajon

28 Qershor, 2025
ZGJEDHJET/ Durrësi dhe Elbasani nën ndikimin e grupeve kriminale, HARTA e rrezikut

ZGJEDHJET/ Durrësi dhe Elbasani nën ndikimin e grupeve kriminale, HARTA e rrezikut

11 Prill, 2025
“The iPaper”: Shqipëria, arratisja ideale dimërore mes burimeve termale dhe fshatrave piktoreske

“The iPaper”: Shqipëria, arratisja ideale dimërore mes burimeve termale dhe fshatrave piktoreske

28 Shkurt, 2026
Kursi i këmbimit valutor: Bie euro, forcohet sërish dollari amerikan

Kursi i këmbimit valutor: Bie euro, forcohet sërish dollari amerikan

30 Prill, 2026

Të Fundit

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

5 Tetor, 2026
Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

5 Tetor, 2026
SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

5 Tetor, 2026
AMP arreston policin në Elbasan

AMP arreston policin në Elbasan

5 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr