• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 10 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Gusht, 2026
në Ekonomi
A A
0
LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025
Share on FacebookShare on WhatsApp

U deshën denoncime publike, një përgënjeshtrim nga drejtori i Startup Albania dhe disa javë pritje që lista zyrtare e përfituesve të Grantit 2026 të publikohej.

Lista përfundimtare ka disa ndryshime nga versioni paraprak i publikuar në fillim të gushtit. Disa emra të kontestuar janë hequr, ndërsa pas ankimeve janë shtuar fitues të rinj.

Por problemi kryesor mbetet: një pjesë e parave publike për startup-et po shkon sërish te persona që kanë përfituar edhe një vit më parë.

Krahasimi i listave të viteve 2025 dhe 2026 tregon se të paktën 15 persona janë shpallur fitues në të dyja vitet.

Disa kanë aplikuar me të njëjtin projekt. Të tjerë kanë ndryshuar pak emrin, ndërsa në disa raste projekti paraqitet me një emërtim krejt të ri, por NIPT-i i subjektit ka mbetur i njëjtë.

Pra, në letër ndryshon ideja, por fituesi mbetet i njëjtë.

Fituesit që përsëriten

  1. Aldi Lekaj
    2025: ATA
    2026: ECN Partners
  2. Arben Oshafi
    2025: B2Balkan. com
    2026: B2balkan
  3. Bora Selenica
    2025: Pigi
    2026: Pigi: Edukim Financiar për Fëmijët
  4. Emil Andoni
    2025: e-Health Albania
    2026: eDoktor
  5. Endri Burrja
    2025 dhe 2026: MedWallet
  6. Erion Çuni
    2025 dhe 2026: Komuniteti
  7. Fatjon Gjata
    2025: Brisk Square
    2026: Outerlynx
  8. Genti Selenica
    2025: Baboon atWork
    2026: atWorkapp
  9. Gregor Andoni
    2025: GrAnD Industries
    2026: GrAnD Creative Industries
  10. Jona Shaba
    2025 dhe 2026: VLEPA
  11. Leonard Boduri
    2025 dhe 2026: Autokorrektori i Gjuhës Shqipe
  12. Meivis Struga
    2025: EKOFUNGI Albania
    2026: ESI Projects
  13. Rio Sherri
    2025: Axiom Breach
    2026: Axiom Breach shpk
  14. Rudina Hoxha
    2025 dhe 2026: Local E-Draughts
  15. Sokol Qeraxhiu
    2025: Tetra Pro
    2026: Tetra PRO

Sipas krahasimit të dokumenteve të bërë nga VNA, në shumë prej këtyre rasteve përputhet edhe NIPT-i, duke treguar se bëhet fjalë për të njëjtët individë ose subjekte.

Aldi Lekaj, për shembull, mori 6.5 milionë lekë në vitin 2025 për projektin “ATA”. Në vitin 2026 ai përfiton edhe 3.5 milionë lekë për “ECN Partners”.

Emil Andoni mori 3.2 milionë lekë për “e-Health Albania” dhe këtë vit përfiton 4.85 milionë lekë të tjera për “eDoktor”. Emri i projektit ka ndryshuar, por NIPT-i M42419022T është i njëjtë.

Raste të ngjashme janë edhe ato të Gregor Andonit dhe Meivis Strugës.

Ndërkohë, disa përfitues kanë fituar përsëri pa ndryshuar thuajse asgjë. Endri Burrja rikthehet me “MedWallet”, Erion Çuni me “Komuniteti”, Jona Shaba me “VLEPA”, Leonard Boduri me “Autokorrektorin e Gjuhës Shqipe”, Rudina Hoxha me “Local E-Draughts” dhe Sokol Qeraxhiu me “Tetra PRO”.

Përsëritja e emrave nuk provon vetvetiu se është shkelur ligji. Megjithatë, kur një fond për inovacionin financon të njëjtët persona dy vite radhazi, lind pyetja se sa mundësi reale kanë startup-et e reja për të përfituar.

Nga faza fillestare te financimi maksimal

Skema i ndan startup-et në tri faza:

  • F1 për idetë fillestare, deri në 1.5 milionë lekë;
  • F2 për validimin e idesë, deri në 4.5 milionë lekë;
  • F3 për fazën e rritjes, deri në 9 milionë lekë.

Në vitin 2026, disa prej fituesve të përsëritur kanë kaluar në faza më të larta financimi. “Pigi”, “MedWallet” dhe “Komuniteti” janë ngjitur nga F2 në F3.

Më shumë pikëpyetje ngre projekti “VLEPA” i Jona Shabës, i cili ka kaluar drejtpërdrejt nga faza fillestare F1 në vitin 2025, në fazën F3 në vitin 2026.

Lista zyrtare nuk jep informacion për rezultatet e arritura nga këto projekte. Nuk shpjegohet se çfarë produktesh janë krijuar me financimin e parë, cilat objektiva janë përmbushur dhe mbi çfarë vlerësimi janë dhënë milionat e tjerë.

Çifti që mori rreth 240 mijë euro

Rasti që ngre më shumë dyshime lidhet me Genti Selenicën.

Në vitin 2025, ai mori 7.2 milionë lekë, rreth 79 mijë euro, për “Baboon atWork”. Në vitin 2026 përfiton edhe 6.25 milionë lekë, rreth 68 mijë euro, për “atWorkapp”.

Edhe bashkëshortja e tij, Xheni Maloku, është shpallur fituese. Ajo ka marrë 5.1 milionë lekë, rreth 55 mijë euro, për “Marigo Fashion Marketplace”, pasi kishte përfituar rreth 38 mijë euro edhe në vitin 2024.

Në total, çifti Selenica–Maloku ka përfituar rreth 240 mijë euro nga fondet publike.

Genti Selenica nuk ishte në listën paraprake të fituesve. Emri i tij u shtua vetëm pas procesit të ankimeve, duke kaluar nga i skualifikuar në përfitues të rreth 68 mijë eurove.

Institucionet nuk kanë bërë publike pikët që ai mori në vlerësimin e parë, pikët e shtuara pas ankimit dhe arsyet e ndryshimit të vendimit.

Kjo e bën të nevojshme transparencën e plotë për procesin.

Ministrja Delina Ibrahimaj dhe drejtuesi i Startup Albania, Arjan Ymeri, duhet të shpjegojnë përse fondet për inovacionin po përfundojnë dy vite radhazi te të njëjtët persona dhe mbi çfarë kriteresh janë marrë vendimet pas ankimeve.

Artikulli para

NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë

Artikulli pas

Gabimi që bëjmë me kondicionerin, përgjysmon rendimentin dhe rrit faturën e energjisë elektrike

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rritet ndjeshëm numri i bizneseve të huaja në Shqipëri

10 Tetor, 2026
Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka
Ekonomi

Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka

10 Tetor, 2026
Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës
Ekonomi

1 milionë llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda!

9 Tetor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Paratë nga shitja e shtëpisë apo trashëgimia, do të garantohen në banka deri në 15 milionë lekë

9 Tetor, 2026
Nëse Ngushtica e Hormuzit është e hapur, pse karburantet mbeten kaq të shtrenjta?
Ekonomi

Nëse Ngushtica e Hormuzit është e hapur, pse karburantet mbeten kaq të shtrenjta?

9 Tetor, 2026
Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?
Ekonomi

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
Gabimi që bëjmë me kondicionerin, përgjysmon rendimentin dhe rrit faturën e energjisë elektrike

Gabimi që bëjmë me kondicionerin, përgjysmon rendimentin dhe rrit faturën e energjisë elektrike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kursi i këmbimit po shkatërron eksportuesit, dëgjesë në Komisionin e Ekonomisë: Duhen masa urgjente!
Ekonomi

Kursi i këmbimit po shkatërron eksportuesit, dëgjesë në Komisionin e Ekonomisë: Duhen masa urgjente!

Nga SkyWeb
4 Mars, 2026
0

Me kërkesë të shoqatës Proeksport Albania dhe me mbështetjen e deputetëve nga të dy krahët politikë në Komisionin e Ekonomisë...

Lexo të plotë
DETAJET/ Fluturim direkt Shqipëri-Kanada, për çfarë e kishte fjalën Rama kur tha se u bllokua për shkak të pezullimit të Ballukut

DETAJET/ Fluturim direkt Shqipëri-Kanada, për çfarë e kishte fjalën Rama kur tha se u bllokua për shkak të pezullimit të Ballukut

3 Dhjetor, 2025
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do të tregtohen

29 Prill, 2026
Ikën italianë, francezë dhe grekë, tregu bankar shqiptar josh turqit: BSH miraton futjen e Ziraat Bank

Ikën italianë, francezë dhe grekë, tregu bankar shqiptar josh turqit: BSH miraton futjen e Ziraat Bank

6 Gusht, 2025
Qiratë po ndezin zemërimin e votuesve në Europë

Qiratë po ndezin zemërimin e votuesve në Europë

28 Maj, 2026

Të Fundit

Zbulim i ri shkencor, grafeni mund të identifikojë dëmtimet e trurit

Zbulim i ri shkencor, grafeni mund të identifikojë dëmtimet e trurit

10 Tetor, 2026
MSN Travel: Riviera shqiptare një alternativë preferenciale turistike

Media amerikane: Riviera Shqiptare, alternativa që rivalizon Santorinin

10 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për naftën dhe benzinën

10 Tetor, 2026
Integrimi europian duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate edhe para anëtarësimit në BE

Integrimi europian duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate edhe para anëtarësimit në BE

10 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr