• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 4 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Gjykata urdhëron hetim për kullën te “Zyber Hallulli”, KISH firmos kontratën tre ditë më vonë

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Shtator, 2026
në Aktualitet
A A
0
Gjykata urdhëron hetim për kullën te “Zyber Hallulli”, KISH firmos kontratën tre ditë më vonë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Erblin Vukaj

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka shfuqizuar vendimin e Prokurorisë për të mos filluar procedim penal lidhur me pretendimet e trashëgimtarëve të Ismail Surelit mbi ish-Vilat Gjermane, pasuri e përfshirë në projektin e Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH) për kampusin e ri të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” dhe Korpusin e Inspektorateve.

Projekti parashikon zhvendosjen e shtëpisë së fëmijës nga Rruga e Elbasanit te ish-Vilat Gjermane.

Lirimi i truallit aktual do t’i hapte rrugë një kompleksi me tri kulla, deri në 35 kate, koncepti arkitekturor i të cilit iu dha në fund të janarit grupit të udhëhequr nga studioja Rojkind Arquitectos.

Vendimi i gjykatës, i shpallur më 1 qershor dhe i shqyrtuar nga Citizens.al, e cilësoi vendimin e prokurorisë për mosfillimin e procedimit penal si jo të drejte dhe të pabazuar në prova.

Ndërkohë, vetëm tri ditë më vonë, më 4 qershor, pavarësisht këtij zhvillimi, Korporata njoftoi lidhjen e kontratës me kompaninë MOTUS për zhvillimin e projektit.

Në arsyetimin e vendimit, gjykata vlerëson se hetimi duhet të përfshijë mënyrën se si e drejta e parablerjes mbi ndërtesat nuk u pasqyrua në regjistrat e Kadastrës, si edhe ligjshmërinë e procedurave të ndjekura nga Ministria e Ekonomisë dhe KISH.

Sigurisht, ky vendim nuk provon ende kryerjen e ndonjë vepre penale dhe nuk shpall fajtorë, por ai konstaton se prokuroria e trajtoi çështjen si konflikt civil-administrativ, pa verifikuar pretendimet.

Nga SPAK-u te mbyllja e kallëzimit

Fillimisht trashëgimtarët e Ismail Surelit e patën depozituar kallëzimin në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Por, kjo e përcolli për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës.

Zonat e hedhura për zhvillim nga KISH/Citizens.al

Në kallëzim ngrihen dyshime për cenimin e së drejtës së parablerjes mbi ish-Vilat Gjermane dhe tjetërsimin e truallit me numër pasurie 8/552.

Pretendimet drejtoheshin ndaj Drejtorisë Vendore të Kadastrës “Tiranë Jug”, Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe KISH.

Kallëzimi përfshinte edhe kompaninë MOTUS, të lidhur me projektin fitues të kullave, si dhe kompanitë e tjera pjesëmarrëse në procedurat e partneritetit me Korporatën.

Trashëgimtarët kanë ngritur dyshime se disa prej pjesëmarrësve në konkurs mund të kenë shërbyer vetëm për plotësimin formal të garës. Sidoqoftë, ky pretendim mbetet për t’u provuar nga prokuroria.

Më 9 mars, Prokuroria e Tiranës vendosi të mos e fillonte procedimin penal. Sipas saj, problemi lidhej me administrimin e të dhënave kadastrale dhe efektet e akteve administrative. Për këtë arsye e konsideroi konfliktin të natyrës civile dhe administrative.

Por, gjykata e ka rrëzuar këtë arsyetim. Sipas vendimit të qershorit, Prokuroria nuk mund të dilte në përfundimin se mungonte vepra penale pa hetuar më parë ndërhyrjet në regjistra dhe përgjegjësinë individuale të personave të përfshirë.

Kush dhe çfarë pritet të hetohet?

Në thelb, gjykata nuk ka identifikuar persona të pandehur dhe as ka përcaktuar përgjegjësi penale, këto i janë kërkuar t’i nxjerrë prokuroria.

Kështu, në qendër të verifikimeve pritet të jenë zyrtarët e Kadastrës që administruan kartelën e pasurisë nr. 8/552, dhe grupi i punës që digjitalizoi regjistrin.

Planvendosja sipas vendimit të KKKP në zonën e Qytetit Studenti dhe ish-Vilat Gjermane/Citizens.al

Prokuroria urdhërohet të auditojë historikun elektronik të pasurisë, i cili përfshin çdo krijim, ndryshim ose fshirje të mundshme të kryer në dosjen kadastrale në fjalë.

Gjykata kërkon gjithashtu identifikimin e llogarive që kanë hyrë në kartelë, datën dhe orën e ndërhyrjeve. Duhet të gjurmohen gjithashtu adresat IP dhe terminalet e përdorura.

Paralelisht, kërkohet sekuestrimi i kartelave origjinale, fashikujve të pronës dhe regjistrat e vjetër hipotekorë dhe krahasimi i tyre me dokumentet e vitit 2014 dhe kartelën kadastrale të vitit 2025.

Ky ballafaqim pritet të tregojë çfarë ndryshoi, kur ndodhi dhe cilët persona mund të kenë ndërhyrë.

Sipas dokumenteve të shqyrtuara më herët nga Citizens.al vendimi nr. 461 i vitit 1995 i ka njohur familjes Sureli pronësinë e truallit. Por, duke qenë se mbi këtë truall ishin ndërtuar rezidencat e diplomatëve të Gjermanisë Lindore, të cilat pas rrëzimit të diktaturës janë përdorur nga institucionet shtetërore, ish-pronarëve iu njoh e drejta e parablerjes së tyre në rast privatizimi.

Kjo e drejtë ishte regjistruar në hipotekë që në vitin 1995 dhe rezultonte në dokumentet e përditësuara edhe në vitin 2014. Por, gjatë verifikimeve të vitit 2025, Kadastra i njoftoi trashëgimtarët se në kartelën e pasurisë nuk kishte shënime për parablerjen.

Interesimi i tyre nisi pasi mësuan se KISH e kishte përfshirë zonën në thirrjet e dështuara për zhvillimin e Bibliotekës Kombëtare. Korporata ia ofroi truallin e ish-vilave gjermane privatit si incentivë për ngritjen e një kulle me sipërfaqe prej 60,000m2.

Pas një zinxhiri ankesash të familjarëve, Kadastra pranoi se transkriptimet historike nuk ishin pasqyruar plotësisht gjatë digjitalizimit dhe e drejta e parablerjes u riregjistrua më 26 janar 2026.

Tani prokuroria duhet të përcaktojë nëse mospasqyrimi ishte keqadministrim apo rezultat i një serie veprimesh të qëllimshme teksa hetimi i saj duhet të shtrihet edhe mbi Ministrinë e Ekonomisë dhe Korporatën e Investimeve Shqiptare.

Gjykata ka kërkuar gjithashtu verifikimin e ligjshmërisë së thirrjes për “Korpusin e Inspektorateve dhe Shtëpinë e re të Fëmijëve ‘Zyber Hallulli’”. Në veçanti, duhet të sqarohet përse procedura vijoi, megjithëse institucionet u informuan për konfliktin pronësor.

Nga konkursi i ndarë te kontrata me MOTUS

Thirrja e Korporatës u hap më 15 shtator 2025. Ajo lidhte dy prona dhe dy projekte të ndryshme në një operacion të vetëm.

Investitori privat duhej të financonte kampusin e ri të jetimores te ish-Vilat Gjermane dhe zyrat e inspektorateve. Në këmbim, ai do të zhvillonte një kompleks multifunksional në truallin aktual të jetimores, pranë “Rrugës së Elbasanit”.

Ilustrim i projektit fitues të kullave që do të zënë vendin e jetimores Zyber Hallulli/Citizens.al

Të gjitha grupet paraqitën koncepte për të dyja zonat. Por juria vendosi se asnjëri nuk i përmbushte plotësisht kërkesat e konkursit. Për këtë arsye, më 29 janar 2026, ajo e ndau vlerësimin arkitekturor mes dy propozimeve.

Grupi i drejtuar nga Rojkind Arquitectos u përzgjodh për kompleksin me tri kulla 20, 25 dhe 35 kate. Ai ishte angazhuar nga MOTUS.

Ndërsa grupi i drejtuar nga Taller Hector Barroso u preferua për kampusin e jetimores dhe inspektorateve. Ai ishte angazhuar nga PROGEEN.

Megjithatë, ndarja e projekteve arkitekturore nuk përcaktoi automatikisht kompaninë që do të merrte zhvillimin. Fituesi ekonomik u përcaktua nga përqindja e sipërfaqes së kompleksit multifunksional që kompanitë i ofruan Korporatës.

MOTUS ofroi 46% të sipërfaqes së përgjithshme mbi dhe nën tokë. PROGEEN ofroi 45.5%, vetëm 0.5 pikë përqindjeje më pak.

Për rrjedhojë, MOTUS u rendit e para dhe mori përsipër të gjithë operacionin. Kjo përfshin financimin e dy godinave publike dhe zhvillimin e kompleksit në truallin aktual të jetimores.

MOTUS është në pronësi të plotë të sipërmarrësit Idajet Ismailaj. Kompania zotëron gjithashtu 57% të grupit FINMAN dhe 100% të Motus Construction.

Përmes FINMAN-it, grupi lidhet me kompaninë Alb-Star, e cila ndërtoi dhe aktualisht menaxhon stadiumin “Arena Kombëtare” dhe kullën prej 26 katëshe krah tij.

Ndërsa PROGEEN zotërohet dhe administrohet nga Genc Kuçuku, sipërmarrës i njohur për ndërtime pallatesh në Tiranë dhe i përfshirë në disa thirrje të tjera nga Korporata.

KISH njoftoi firmosjen e kontratës me MOTUS më 4 qershor 2026, vetëm tri ditë pas vendimit me të cilin gjykata kërkoi rikthimin e çështjes për hetim. Nuk është e qartë nëse Korporata ishte njoftuar zyrtarisht për vendimin para firmosjes së kontratës, por deri më sot nuk ka asnjë njoftim për këtë pjesë.

Vlen të theksohet se, vendimi gjyqësor nuk anulon konkursin, kontratën me MOTUS-in apo projektet fituese, ai nuk urdhëron as pezullimin e procedurës.

Megjithatë, kontrata tashmë lidhet me një pronë, historia kadastrale dhe administrimi i së cilës duhet të hetohen penalisht.

Prokuroria duhet të përcaktojë nëse zhdukja e së drejtës së parablerjes ishte një gabim administrativ apo veprim i qëllimshëm. Ajo duhet të verifikojë gjithashtu ligjshmërinë e vijimit të procedurave nga Ministria dhe Korporata.

Për momentin, nuk rezulton se persona konkretë janë marrë në pyetje apo zyrtarisht nën hetim. Gjykata ka vendosur vetëm se Prokuroria nuk mund ta mbyllte kallëzimin pa kryer këto verifikime.

Megjithatë, çështja nuk mbetet më vetëm një konflikt mes pronarëve dhe institucioneve publike, pasi hetimet duket se do të përfshijnë gjithashtu edhe investitorët.

E drejta e parablerjes përballë zhvillimit

Dokumentet nxjerrin në pah edhe një kundërthënie më të gjerë: shteti i njeh dhe i mbron me ligj të drejtat e ish-pronarëve, ndërsa procedurat e reja të zhvillimit të pronës shtetërore mund ta bëjnë ushtrimin e tyre praktikisht të pamundur.

Specifikimi i se ish-vilat gjermane do të prishen në dokumentet e thirrjes për Zyber Hallulli/Citizens.al

Legjislacioni shqiptar dhe në veçanti ligji nr. 133/2015 për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave e mbron këtë pozitë juridike. Por projekti i Korporatës nuk paraqitet si privatizim klasik i ish-Vilave Gjermane.

Ai parashikon zhvillimin e pronës përmes një marrëveshjeje me një investitor privat, ndërsa godinat mbi të cilat është regjistruar e drejta e parablerjes parashikohet të shemben për t’i hapur rrugë kampusit të ri.

Kjo krijon një çështje që kërkon interpretim konkret ligjor pasi nëse objektet zhduken përpara se të privatizohen, mbi çfarë mund të ushtrohet më pas e drejta e parablerjes së ish-pronarëve?

Rasti nxjerr në pah një problem që shkon përtej familjes Sureli dhe përtej “një gabimi” të mundshëm në Kadastër. Nga njëra anë, shteti ka ndërtuar një sistem ligjor që njeh dëmin e shkaktuar nga regjimi komunist, garanton kompensimin dhe ruan të drejtat e ish-pronarëve.

Nga ana tjetër, ligji nr. 71/2019 për Korporatën e Investimeve Shqiptare i jep Korporatës instrumente të gjera për transferimin, administrimin dhe zhvillimin e pronave shtetërore me partnerë privatë.

Pikërisht në ndërthurjen e këtyre dy kuadrove ligjore shfaqet problemi që nxjerr në pah rasti i familjes Sureli: A përmbajnë mekanizmat e zhvillimit të pronave shtetërore garanci të mjaftueshme që të drejtat e njohura më parë për pronësinë të mos mbeten vetëm formale ose të bëhen praktikisht të paushtrueshme? /Citizens.al

Artikulli para

Ushqimet që ndihmojnë për një shëndet të mirë të gojës

Artikulli pas

Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili, cilat do të jenë pasojat te konsumatorët

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

STATISTIKAT/ Tirana ka më shumë makina, por Durrësi renditet i pari për raportin banorë/automjete
Aktualitet

Mbi 65 mijë automjete u shtuan në rrugët e vendit për 8 muaj

4 Shtator, 2026
El Nino po bëhet më i fuqishëm, OKB paralajmëron për muajt në vijim
Aktualitet

El Nino po bëhet më i fuqishëm, OKB paralajmëron për muajt në vijim

3 Shtator, 2026
Rama vjen me “Transparenca.al 2.0”, Pasqyra Albania do t’u tregojë qytetarëve të vërtetën… sipas qeverisë
Aktualitet

Rama vjen me “Transparenca.al 2.0”, Pasqyra Albania do t’u tregojë qytetarëve të vërtetën… sipas qeverisë

3 Shtator, 2026
FLUTURIMET/ BE drejt rregullores strikte për mbrojtjen e të drejtave të pasagjerëve
Aktualitet

Sistemi i ri i kufijve në BE dyfishon rastet kur pasagjerët humbin fluturimin tranzit

3 Shtator, 2026
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë
Aktualitet

Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

3 Shtator, 2026
Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën
Aktualitet

Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën

3 Shtator, 2026
Artikulli pas
“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët

Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili, cilat do të jenë pasojat te konsumatorët

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Aktualitet

Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë

Nga Editor
11 Gusht, 2026
0

Jo të gjithë ata që humbin lejen e drejtimit arrijnë ta rifitojnë atë lehtësisht. Vetëm 6 kandidatë kanë kaluar me...

Lexo të plotë
FMN ngre alarmin: Bota pranë krizës më të madhe energjetike të kohëve moderne

Gjashtë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e kompanive të naftës

24 Gusht, 2026
Plazhi i Sardenjas ndalon çadrat nga mosha 10 deri ne 65 vjeç

Plazhi i Sardenjas ndalon çadrat nga mosha 10 deri ne 65 vjeç

11 Qershor, 2026
Amerikanët trajnojnë forcat e ushtrisë shqiptare për rrëzimin e dronëve

Amerikanët trajnojnë forcat e ushtrisë shqiptare për rrëzimin e dronëve

9 Dhjetor, 2025
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

Temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë në Shqipëri

2 Korrik, 2026

Të Fundit

Daily Express: Shqipëria po fiton vëmendjen e britanikëve duke u promovuar si “Maldivet e Evropës”

“Travel Off Path”: Ksamili kryeson mes 5 destinacioneve bregdetare më të mira në Europë

4 Shtator, 2026
Çfarë janë vijat e bardha pas avionëve dhe pse disa prej tyre qëndrojnë për orë të tëra?

Çfarë janë vijat e bardha pas avionëve dhe pse disa prej tyre qëndrojnë për orë të tëra?

4 Shtator, 2026
STATISTIKAT/ Tirana ka më shumë makina, por Durrësi renditet i pari për raportin banorë/automjete

Mbi 65 mijë automjete u shtuan në rrugët e vendit për 8 muaj

4 Shtator, 2026
A ka marrë fund më në fund recesioni ekonomik në Gjermani?

A ka marrë fund më në fund recesioni ekonomik në Gjermani?

4 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr