• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 28 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekonomi

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

SkyWeb SkyWeb
14 Korrik, 2026
në Ekonomi
A A
Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Akademia e Sigurisë ka ndryshuar mënyrën e furnizimit me ushqim për kursantët, pas dy rasteve të helmimeve masive të regjistruara brenda një muaji. Institucioni nuk përdor më shërbimin e kateringut nga ‘SORI-AL’, por vaktet tashmë gatuhen në mensën e Akademisë.

Burime bëjnë me dije se ndryshimi ka hyrë në fuqi më 27 qershor, me synimin për të shmangur përsëritjen e incidenteve që tronditën institucionin.

Krahas rikthimit të gatimit në ambientet e mensës, është bërë edhe riorganizimi i saj, është shtuar personeli i kuzhinës dhe është zgjeruar menuja që u ofrohet kursantëve.

Sipas burimeve, studentët që frekuentojnë Akademinë shprehen se ushqimi është më i freskët, ndërsa vaktet janë më të larmishme krahasuar me periudhën kur shërbimi ofrohej nga kompania e kateringut.

Vendimi vjen pas dy episodeve të njëpasnjëshme të dyshuara si helmime ushqimore. Në total, 116 kursantë shfaqën simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, duke u transportuar për ndihmë mjekësore në QSUT.

Pas rasteve u ngrit një grup hetimor, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mori mostra të ushqimeve për analiza laboratorike.

Rasti i parë u regjistrua në muajin maj, kur dhjetëra kursantë përfunduan në spital.

Analizat laboratorike identifikuan një kampion ushqimor jokonform, ku në makaronat e gatshme u konstatua prani mbi normë e bakterit Escherichia coli dhe stafilokokut koagulazë pozitiv.

Pas këtij konstatimi, AKU pezulloi përkohësisht aktivitetin e kompanisë “SORI-AL”, e cila ofronte shërbimin e kateringut për Akademinë e Sigurisë, por në një vendim të dytë kateringu vijoi aktivitetin.

Vetëm pak javë më vonë, një incident i dytë preku mbi 60 kursantë të tjerë. Edhe në këtë rast, AKU kreu kontrolle të menjëhershme, mori 14 mostra ushqimore për analiza dhe nisi verifikimet për të përcaktuar shkakun e ngjarjes./Boldnews

Etiketa: ushqim
Artikulli para

“Digjet” Italia, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45 gradë

Artikulli pas

“Ligji Klodian Makashi”/ Precedenti i rrezikshëm që i vuri Shqipërisë damkën e ligjit për një njeri të vetëm

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve
Aktualitet

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026
Kushte të këqija dhe paga të ulta, 1 në 3 shqiptarë po kërkon aktualisht të ndërrojë vendin e punës
Ekonomi

Prodhuesit paralajmërojnë rritje të kostove pas miratimit të paketës fiskale: Rrezikohet konkurrueshmëria e bizneseve shqiptare

27 Nëntor, 2026
Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël
Ekonomi

Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

27 Nëntor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Pusia ndaj bizneseve të vogla, futen në skemën e TVSH-së edhe ata me xhiro mbi 5 mln lekë në 2026

27 Nëntor, 2026
Më shumë taksa në vitin 2027! Nga makinat te TVSH-ja dhe ushqimet, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset nga 1 janari
Ekonomi

Më shumë taksa në vitin 2027! Nga makinat te TVSH-ja dhe ushqimet, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset nga 1 janari

27 Nëntor, 2026
Black Friday, si t’i rezistoni ofertave urgjente!
Ekonomi

Black Friday, si t’i rezistoni ofertave urgjente!

27 Nëntor, 2026
Artikulli pas
“Ligji Klodian Makashi”/ Precedenti i rrezikshëm që i vuri Shqipërisë damkën e ligjit për një njeri të vetëm

"Ligji Klodian Makashi"/ Precedenti i rrezikshëm që i vuri Shqipërisë damkën e ligjit për një njeri të vetëm

Të Përzgjedhura

Si Korea e Jugut po kthehet në një destinacion për turizmin shëndetësor
Shëndet

Si Korea e Jugut po kthehet në një destinacion për turizmin shëndetësor

SkyWeb
27 Korrik, 2026
0

Koreja e Jugut po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion jo vetëm për turizëm, por edhe për kontrolle...

Lexo të plotë
Si u bë Milano më i shtrenjtë se Londra, në lagjet e punëtorëve të dikurshëm po ngrihen prona luksi

Si u bë Milano më i shtrenjtë se Londra, në lagjet e punëtorëve të dikurshëm po ngrihen prona luksi

6 Maj, 2026
“The Guardian”: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

“The Guardian”: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025
Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

Ky zakon mund të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijës suaj

13 Nëntor, 2026
SPAK në hetim origjinën e pronës në Zvërnec, Rama: Sqarim i plotë fondeve të kaluara përmes bankës

Protestat në Tiranë, Rama: Merruni me mua sa të doni, shëndet më bëhen sharjet e mallkimet tuaja

7 Qershor, 2026

Të Fundit

Turkish Airlines paralajmëron anulimin e mega-porosisë për 150 Boeing Max pas përplasjeve për motorët

Pas Norse Atlantic, probleme edhe te Turkish Airlines: Çmimet e karburantin shkundin aviacionin

28 Nëntor, 2026
Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026
Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

27 Nëntor, 2026
Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

27 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In