• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 14 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Bankers Petroleum kërcënon Shqipërinë me tjetër Arbitrazh pas skandalit financiar

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Korrik, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompania “Bankers Petroleum” ka reaguar zyrtarisht pas hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj disa prej drejtuesve dhe punonjësve të saj aktualë dhe të mëparshëm në Shqipëri, duke i cilësuar këto zhvillime si shqetësuese dhe duke paralajmëruar përballje ligjore në arbitrazh ndërkombëtar. Në një deklaratë publikuar në faqen zyrtare të kompanisë në rrjetet sociale, “Bankers” thekson se ndryshimi i kontrollit të aksioneve tek investitorët aktualë ka ndodhur që në shtator të vitit 2016, ndaj nuk mban përgjegjësi për veprimet e mundshme të mëparshme.

Sipas kompanisë, hetimet janë paraprirë nga muaj mbikëqyrjeje të komunikimeve telefonike dhe sekuestrime të sendeve personale dhe të punës të disa punonjësve, për të cilat “Bankers” shpreh shqetësim të thellë për mënyrën dhe proporcionalitetin e ndjekur nga autoritetet. “Këto masa kanë kulmuar me vendosjen e kufizimeve ndaj individëve dhe kompanisë,” thuhet në deklaratë, ku gjithashtu konfirmohet se janë angazhuar ekipe ligjore brenda dhe jashtë Shqipërisë për të përfaqësuar interesat e kompanisë, përfshirë para organeve ndërkombëtare të arbitrazhit.

“Bankers” rikujton se marrëveshjet e saj për operimin në Shqipëri dhe sistemi i “rikuperimit të kostove”, i cili është në qendër të hetimit penal, janë vlerësuar më parë në një vendim përfundimtar të një arbitrazhi të ICC-së në vitin 2024. Kompania thekson se po bashkëpunon plotësisht me autoritetet shqiptare dhe se të gjithë punonjësit kanë të drejtën për një proces të drejtë dhe përfaqësim ligjor të pavarur.

Deklarata vjen në një kohë kur autoritetet shqiptare kanë zbuluar një skemë të dyshuar abuzimi që ka sjellë miliona euro dëm në buxhetin e shtetit. Sipas Prokurorisë së Fierit, kompania ka shmangur detyrimet tatimore përmes deklarimit të humbjeve për gati 20 vite, pavarësisht se ka eksportuar dhe shitur brenda vendit mbi 532 miliardë lekë naftë nga viti 2004 deri në vitin 2024.

Hetimi ka rezultuar me 14 masa sigurimi, nga të cilat 9 janë ekzekutuar dhe 5 persona janë shpallur në kërkim. Ndaj zyrtarëve të përfshirë janë ngritur akuza për “fshehje të të ardhurave”, “pastrim parash”, “shpërdorim detyre” dhe “moskryerje detyrash nga organet tatimore”. Dëmi i dyshuar në buxhetin e shtetit përmes përfitimit fiktiv të TVSH-së llogaritet në miliona euro. /skyweb.al

Etiketat: bankersbankers petroleum
Artikulli para

Roli i këshillave të medias në ruajtjen e vlerave etike të gazetarisë

Artikulli pas

Skemë kriminale, SPAK dërgon për gjykim skandalin e mikrokredive

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Zanati” fiton terren, 17 mijë nxënës në arsimin profesional
Aktualitet

“Zanati” fiton terren, 17 mijë nxënës në arsimin profesional

14 Shtator, 2026
Trump minimizon rreziqet e IA-së: Forcat negative po ngrenë shqetësime për gjëra që nuk do të ndodhin
Aktualitet

Trump minimizon rreziqet e IA-së: Forcat negative po ngrenë shqetësime për gjëra që nuk do të ndodhin

14 Shtator, 2026
Paga mesatare në Shqipëri shkon 1 000 euro, Rama tejkalon premtimin e 2023
Ekonomi

Paga mesatare në Shqipëri shkon 1 000 euro, Rama tejkalon premtimin e 2023

14 Shtator, 2026
Kriza demografike, sot e nisën klasën e parë gati 10 000 fëmijë më pak se 10 vjet më parë
Ekonomi

Kriza demografike, sot e nisën klasën e parë gati 10 000 fëmijë më pak se 10 vjet më parë

14 Shtator, 2026
Lufta rrezikon ta fusë botën në një spirale të rrezikshme inflacioni për shkak të çmimeve të karburanteve
Ekonomi

Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimet e naftës në tregje, taksat e larta e bëjnë situatën të papërballueshme në Shqipëri

14 Shtator, 2026
Presidenti Begaj uron fëmijët për nisjen e vitit të ri shkollor: Besoni te vetja dhe tek ëndrrat tuaja
Aktualitet

Presidenti Begaj uron fëmijët për nisjen e vitit të ri shkollor: Besoni te vetja dhe tek ëndrrat tuaja

14 Shtator, 2026
Artikulli pas
Skemë kriminale, SPAK dërgon për gjykim skandalin e mikrokredive

Skemë kriminale, SPAK dërgon për gjykim skandalin e mikrokredive

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Viruset po mësojnë si t’i mposhtin bakteret rezistente ndaj antibiotikëve
Shëndet

Viruset po mësojnë si t’i mposhtin bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

Nga Editor
15 Gusht, 2026
0

Një studim i ri i publikuar në Nature Microbiology ka zbuluar se disa bakteriofagë, viruse që infektojnë dhe shkatërrojnë bakteret,...

Lexo të plotë
Nuk e ka fajin karrigia, por divani

Nuk e ka fajin karrigia, por divani

1 Shtator, 2026
Nga shtrues asfalti në super biznesmen me 80 milionë euro investim, hijet pas Ëngjëll Agalliut që mori licencën për parkun fotovoltaik në Fier

Prodhuesit e energjisë diellore rendin drejt akumulatorëve, ERE u jep 60 ditë kohë

22 Korrik, 2026
Ku “avulluan” 2.5 ton salçiçe Wudy te SPAR Albania me listeri ? Raporti i KLSH jep alarmin mbi shëndetin e shqiptarëve

Ku “avulluan” 2.5 ton salçiçe Wudy te SPAR Albania me listeri ? Raporti i KLSH jep alarmin mbi shëndetin e shqiptarëve

25 Prill, 2026
Shqipëria “udhëheq” fluturimet komerciale, të parët në Europë me rreth 160% më shumë se para pandemisë

Drejtori i TIA zbulon planet për fluturimet direkte Tiranë-New York

4 Tetor, 2025

Të Fundit

Atokos, ishulli i çuditshëm grek ku turistët notojnë me derrat e egër

Atokos, ishulli i çuditshëm grek ku turistët notojnë me derrat e egër

14 Shtator, 2026
Rrugëtimi drejt dijes nis me mbështetje, One Albania pranë 100 fëmijëve pa kujdes prindëror të Fshatit SOS

Rrugëtimi drejt dijes nis me mbështetje, One Albania pranë 100 fëmijëve pa kujdes prindëror të Fshatit SOS

14 Shtator, 2026
“Zanati” fiton terren, 17 mijë nxënës në arsimin profesional

“Zanati” fiton terren, 17 mijë nxënës në arsimin profesional

14 Shtator, 2026
Trump minimizon rreziqet e IA-së: Forcat negative po ngrenë shqetësime për gjëra që nuk do të ndodhin

Trump minimizon rreziqet e IA-së: Forcat negative po ngrenë shqetësime për gjëra që nuk do të ndodhin

14 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr