Kompania e njohur shqiptare e lubrifikantëve, Kappa Oil merr pjesë në Automechanika Frankfurt 2026, panairin më të madh ndërkombëtar kushtuar pjesëve të automjeteve, lubrifikantëve, serviseve dhe teknologjive automotive.

Në edicionin e këtij viti, që zhvillohet nga 8 deri më 12 shtator, janë mbledhur rreth 500 kompani nga mbi 80 vende, duke e kthyer Frankfurtin në qendrën botërore të industrisë automotive.
Kappa Oil është e pranishme me stendën dhe ekipin e saj, ku po prezanton produktet dhe përvojën e kompanisë përkrah emrave më të njohur të industrisë globale.
Automechanika shërben si një pikëtakim mes prodhuesve, distributorëve dhe profesionistëve të sektorit, të cilët prezantojnë zhvillimet më të fundit në lubrifikantë, pjesë këmbimi, diagnostikim, riparim, inteligjencë artificiale dhe automjete elektrike.
Pjesëmarrja e sivjetshme vazhdon historinë e KAPPAOIL në këtë aktivitet, ku kompania ka qenë e pranishme edhe në edicionet e viteve 2012, 2014, 2016 dhe 2018.
E themeluar në Durrës në vitin 1992, KAPPAOIL e shfrytëzon panairin për të prezantuar markën shqiptare në një prej platformave më të rëndësishme të industrisë automotive dhe për të zgjeruar lidhjet me partnerët ndërkombëtarë. /skyweb.al















