• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 15 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pronat shtetërore në shitje për 1 EURO, qeveria vendos kushtet dhe penalitetet

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Pronat shtetërore në shitje për 1 EURO, qeveria vendos kushtet dhe penalitetet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka ndryshuar rregullat për përdorimin dhe privatizimin e pronave shtetërore, duke u hapur rrugën përfituesve të kontratave “1 euro” që të kërkojnë blerjen e pasurive.

Mundësia e blerjes u jepet subjekteve që kanë marrë me qira ose enfiteozë prona shtetërore me sipërfaqe mbi 500 metra katrorë, me tarifën simbolike “1 euro/kontrata”.

Për t’u pranuar kërkesa, investitori duhet të ketë realizuar brenda afatit kontraktor investime mbi 5 milionë euro.

Investimi duhet të jetë gjithashtu më i lartë se 750% e vlerës së pronës që kërkohet të blihet, ndërsa pasuria nuk duhet të jetë pjesë e pronave shtetërore të patjetërsueshme.

Plotësimi i kushteve do të provohet përmes dokumentacionit kontraktor, financiar dhe teknik.

Blerja e pronës nuk e çliron subjektin nga detyrimi për të realizuar plotësisht investimin dhe objektivat e përcaktuara në planin fillestar të biznesit.

Ky detyrim do të përfshihet në kontratën e shitjes dhe do të regjistrohet si kufizim në kartelën e pasurisë.

Deri në përfundimin e investimit, blerësi nuk mund t’ia shesë pronën një pale të tretë. Ky ndalim regjistrohet në Kadastër si hipotekë ligjore.

Nëse investitori nuk realizon investimin e premtuar, Ministria e Ekonomisë mund ta zgjidhë kontratën e shitjes në mënyrë të njëanshme.

Në këtë rast, prona e privatizuar i rikthehet shtetit, ndërsa qeveria ka të drejtë të mbajë edhe shumën e paguar nga blerësi.

Rregullat e reja vendosin edhe sanksione gjatë zbatimit të kontratave “1 euro”.

Për pjesën e investimit të parealizuar, qiramarrësi ose enfiteozëmarrësi penalizohet me 10% të vlerës së papërmbushur.

Për çdo vend pune të premtuar, por të pakrijuar, vendoset një penalitet prej 50 mijë lekësh.

Numri i vendeve të punës do të verifikohet sipas mesatares vjetore të punonjësve të deklaruar në administratën tatimore.

Institucionet përgjegjëse duhet të kontrollojnë të paktën një herë në gjashtë muaj realizimin e investimit, nivelin e punësimit, pagesën e qirasë, kamatëvonesat dhe penalitetet.

Udhëzimet përcaktojnë gjithashtu që procedurat e konkurrimit dhe komunikimi me ofertuesit të zhvillohen elektronikisht.

Për ndërtesat shtetërore, tarifa minimale mujore e qirasë caktohet në masën 0,3% të vlerës mesatare të shitblerjes së banesave në bashkinë ku ndodhet prona./skyweb.al

Etiketat: pronashteterore
Artikulli para

Si ta regjistroni në hipotekë kontratën e shitjes së një prone për të shmangur çdo të papritur, Kadastra tregon hapat

Artikulli pas

AKU ushtron kontrolle te Premium Beach Hotel në Golem pas shenjave të helmimit te disa turistë, raporti i Inspektoratit Shëndetësor: Nuk konstatuam probleme!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë
Ekonomi

Nga 1 janari dyfishohet bonusi mujor për pensionistët, sa do të jenë pensionet

15 Shtator, 2026
Si prodhohet një kartëmonedhë euro dhe sa kushton ajo?
Ekonomi

Si prodhohet një kartëmonedhë euro dhe sa kushton ajo?

15 Shtator, 2026
Raporti i ISHSH pas kontrollit te Premier Beach Hotel në Golem: Nuk u konstatuan probleme!
Ekonomi

Raporti i ISHSH pas kontrollit te Premier Beach Hotel në Golem: Nuk u konstatuan probleme!

15 Shtator, 2026
Shtyhet Censi i Bujqësisë, Shqipëria pret deri në 2027 për “fotografinë” e fermave dhe bagëtive
Ekonomi

Shtyhet Censi i Bujqësisë, Shqipëria pret deri në 2027 për “fotografinë” e fermave dhe bagëtive

15 Shtator, 2026
Rriten çmimet e naftës pas bllokimit të bisedimeve SHBA–Iran
Ekonomi

Shqiptarët s’pyesin: Çmimi i karburanteve në kulm, por rriten shitjet e naftës, benzinës dhe gazit

15 Shtator, 2026
Metoda e blerjeve “5, 4, 3, 2, 1”: Si të mbushni në mënyrë efektive shportën e supermarketit pa shpenzuar kot
Ekonomi

Shqiptarët po konsumojnë, karburantet kryesojnë me 8.4% në rritjen e shitjeve me pakicë

15 Shtator, 2026
Artikulli pas
AKU ushtron kontrolle te Premium Beach Hotel në Golem pas shenjave të helmimit te disa turistë, raporti i Inspektoratit Shëndetësor: Nuk konstatuam probleme!

AKU ushtron kontrolle te Premium Beach Hotel në Golem pas shenjave të helmimit te disa turistë, raporti i Inspektoratit Shëndetësor: Nuk konstatuam probleme!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

LISTA/ Pasaportat më të “forta” në botë, si renditet Shqipëria
Kryesore

LISTA/ Pasaportat më të “forta” në botë, si renditet Shqipëria

Nga SkyWeb
14 Janar, 2026
0

Lëvizja pa viza dhe kalimi i shpejtë në kufij vazhdon të mbetet një privilegj i lidhur drejtpërdrejt me fuqinë e...

Lexo të plotë
Mbi 41 000 migrantë kaluan La Manshin në 2025

Mbi 41 000 migrantë kaluan La Manshin në 2025

22 Dhjetor, 2025
Vjeshta që vendos fatin e zgjerimit: Një kalendar pritshmërish për të apasionuarit e politikave të Bashkimit Evropian

Vjeshta që vendos fatin e zgjerimit: Një kalendar pritshmërish për të apasionuarit e politikave të Bashkimit Evropian

14 Shtator, 2026
Kurthi me “kazinotë virtuale”, si po zhvaten shqiptarët në Facebook

Kurthi me “kazinotë virtuale”, si po zhvaten shqiptarët në Facebook

6 Janar, 2026
UDHËZIMI/ Qeveria i hap rrugën Paqes Fiskale, kush përfiton dhe si

UDHËZIMI/ Qeveria i hap rrugën Paqes Fiskale, kush përfiton dhe si

15 Maj, 2026

Të Fundit

Kaosi me trafikun në Tiranë, pse Policia Rrugore vijon të tolerojë kamionët e rëndë në orarin e ndalimit?!

Kaosi me trafikun në Tiranë, pse Policia Rrugore vijon të tolerojë kamionët e rëndë në orarin e ndalimit?!

15 Shtator, 2026
“Çelësi i fikjes” për IA të bëhet i detyrueshëm, propozimi i themeluesit të Anthropic

“Çelësi i fikjes” për IA të bëhet i detyrueshëm, propozimi i themeluesit të Anthropic

15 Shtator, 2026
Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë

Nga 1 janari dyfishohet bonusi mujor për pensionistët, sa do të jenë pensionet

15 Shtator, 2026
Si prodhohet një kartëmonedhë euro dhe sa kushton ajo?

Si prodhohet një kartëmonedhë euro dhe sa kushton ajo?

15 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr