Pas raportimit të Skyweb.al për kontrollet e ushtruara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Premium Beach Resort në Golem, kompania Premier Group ka vënë në dispozicion të redaksisë një dokument me konstatimet e ISHSH-së.
Kontrollet u kryen shqetësimeve të disa turistëve të huaj, të cilët raportuan shqetësime gastrointestinale pas konsumimit të ushqimit në restorantin e hotelit.
Sipas ISHSH-së inspektorët e degës rajonale të Tiranës ushtruan kontroll pranë Premium Hotel dhe nuk konstatuan asnjë problem që lidhet me kushtet higjenosanitare.

Nga kontrolli rezultoi se subjekti furnizohej me ujë higjienikisht të pastër, bazuar në raport-analizën nr. 65, të datës 4 maj 2026. Hoteli dispononte akt-miratimin higjieno-sanitar nr. 1498, të datës 22 korrik 2016.
Po ashtu, shërbimi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit ishte kryer nga kompania “Bioned” më 5 maj 2026.
Inspektorët konstatuan gjithashtu se personeli ishte i pajisur me libreza shëndetësore dhe se produktet ushqimore ruheshin në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare.
“Nga kontrolli dhe verifikimi i dokumentacionit dhe kushteve higjieno-sanitare të subjektit, nuk u konstatuan shkelje të kërkesave ligjore dhe higjieno-sanitare në momentin e inspektimit”, thuhet në përgjigjen e ISHSH-së.
Inspektimi është regjistruar në platformën “e-Inspektim” me numër çështjeje ISHSH-TR-2026-004176. /skyweb.al
















