• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Të pasurit e Shqipërisë u pasuruan edhe më tepër gjatë 2025

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur, ndërsa ata të zakonshmit njohën  një rritje të papërfillshme të kursimeve të mbajtura në sistemin bankar, bëhet e ditur nga të dhënat e raportuara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë.

ASD është një ent publik, funksioni bazë i të cilës është të arkëtojë një pagesë sigurimi nga bankat dhe shoqëritë e kursimit dhe të garantojë shlyerjen e depozitave në rast se ndonjë nga bankat falimenton. Sipas ligjit, depozitat garantohen dhe shlyhen të plota nëse janë më të ulëta se sa 2.5 milionë lekë dhe garantohen e shlyhen në një përqindje më të ulët nëse janë mbi 2.5 milionë lekë.

Incidentalisht, ky klasifikim ligjor krijon të dhëna që flasin edhe për pabarazinë në kursime të popullsisë, pasi ASD raporton numrin e depozitave dhe sasinë e fondeve të mbajtura në to poshtë limitit 2.5 milionë lekë dhe mbi këtë limit.

Ajo që është vërejtur në të dhënat e raportuara përgjatë pesë viteve të fundit është që fondet e mbajtura në depozita mbi 2.5 milionë lekë i përkasin në shumicë një numri të vogël qytetarësh ndërsa fondet e mbajtura në depozita nën këtë shumë, i pëkasin shumicës që ka depozita të vogla. Situata e pabarazisë në depozita ka ardhur në përkeqësim gjatë këtyre viteve.

Të dhënat për vitin 2025 tregojnë se kishte pothuajse 138 mijë depozita të mëdha me vlerë mesatare pothuajse 6 milionë lekë secila dhe 1.78 milionë depozita të vogla me vlerë mesatare 319 mijë lekë. Në total, depozituesit e pasur kanë 820 miliardë lekë në banka dhe depozitat e tyre u rritën gjatë vitit të kaluar me 10.8%. Nga ana tjetër, depozituesit e varfër kishin 568 miliardë lekë sëbashku, me rritje 6.4%.

Shqipëria nuk mban statistika për të matur fenomene të tilla si pabarazia sociale dhe për rrjedhojë, kjo çështje mbetet për t’u shqyrtuar me të dhëna të mbledhura për qëllime të tjera, siç është rasti i depozitave.

Në këtë rast flitet për “numër depozitash” dhe jo për “individë”, pasi një individ mund të ketë më shumë se një depozitë, si në rastin e depozitave të mëdha ashtu edhe në rastin e depozitave të vogla.

Gjatë vitit të kaluar, numri i depozitave ku gjenden vlera monetare në masën 2.5 milionë lekë ose në monedha të tjera me këtë ekuivalent, u rrit në pothuajse 138 mijë, me një rritje 9.2% kundrejt vitit 2024. Numri i depozitave nën 2.5 milionë lekë arriti në pothuajse 1.78 milionë, me rritje pothuasje 4% në krahasim me vitin 2024.

Të 138 mijë llogaritë e të pasurve kishin në gjendje mesatarisht 6 milionë lekë të rinj ose mbi 60 mijë euro ndërsa te llogaritë e shqiptarëve të zakonshëm, të 1.78 milionët, kishte mesatarisht 320 mijë lekë. /BIRN

Artikulli para

481 netë nën monitorim! Metoda SPECIALE, si e zbuloi SPAK apartamentin luksoz të Mirlinda Karçanajt në Tiranë

Artikulli pas

Salvini qetëson italianët dhe rajonin: Kemi karburant avionësh, por kriza mbetet ende kërcënim

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance
Ekonomi

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

30 Tetor, 2026
Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”
Ekonomi

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

30 Tetor, 2026
Rama: Bonusi i bebes do të kthehet në mbështetje mujore, konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit
Aktualitet

Rama: Bonusi i bebes do të kthehet në mbështetje mujore, konsultim për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

30 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Qeveria përgatit rritje tjetër të taksës së pronës në 2027

30 Tetor, 2026
Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!
Ekonomi

Zhduken 6.3 mld USD asete nga Binance, kontrolloni llogarinë tuaj!

30 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Ekonomi

Kërcet çmimi i naftës, Bordi miraton vlerat e reja: Hyn në fuqi në orën 15:00

30 Tetor, 2026
Artikulli pas
Salvini qetëson italianët dhe rajonin: Kemi karburant avionësh, por kriza mbetet ende kërcënim

Salvini qetëson italianët dhe rajonin: Kemi karburant avionësh, por kriza mbetet ende kërcënim

Të Përzgjedhura

Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Ekonomi

Shqipëria, ndër shtetet më të varura nga dërgesat e emigrantëve: 2.1 mld euro në 2024

Nga SkyWeb
15 Dhjetor, 2025
0

Transfertat personale dhe të ardhurat e punonjësve shqiptarë jashtë vendit arritën rreth 2.1 miliardë euro gjatë vitit 2024, sipas të...

Lexo të plotë
NASA publikon foto të reja magjepsëse nga Artemis II

NASA publikon foto të reja magjepsëse nga Artemis II

7 Prill, 2026
Vendimi për të mbyllur Zërin e Amerikës konsiderohet i paligjshëm nga gjykata

Vendimi për të mbyllur Zërin e Amerikës konsiderohet i paligjshëm nga gjykata

18 Mars, 2026
NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë

NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë

26 Gusht, 2026
OPEC+ vendos të rrisë prodhimin e naftës muajin e ardhshëm

OPEC+ vendos të rrisë prodhimin e naftës muajin e ardhshëm

13 Shtator, 2025

Të Fundit

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

Si u vodhën 6.3 mld USD për 20 minuta nga Binance

30 Tetor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

30 Tetor, 2026
Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

Kontrabandë nafte në Morinë? Si u lirua autoboti me plumbçe të parregullta pas ndërhyrjes nga “lartë”

30 Tetor, 2026
Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

Rama: Nga viti i ardhshëm fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

30 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr