• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqipëria, ndër shtetet më të varura nga dërgesat e emigrantëve: 2.1 mld euro në 2024

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Transfertat personale dhe të ardhurat e punonjësve shqiptarë jashtë vendit arritën rreth 2.1 miliardë euro gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.

Shuma përfaqëson një rritje të fortë krahasuar me një vit më parë, duke konfirmuar rolin ekonomik vendimtar që vijojnë të mbajnë emigrantët në mbështetjen e familjeve dhe qarkullimin financiar të vendit.

Nga totali, rreth 1.4 miliardë euro kanë ardhur nga vendet e Bashkimit Europian, ndërsa afërsisht 670 milionë euro nga vendet jashtë BE-së.

Në krahasim me vitin 2023, flukset hyrëse janë rritur me 12 për qind, ose rreth 224 milionë euro më shumë, ndërsa krahasuar me 2022-n rritja arrin në 430 milionë euro.

Transfertat personale përbëjnë pjesën më të madhe të këtyre dërgesave, ndërsa kompensimi i punonjësve përfshin të ardhurat e shqiptarëve që punojnë përkohësisht jashtë vendit përpara zbritjes së detyrimeve fiskale.

Në raport me ekonominë, Shqipëria renditet ndër vendet me varësinë më të lartë nga remitancat në Europë.

Sipas Eurostat, transfertat dhe kompensimi i punonjësve përfaqësojnë 5.1 për qind të PBB-së, duke e renditur vendin të tretin në kontinent pas Bosnjë-Hercegovinës me 7.6 për qind dhe Serbisë me 5.4 për qind.

Rritja e dërgesave lidhet ngushtë me emigracionin e viteve të fundit. Sipas statistikave të BE-së, vetëm gjatë periudhës 2023–2024 janë dhënë rreth 150 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë, më shumë se 70 mijë leje çdo vit.

Lejet për punë kanë pasur zgjerimin më të dukshëm, me rreth 20 mijë shqiptarë që kanë marrë leje pune çdo vit gjatë 2022–2024, kundrejt vetëm 3 deri në 4 mijë lejeve në vit një dekadë më parë.

Kjo rritje e ndjeshme e forcës punëtore shqiptare në vendet e BE-së ka përforcuar flukset financiare drejt vendit.

Sipas OECD, mbi 40 për qind e popullsisë shqiptare jeton sot jashtë vendit, duke përbërë një burim të qëndrueshëm të ardhurash për familjet dhe një faktor kyç në ekonominë shqiptare.

Të dhënat e vitit 2024 tregojnë qartë se remitancat mbeten një shtyllë thelbësore për stabilitetin financiar të Shqipërisë dhe një indikator i drejtpërdrejtë i dinamikës së emigracionit modern. /skyweb.al

Etiketat: euroremitancattransferta
Artikulli para

Mbi 500 gjoba në 48 orë, si e pësuan “karafilat” që nuk durojnë si të tjerët në radhë

Artikulli pas

Kompania e djalit të Çim Beshirit, Fabio Beshiri u fsheh nga policia për vdekjen e elektricistit 65-vjeçar në Paskuqan

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën
Ekonomi

Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

13 Nëntor, 2026
LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave
Ekonomi

Stabilizohet tregu botëror i naftës, pritet ulje e çmimeve të karburanteve

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë
Aktualitet

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Batica e euros: Si u dyfishua tregu valutor i Shqipërisë në katër vjet

13 Nëntor, 2026
Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq
Aktualitet

Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq

13 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Struktura e shpenzimeve, shqiptarët punojnë për t’u ushqyer, europianët për të jetuar

13 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Kompania e djalit të Çim Beshirit, Fabio Beshiri u fsheh nga policia për vdekjen e elektricistit 65-vjeçar në Paskuqan

Kompania e djalit të Çim Beshirit, Fabio Beshiri u fsheh nga policia për vdekjen e elektricistit 65-vjeçar në Paskuqan

Të Përzgjedhura

Fenomeni i Turnover-it në kompanitë shqiptare: Një kërcënim i heshtur për stabilitetin e biznesit
OP-ED

Fenomeni i Turnover-it në kompanitë shqiptare: Një kërcënim i heshtur për stabilitetin e biznesit

Nga SkyWeb
14 Prill, 2025
0

Nga Klodjan Shaqiri Në vitet e fundit, një ndër sfidat më të mëdha për tregun e punës në Shqipëri është...

Lexo të plotë
Temperaturat e larta dhe konfigurimi i krahëve, disa nga shkaqet që mund të kenë çuar në tragjedinë ajrore në Indi

Temperaturat e larta dhe konfigurimi i krahëve, disa nga shkaqet që mund të kenë çuar në tragjedinë ajrore në Indi

12 Qershor, 2025
Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

Skandali i mikrokredive, GJKKO zgjat afatin dhe kërkon më shumë hetime për bandën që i nxiu jetën mijëra familjeve shqiptare

27 Shkurt, 2026
Dronët me inteligjencë artificiale në fushëbetejë, si po ndryshon lufta në Ukrainë

Dronët me inteligjencë artificiale në fushëbetejë, si po ndryshon lufta në Ukrainë

10 Tetor, 2025
Vetëm pak ditë pas daljes në treg, iPhone Duo shfaq probleme me ekranin

Vetëm pak ditë pas daljes në treg, iPhone Duo shfaq probleme me ekranin

28 Tetor, 2026

Të Fundit

Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

13 Nëntor, 2026
LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave

Stabilizohet tregu botëror i naftës, pritet ulje e çmimeve të karburanteve

13 Nëntor, 2026
Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr