• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Sejko takim me drejtuesen e re të AMF, fokus stabiliteti financiar dhe mbrojtja e konsumatorit

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Janar, 2026
në Ekonomi
A A
Sejko takim me drejtuesen e re të AMF, fokus stabiliteti financiar dhe mbrojtja e konsumatorit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim zyrtar me Drejtoreshën e re Ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Adela Xhemali, në fokus të të cilit ishin zhvillimet ekonomike dhe bashkëpunimi institucional në sektorin financiar.

Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, gjatë takimit u diskutua situata aktuale e ekonomisë së vendit, performanca e aktivitetit ekonomik, gjendja e sistemit financiar dhe pritshmëritë për periudhën afatmesme.

Guvernatori Sejko prezantoi gjithashtu masat e fundit rregullatore të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë në fushën e mbikëqyrjes bankare, të orientuara drejt forcimit të mbrojtjes së konsumatorëve dhe rritjes së transparencës në raportet mes institucioneve financiare dhe klientëve.

Një tjetër temë e rëndësishme e diskutimit ishte ndërthurja gjithnjë e më e madhe mes sektorit bankar dhe atij jobankar, në kushtet e krijimit të grupeve financiare me aktivitet të përbashkët ndërsektorial. Në këtë kuadër, palët vlerësuan si të domosdoshëm shkëmbimin e informacionit mbi mënyrën e përgatitjes së statistikave dhe forcimin e koordinimit mbikëqyrës, për të identifikuar dhe parandaluar në kohë rreziqet që mund të cënojnë stabilitetin financiar.

Në funksion të procesit të integrimit evropian, u theksua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërinstitucional për përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga negociatat me Bashkimin Evropian. Në mënyrë të veçantë, bashkëpunimi mes Bankës së Shqipërisë dhe AMF-së lidhet me Kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”, Kapitullin 4 “Lëvizja e lirë e kapitalit” dhe Kapitullin 17 “Politika ekonomike dhe monetare”.

Në përfundim, Guvernatori Sejko rikonfirmoi gatishmërinë e Bankës së Shqipërisë për të vijuar një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe funksional me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, në mbështetje të stabilitetit makroekonomik dhe financiar të vendit.

Artikulli para

Tatimet thonë se e zgjidhën problemin e bizneseve me faturimet

Artikulli pas

TTW: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më emocionuese

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

LISTA/ Amerikanëve u kërkohet që këto modele të BMW-së të mos i parkojnë brenda, ose mund të pendohen!
Ekonomi

LISTA/ Amerikanëve u kërkohet që këto modele të BMW-së të mos i parkojnë brenda, ose mund të pendohen!

13 Nëntor, 2026
Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën
Ekonomi

Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

13 Nëntor, 2026
LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave
Ekonomi

Stabilizohet tregu botëror i naftës, pritet ulje e çmimeve të karburanteve

13 Nëntor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Batica e euros: Si u dyfishua tregu valutor i Shqipërisë në katër vjet

13 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Struktura e shpenzimeve, shqiptarët punojnë për t’u ushqyer, europianët për të jetuar

13 Nëntor, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

LISTA/ Kadastra kërkon pronarët e 1 818 pronave: Na shkruani t’ju mbyllim Legalizimin!

13 Nëntor, 2026
Artikulli pas
TTW: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më emocionuese

TTW: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më emocionuese

Të Përzgjedhura

A e dini se rreth 80% e njerëzve në botë nuk kanë udhëtuar kurrë me avion?
Aviacion

A e dini se rreth 80% e njerëzve në botë nuk kanë udhëtuar kurrë me avion?

Nga Editor
2 Tetor, 2025
0

Sipas një raporti të publikuar pak kohë më parë nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), rreth 78% e popullsisë...

Lexo të plotë
Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Europës, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Europës, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

31 Gusht, 2026
Si të gjeni bileta avioni të lira

Si të gjeni bileta avioni të lira

1 Gusht, 2021
Anakonda nga Amerika e Jugut gjendet në brigjet e Danubit

Anakonda nga Amerika e Jugut gjendet në brigjet e Danubit

12 Shtator, 2026
Trump kërkoi rregulla të qarta për kriptot, rriten aksionet

Trump kërkoi rregulla të qarta për kriptot, rriten aksionet

20 Gusht, 2026

Të Fundit

E FUNDIT/ “Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001

E FUNDIT/ “Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001

13 Nëntor, 2026
LISTA/ Amerikanëve u kërkohet që këto modele të BMW-së të mos i parkojnë brenda, ose mund të pendohen!

LISTA/ Amerikanëve u kërkohet që këto modele të BMW-së të mos i parkojnë brenda, ose mund të pendohen!

13 Nëntor, 2026
Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

13 Nëntor, 2026
LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave

Stabilizohet tregu botëror i naftës, pritet ulje e çmimeve të karburanteve

13 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr