• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 17 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Vera e shtrenjtë në Shqipëri: Argëtimi kushton 8.5% më shumë, transporti 7% dhe hoteleria 3.5%

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Shtator, 2026
në Ekonomi
A A
0
Vera e shtrenjtë në Shqipëri: Argëtimi kushton 8.5% më shumë, transporti 7% dhe hoteleria 3.5%
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sezoni veror ka sjellë një rritje të ndjeshme të çmimeve për lëvizjen, argëtimin dhe shërbimet turistike në Shqipëri. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në gusht transporti kushtoi 7% më shumë se një vit më parë, ndërsa çmimet e argëtimit, sportit dhe kulturës u rritën me 8.5%.

Shtrenjtimi ka prekurur edhe restorantet dhe strukturat akomoduese. Çmimet në këtë grup ishin 3.5% më të larta krahasuar me gushtin 2025 dhe u rritën me 0.3% vetëm gjatë muajit të fundit.

Tre grupet që lidhen ngushtë me lëvizjen, pushimet dhe konsumin gjatë sezonit turistik dhanë së bashku 1.65 pikë përqindje në inflacionin e harmonizuar prej 3%.

Kjo do të thotë se transporti, argëtimi dhe shërbimet e hoteleri-restoranteve prodhuan rreth 55% të rritjes vjetore të çmimeve të matur nga ky indeks. Megjithatë, këto kategori nuk lidhen vetëm me turistët, pasi përfshijnë edhe shpenzimet e kryera nga qytetarët shqiptarë.

Transporti dha një kontribut prej 0.59 pikë përqindjeje në inflacion, argëtimi, sporti dhe kultura 0.55 pikë, ndërsa restorantet dhe shërbimet e akomodimit 0.51 pikë përqindjeje.

Ushqimet dhe pijet joalkoolike mbetën grupi me ndikimin më të madh individual, duke kontribuar me 0.74 pikë përqindjeje. Çmimet e tyre ishin 2.1% më të larta se në gushtin e vitit të kaluar.

Në total, inflacioni i harmonizuar në Shqipëri rezultoi 3% në gusht, lehtësisht nën mesataren prej 3.2% të Bashkimit Europian. Krahasuar me korrikun, çmimet e konsumit u ulën me 0.1%, kryesisht për shkak të rënies me 0.9% të çmimeve të ushqimeve dhe veshjeve.

Por kjo ulje e përgjithshme nuk u reflektua te kostot e transportit. Vetëm brenda gushtit, çmimet e këtij grupi u rritën me 2.1%, duke e bërë lëvizjen një nga zërat me shtrenjtimin më të fortë të muajit.

Çfarë është inflacioni i harmonizuar?

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, i njohur si IHÇK, është një tregues i ndërtuar sipas së njëjtës metodologji në vendet europiane. Ai përdoret për të krahasuar nivelin e inflacionit të Shqipërisë me atë të vendeve të Bashkimit Europian dhe vendeve të tjera të kontinentit.

Ndryshe nga Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri, IHÇK përfshin të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit shqiptar. Në të llogariten jo vetëm blerjet e familjeve shqiptare, por edhe shpenzimet e turistëve të huaj që vizitojnë vendin.

Për këtë arsye, restorantet dhe shërbimet e akomodimit kanë një peshë shumë më të madhe në indeksin e harmonizuar. Ato përfaqësojnë 14.45% të shportës së IHÇK-së, kundrejt 5.7% që kanë në indeksin zyrtar shqiptar të çmimeve të konsumit.

Të dhënat e gushtit tregojnë se sezoni veror nuk ka sjellë vetëm më shumë vizitorë dhe të ardhura për bizneset, por edhe një presion të dukshëm mbi çmimet e transportit, argëtimit, restoranteve dhe akomodimit. /skyweb.al

Artikulli para

Euro vijon në nivelin më të ulët, rritet lehtë Dollari

Artikulli pas

Veriu surprizon me 25% më shumë vizitorë, por shumica dërrmuese e turistëve zgjodhën detin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon regjistrimi i objekteve pa Hipotekë dhe oborreve: S’paguan nëse të gjen Kadastra, tarifë e plotë nëse aplikon vetë te e-Albania
Ekonomi

Ndryshon regjistrimi i objekteve pa Hipotekë dhe oborreve: S’paguan nëse të gjen Kadastra, tarifë e plotë nëse aplikon vetë te e-Albania

17 Shtator, 2026
Grupi hungarez 4iG gati të listohet në NASDAQ
Ekonomi

Grupi hungarez 4iG gati të listohet në NASDAQ

17 Shtator, 2026
Kursi i këmbimit shkatërron eksportet shqiptare, rënie drastike gjatë gushtit
Ekonomi

Leku i fortë shpartallon eksportet shqiptare: Importet rriten tetë herë më shpejt, deficiti tregtar thellohet me 17%

17 Shtator, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje
Ekonomi

Euro vijon në nivelin më të ulët, rritet lehtë Dollari

17 Shtator, 2026
Fondi i Pensioneve SIGAL si mundësia më e mirë e investimit të kursimeve
Ekonomi

Fondi i Pensioneve SIGAL si mundësia më e mirë e investimit të kursimeve

17 Shtator, 2026
Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë
Ekonomi

Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë

17 Shtator, 2026
Artikulli pas
Shifrat e turizmit, hyrjet e të huajve në gusht u rritën me 9.9%

Veriu surprizon me 25% më shumë vizitorë, por shumica dërrmuese e turistëve zgjodhën detin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Daljet e reja në pension, si do të bëhet përllogaritja me koeficientët e rinj
Ekonomi

Rreth 1 200 lekë në qytet dhe 827 lekë në fshat, sa u rritën pensionet në 1 vit

Nga SkyWeb
30 Qershor, 2025
0

Shqipëria numëron në total 721,398 pensionistë nga këto 604 mijë janë pleqërie urbane dhe rurale. Pensioni mesatar në vend sipas...

Lexo të plotë
A po na dobëson teknologjia përqendrimin?

A po na dobëson teknologjia përqendrimin?

1 Mars, 2026
Shpresë për parandalimin e kancerit të stomakut

Shpresë për parandalimin e kancerit të stomakut

24 Mars, 2026
“Tarifa të çmendura”, Ryan Air braktis aeroportin holandez

Ryan Air transportoi 19.4 milionë pasagjerë në shtator

2 Tetor, 2025
Zhvillim historik në onkologji, medikamenti i ri jep rezultate pozitive kundër kancerit të pankreasit

Zhvillim historik në onkologji, medikamenti i ri jep rezultate pozitive kundër kancerit të pankreasit

1 Qershor, 2026

Të Fundit

Ndryshon regjistrimi i objekteve pa Hipotekë dhe oborreve: S’paguan nëse të gjen Kadastra, tarifë e plotë nëse aplikon vetë te e-Albania

Ndryshon regjistrimi i objekteve pa Hipotekë dhe oborreve: S’paguan nëse të gjen Kadastra, tarifë e plotë nëse aplikon vetë te e-Albania

17 Shtator, 2026
Grupi hungarez 4iG gati të listohet në NASDAQ

Grupi hungarez 4iG gati të listohet në NASDAQ

17 Shtator, 2026
Kursi i këmbimit shkatërron eksportet shqiptare, rënie drastike gjatë gushtit

Leku i fortë shpartallon eksportet shqiptare: Importet rriten tetë herë më shpejt, deficiti tregtar thellohet me 17%

17 Shtator, 2026
Shifrat e turizmit, hyrjet e të huajve në gusht u rritën me 9.9%

Veriu surprizon me 25% më shumë vizitorë, por shumica dërrmuese e turistëve zgjodhën detin

17 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr