• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 18 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shteti merr Aeroportin e Vlorës pas zvarritjeve, arbitrazhi rrëzon kërkesat e VIA-s sipas MIE

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Prapaskenat në Aeroportin e Vlorës, plas sherri mes Behgjet Pacollit dhe ortakut: Kush po kërkon të marrë investimin?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaron se zgjidhja e kontratës koncesionare për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës ka hyrë në fuqi, pasi Arbitri i Emergjencës nuk pranoi kërkesën e shoqërisë VIA për pezullimin e saj.

Sipas reagimit zyrtar, urdhri është nxjerrë më 16 shtator 2026, në kuadër të procedurës së arbitrazhit të urgjencës të nisur nga VIA, shoqëria koncesionare e aeroportit.

Ministria e konsideron vendimin një fitore të rëndësishme, duke theksuar se arbitri rrëzoi plotësisht dy nga tri kërkesat e koncesionarit.

Kërkesa kryesore e VIA-s ishte pezullimi i zgjidhjes së kontratës dhe i zbatimit të njoftimit të Ministrisë. Por, sipas MIE-së, arbitri vlerësoi se kontrata dhe provat e paraqitura nuk krijonin bazë të mjaftueshme ligjore për një masë të tillë.

Për këtë arsye, Ministria pretendon se zgjidhja e kontratës koncesionare ka hyrë tashmë në fuqi.

Arbitri ka rrëzuar gjithashtu kërkesën e VIA-s për ta detyruar Ministrinë të merrte pjesë në një proces ndërmjetësimi dhe të caktonte një ndërmjetës. Nuk është pranuar as kërkesa për shtyrjen me dy muaj të fillimit të arbitrazhit.

Megjithatë, arbitri ka urdhëruar ruajtjen e përkohshme të status quo-së. Deri në krijimin e tribunalit të plotë të arbitrazhit, Ministria nuk mund të ushtrojë disa prej të drejtave që lindin pas zgjidhjes së kontratës.

Praktikisht, kontrata konsiderohet e zgjidhur, por qeveria nuk mund të marrë menjëherë kontrollin operacional të aeroportit, të kërkojë dorëzimin e aseteve apo ta kalojë projektin te një operator tjetër, deri në një vendimmarrje të mëtejshme.

MIE thekson se kjo masë është afatshkurtër dhe nuk cenon vlefshmërinë e zgjidhjes së kontratës. Ajo do të qëndrojë në fuqi vetëm deri në konstituimin e tribunalit që do ta shqyrtojë konfliktin.

Sipas Ministrisë, VIA është urdhëruar gjithashtu të përballojë shpenzimet e procedurës së arbitrazhit të urgjencës.

MIE njoftoi se do t’i komunikojë zyrtarisht VIA-s hyrjen në fuqi të zgjidhjes së kontratës dhe do të përgatisë hapat e mëtejshëm për aeroportin, duke respektuar kufizimet e përkohshme të vendosura nga arbitri.

Konflikti nuk konsiderohet i mbyllur. Tribunali i plotë i arbitrazhit do të duhet të vendosë nëse zgjidhja e kontratës ishte e ligjshme, kush mban përgjegjësi për vonesat dhe nëse palët kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim.

Artikulli para

Shkencëtarët krijojnë qeliza imunitare që godasin kancerin

Artikulli pas

Këto ushtrime përmirësojnë lodhjen dhe dhimbjen te të mbijetuarit e kancerit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ibrahimaj me përfaqësuesit e marketeve: Leku u forcua, pse nuk po ulen çmimet e ushqimeve?
Ekonomi

Ministrja e Ekonomisë thotë se nuk e di pse rriten çmimet e ushqimeve në Shqipëri

18 Shtator, 2026
Rama kërkon më shumë transparencë nga supermarketet: Fitoni, por lini konsumatorët të marrin frymë
Ekonomi

Rama kërkon më shumë transparencë nga supermarketet: Fitoni, por lini konsumatorët të marrin frymë

18 Shtator, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

18 Shtator, 2026
Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin
Ekonomi

Vendimi i ri, çfarë ndodh me pronën nëse Kadastra nuk gjen poseduesin

18 Shtator, 2026
Të gjithë shqiptarët në Azi për të blerë makina, çfarë po ndodh me tregun?
Ekonomi

Udhëzimi i ri, rriten ndjeshëm kostot e zhdoganimit të makinave të përdorura: Sa do të paguani tani e tutje

18 Shtator, 2026
Dielli mbulon 30% të energjisë, Karakaçi: Fotovoltaikët po ndihmojnë sistemin gjatë muajve të verës
Ekonomi

Dielli mbulon 30% të energjisë, Karakaçi: Fotovoltaikët po ndihmojnë sistemin gjatë muajve të verës

18 Shtator, 2026
Artikulli pas
Këto ushtrime përmirësojnë lodhjen dhe dhimbjen te të mbijetuarit e kancerit

Këto ushtrime përmirësojnë lodhjen dhe dhimbjen te të mbijetuarit e kancerit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rritje minimale e kostove të ndërtimit, bizneset po harxhojnë më tepër për paga
Ekonomi

Rritje minimale e kostove të ndërtimit, bizneset po harxhojnë më tepër për paga

Nga SkyWeb
5 Qershor, 2026
0

Kostot e ndërtimit në Shqipëri po shfaqin shenja stabilizimi, madje në disa kategori materialesh kanë nisur të bien, por çmimet...

Lexo të plotë
“Truri i babait”, si e ndryshon atësia mendjen mashkullore

“Truri i babait”, si e ndryshon atësia mendjen mashkullore

19 Prill, 2026
Ishulli grek ofron bonuse për mjekët që shkojnë të punojnë aty

Ishulli grek ofron bonuse për mjekët që shkojnë të punojnë aty

27 Janar, 2026
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum

Bankers tërhiqet nga kërcënimet me Arbitrazh dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me shtetin shqiptar pas arrestimeve të bujshme

2 Gusht, 2025
Presidenti Begaj në Tetovë: Universiteti, nga histori rezistence drejt standardeve më të larta

Presidenti Begaj në Tetovë: Universiteti, nga histori rezistence drejt standardeve më të larta

28 Shkurt, 2026

Të Fundit

Ibrahimaj me përfaqësuesit e marketeve: Leku u forcua, pse nuk po ulen çmimet e ushqimeve?

Ministrja e Ekonomisë thotë se nuk e di pse rriten çmimet e ushqimeve në Shqipëri

18 Shtator, 2026
Robotët humanoidë do të marrin komanda me zë që nga viti i ardhshëm

Robotët humanoidë do të marrin komanda me zë që nga viti i ardhshëm

18 Shtator, 2026
Pabarazi edhe në spitale: Gratë marrin më pak trajtime intensive dhe kirurgjikale se burrat

Pabarazi edhe në spitale: Gratë marrin më pak trajtime intensive dhe kirurgjikale se burrat

18 Shtator, 2026
OBSH: Gratë dominojnë sektorin e shëndetësinë në Evropë, por paguhen 19% më pak se burrat

OBSH: Gratë dominojnë sektorin e shëndetësinë në Evropë, por paguhen 19% më pak se burrat

18 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr