• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 28 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Gusht, 2025
në Turizëm
A A
0
Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, ky thesar ballkanik po kthehet në një nga arratisjet më joshëse të Europës

RTL Radio ka çelur serinë e saj mbi destinacionet alternative të pushimeve në Europë. Në pjesën e tretë të kësaj serie, vëmendja është përqendruar te Shqipëria – një vend në mes të një transformimi të shpejtë, që po kthehet në një pikë të nxehtë në hartën turistike të Europës. Me një territor që shtrihet nga majat e egra të Alpeve Shqiptare deri te bregdeti magjepsës i Jonit, Shqipëria po perceptohet gjithnjë e më shumë si një nga arratisjet më tërheqëse të kësaj vere.

Natyrë e paprekur në veri

Shqipëria ofron një shumëllojshmëri të jashtëzakonshme brenda një sipërfaqeje të vogël, me peizazhe natyrore larg turizmit masiv. Në veri, pranë kufirit me Kosovën dhe Malin e Zi, ndodhen të ashtuquajturat “Bjeshkët e Nemuna” ose Alpet Shqiptare. Zonat e Valbonës dhe Thethit përshkohen nga shtigje ecjeje që kalojnë nëpër peizazhe malore spektakolare, thuajse të paprekura nga dora e njeriut.

Fshatra të vegjël me shtëpi guri, lumenj të kthjellët dhe pamje panoramike e kthejnë këtë rajon në një parajsë për adhuruesit e natyrës dhe ata që kërkojnë qetësi.

Parku Kombëtar i Vjosës – një mrekulli natyrore unike në Europë

Parku Kombëtar i Vjosës, i shpallur në vitin 2023 si “Parku i Parë Kombëtar i Lumit të Egër” në Europë, shton edhe më shumë bukuri natyrore në hartën e Shqipërisë. Lumi Vjosa konsiderohet si lumi i fundit i madh në kontinent që rrjedh i lirë, pa diga apo pengesa, ndërsa rajoni përreth është habitat i mbi 1,100 llojeve të kafshëve dhe bimëve, përfshirë rrëqebullin ballkanik, lundërtarët dhe zogj të rrallë.

Zona monitorohet dhe mbrohet me përkushtim, ndërsa promovohen forma të qëndrueshme të turizmit të butë.

Riviera – plazhe si në Maldive

Për ata që preferojnë detin më shumë se malet, edhe këtu Shqipëria nuk zhgënjen. Riviera Shqiptare përgjatë bregut të Jonit është një nga rajonet më të bukura, por ende të paeksploruara plotësisht të Mesdheut.

Plazhet e Ksamilit, Dhërmiut dhe Himarës ofrojnë rërë të imët, ujëra të kristalta ngjyrë smeraldi dhe një atmosferë të qetë – larg turmave të resorteve të mëdha.

Që prej verës së vitit 2024, kjo pjesë e bregdetit është bërë më lehtësisht e aksesueshme falë Tunelit të Llogarasë, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që lidh më shpejt malet me detin. Udhëtimi nëpër kalimin dikur të rrezikshëm është shkurtuar nga 30 në vetëm 7 minuta, duke nxitur ndjeshëm turizmin në rajon.

Jeta urbane dhe kujtesa historike

Kryeqyteti, Tirana, është një përzierje ngjyrash, historie dhe gjallërie urbane. Qendra e saj është plot energji krijuese – nga kafenetë me muzikë live dhe arti në rrugë, te restorantet inovative dhe një popullatë e re që i jep jetë qytetit.

Tirana përballet hapur edhe me të shkuarën e saj. Muzeumet Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2, të vendosura në bunkerë nëntokësorë nga koha e diktaturës, tregojnë historinë e komunizmit në një mënyrë vizuale mbresëlënëse.

Kulturë dhe thesare historike

Trashëgimia kulturore e Shqipërisë është po aq e pasur sa peizazhet e saj natyrore. Në veriperëndim ndodhet Shkodra, një nga vendbanimet më të vjetra të rajonit, e vendosur pranë liqenit më të madh në Ballkan. Kalaja e Rozafës ngrihet mbi qytet, duke ofruar pamje të gjera mbi ujërat, malet dhe lumin që përshkon zonën.

Më në jug, qytetet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Berati – i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve” – dhe Gjirokastra, e dalluar për arkitekturën osmane dhe shtëpitë prej guri, ofrojnë pamje autentike dhe plot gjallëri të traditave dhe identitetit shqiptar.

Informacione praktike

Edhe pse ende jashtë Bashkimit Europian, Shqipëria pranon euron në shumë restorante dhe dyqane. Monedha kombëtare është leku, por turistët shpesh nuk kanë nevojë të këmbejnë para.

Me një kosto jetese më të ulët se vendet fqinje, Shqipëria ofron një mundësi pushimi të përballueshme për buxhetin.

Me pak fjalë, Shqipëria ofron natyrë spektakolare, mikpritje të ngrohtë, kulturë të pasur dhe një Rivierë që mund të krahasohet me destinacionet më të njohura. Qoftë në ecje në male, relaks buzë detit apo eksplorim të qyteteve historike, mbetet një destinacion i paprekur – afër shtëpisë, por me ndjesinë e një bote tjetër./Monitor

Etiketat: alpetshqiperiturizem
Artikulli para

Kodi i ri Penal, tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit”!

Artikulli pas

Organizatat e shoqërisë civile ngrenë alarmin pas ndryshimeve në Kodin Penal: Synohet frikësimi i gazetarëve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

A po bëhet Tirana e shtrenjtë për të jetuar? Rritja e çmimeve të banesave, vështirësi për blerësit e rinj
Turizëm

Tirana rekomandohet për pushime ekonomike në tetor

28 Shtator, 2026
Sa shpesh duhet të bëjmë pushime? Studimi sugjeron një strategji të re
Shëndet

Sa shpesh duhet të bëjmë pushime? Studimi sugjeron një strategji të re

27 Shtator, 2026
“CN Traveller”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira të Ballkanit për t’u vizituar
Turizëm

Time Out: Riviera Shqiptare, ndër destinacionet evropiane për të shijuar dimrin me diell

26 Shtator, 2026
U nisën për një destinacion sekret, 150 influencues dhe gazetarë mbërritën në Tiranë
Turizëm

U nisën për një destinacion sekret, 150 influencues dhe gazetarë mbërritën në Tiranë

26 Shtator, 2026
Favorizoi biznesin e familjarit te Syri i Kaltër, shkarkohet nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë
Turizëm

Shqipëria ngjitet 10 vende në renditjen botërore të turizmit

25 Shtator, 2026
Cilat janë pasaportat më të fuqishme të Evropës për udhëtime pa vizë?
Aktualitet

Cilat janë pasaportat më të fuqishme të Evropës për udhëtime pa vizë?

25 Shtator, 2026
Artikulli pas
Organizatat e shoqërisë civile ngrenë alarmin pas ndryshimeve në Kodin Penal: Synohet frikësimi i gazetarëve

Organizatat e shoqërisë civile ngrenë alarmin pas ndryshimeve në Kodin Penal: Synohet frikësimi i gazetarëve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

EasyJet nuk pret probleme të furnizimit me karburant gjatë verës
Aviacion

EasyJet nuk pret probleme të furnizimit me karburant gjatë verës

Nga SkyWeb
22 Maj, 2026
0

EasyJet deklaron se nuk pret probleme me furnizimin me karburant gjatë verës, pavarësisht krizës së krijuar nga lufta me Iranin...

Lexo të plotë
Dhimbje shpine apo bërryli? Mund të jetë nga lojërat në telefon

Dhimbje shpine apo bërryli? Mund të jetë nga lojërat në telefon

3 Shtator, 2026
Stuhia Goretti godet Europën, fluturime dhe trena të anuluar

Stuhia Goretti godet Europën, fluturime dhe trena të anuluar

9 Janar, 2026
Greqia po vendos rregulla të forta për licencat e reja të parqeve eolike dhe fotovoltaike

Greqia po vendos rregulla të forta për licencat e reja të parqeve eolike dhe fotovoltaike

21 Maj, 2026
Zëvendësimi i valvulës pa operacion, mjekët në pikëpyetje për efektivitetin e metodës së re

Zëvendësimi i valvulës pa operacion, mjekët në pikëpyetje për efektivitetin e metodës së re

24 Prill, 2026

Të Fundit

A po bëhet Tirana e shtrenjtë për të jetuar? Rritja e çmimeve të banesave, vështirësi për blerësit e rinj

Tirana rekomandohet për pushime ekonomike në tetor

28 Shtator, 2026
Yndyra nuk është “armiku”: Pse është e rëndësishme për trupin

Yndyra nuk është “armiku”: Pse është e rëndësishme për trupin

28 Shtator, 2026
Keni dhimbje? Në disa raste, aktiviteti fizik mund të jetë po aq efektiv sa qetësuesit

Keni dhimbje? Në disa raste, aktiviteti fizik mund të jetë po aq efektiv sa qetësuesit

28 Shtator, 2026
Investimet shqiptare jashtë vendit, në rënie për 6-mujorin e parë

Investimet shqiptare jashtë vendit, në rënie për 6-mujorin e parë

28 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr