• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 20 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rritja e galopante e çmimeve, Moody’s paralajmëron për fluskën e ndërtimit në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
TABELA/ Si ndryshon taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rritja e pandërprerë e çmimeve të banesave dhe ekspozimi gjithnjë e më i madh i bankave ndaj tregut të pronave mund ta bëjnë ekonominë shqiptare të cenueshme ndaj një goditjeje të papritur.

Paralajmërimi vjen nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s, e cila evidenton për herë të parë me kaq shqetësim lidhjen mes shtrenjtimit të banesave, zgjerimit të kreditimit dhe stabilitetit të sektorit bankar.

Në vlerësimin e publikuar më 18 shtator, Moody’s thekson se nevojat e larta për huamarrje dhe rreziqet bankare të lidhura me rritjen e shpejtë të çmimeve të banesave e ekspozojnë Shqipërinë ndaj goditjeve të mundshme.

Agjencia nuk deklaron se rënia e tregut ka filluar dhe nuk përdor drejtpërdrejt termin “flluskë”. Megjithatë, evidentimi i çmimeve të larta dhe i kreditimit të shpejtë sinjalizon se tregu ka hyrë në një zonë ku një korrigjim mund të prodhojë pasoja më të gjera ekonomike.

Nëse çmimet e pronave do të pësonin një rënie të fortë, do të ulej edhe vlera e banesave të vendosura si garanci për kreditë. Kjo mund të ndikonte në cilësinë e portofolit të bankave dhe të sillte shtrëngim të kushteve të kreditimit.

Moody’s vlerëson se bankat shqiptare kanë kapitalizim të përshtatshëm, likuiditet të mirë dhe cilësi përgjithësisht të qëndrueshme të aktiveve. Por euroizimi i lartë dhe rritja e shpejtë e huadhënies për pasuri të paluajtshme mbeten burime rreziku.

Ekspozimi i bankave ndaj tregut të pronave është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2025 kreditë për blerjen e banesave nga individët dhe ato për pasuri të paluajtshme nga bizneset përbënin së bashku rreth 52% të portofolit të kredisë.

Vlera e këtij ekspozimi arrinte në rreth 470 miliardë lekë, ndërsa deri në fund të majit 2026 ishte rritur në 477 miliardë lekë, ose mbi 5 miliardë euro.

Kreditimi i lidhur me pronat është zgjeruar me rreth 12.5% brenda një viti dhe është më shumë se dyfishuar krahasuar me fillimin e vitit 2020.

Rritja e çmimeve është mbështetur nga kreditimi, investimet në ndërtim, blerjet nga emigrantët dhe të huajt, si dhe nga flukset financiare që janë orientuar drejt pasurive të paluajtshme.

Por nëse kërkesa ngadalësohet, kostot e financimit rriten ose flukset nga jashtë dobësohen, tregu mund të përballet me një korrigjim pas ciklit të gjatë të shtrenjtimit.

Pikërisht për të frenuar rrezikun, Banka e Shqipërisë ka vendosur kufizime për kreditë e reja, bazuar në raportin ndërmjet kredisë dhe vlerës së pronës, si dhe në raportin ndërmjet këstit dhe të ardhurave të huamarrësit.

Paralajmërimi për tregun e pronave vjen megjithëse Moody’s përmirësoi perspektivën e Shqipërisë nga “e qëndrueshme” në “pozitive” dhe konfirmoi vlerësimin sovran në nivelin “Ba3”. Agjencia parashikon rritje ekonomike prej 3.6% gjatë vitit 2026 dhe 3.5% më 2027, si dhe uljen e borxhit publik nga 52.9% në 50.2% të PBB-së.

Sinjali i Moody’s është se ekonomia shqiptare vazhdon të ketë tregues pozitivë, por bumi i ndërtimeve dhe rritja e çmimeve të banesave nuk mund të vazhdojnë pa kufi. Sa më shumë bankat dhe ekonomia lidhen me tregun e pronave, aq më të mëdha bëhen pasojat e një korrigjimi të mundshëm.

RAPORTI I PLOTË

Etiketat: ndertim
Artikulli para

E dyta më e shtrenjtë në Europë, sa kushton të rrisësh një foshnjë në Shqipëri?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Të gjithë duan “çun; Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale
Aktualitet

E dyta më e shtrenjtë në Europë, sa kushton të rrisësh një foshnjë në Shqipëri?

20 Shtator, 2026
Pas bumit të qumështit bimor, konsumatorët rikthehen te qumështi i lopës
Kryesore

Pas bumit të qumështit bimor, konsumatorët rikthehen te qumështi i lopës

20 Shtator, 2026
Thellohet kriza në tregun europian të makinave, Porsche planifikon të shkurtojë mijëra vende pune
Ekonomi

Thellohet kriza në tregun europian të makinave, Porsche planifikon të shkurtojë mijëra vende pune

20 Shtator, 2026
Të rrisësh një fëmijë në Itali mund të kushtojë deri në 212 mijë euro
Ekonomi

Të rrisësh një fëmijë në Itali mund të kushtojë deri në 212 mijë euro

20 Shtator, 2026
SHBA-ja i thotë “JO” naftës saudite gjatë Korrikut, herë të parë në mbi 40 vjet
Ekonomi

Sulmet në Arabinë Saudite rikthejnë frikën në tregje, nafta mbetet mbi 100 dollarë

20 Shtator, 2026
Tronditet Turqia, falimentimi VIP i “piramidës financiare” që kujton skemat e ’97-s në Shqipëri fundos bursën
Ekonomi

Tronditet Turqia, falimentimi VIP i “piramidës financiare” që kujton skemat e ’97-s në Shqipëri fundos bursën

19 Shtator, 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja mediatike shqiptare
Aktualitet

Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja mediatike shqiptare

Nga SkyWeb
16 Dhjetor, 2025
0

Të mërkurën, një artikull i publikuar nga Independent Policy Digest – një faqe interneti me qendër në Richmond, Virxhinia, raportonte...

Lexo të plotë
TABELA/ Si ndryshon taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

Rriten pagat në sektorin e ndërtimit, ulen kostot e materialeve

4 Dhjetor, 2025
Nafta e shtrenjtë dhe tensionet gjeopolitike godasin tregjet e aksioneve

Nafta e shtrenjtë dhe tensionet gjeopolitike godasin tregjet e aksioneve

7 Shtator, 2026
Si të gjeni bileta avioni të lira

Sa fiton realisht një kompani ajrore nga një fluturim? Analiza e shifrave i jep fund spekulimeve

9 Mars, 2026
Samiti Digjital: Rajoni hedh hapa të guximshëm drejt një të ardhmeje të integruar digjitale

Samiti Digjital: Rajoni hedh hapa të guximshëm drejt një të ardhmeje të integruar digjitale

2 Tetor, 2025

Të Fundit

TABELA/ Si ndryshon taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

Rritja e galopante e çmimeve, Moody’s paralajmëron për fluskën e ndërtimit në Shqipëri

20 Shtator, 2026
Të gjithë duan “çun; Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale

E dyta më e shtrenjtë në Europë, sa kushton të rrisësh një foshnjë në Shqipëri?

20 Shtator, 2026
Trump: Disa vaksina të fëmijëve duhet të ndahen në pesë doza, ulen rastet e autizmit

Trump: Disa vaksina të fëmijëve duhet të ndahen në pesë doza, ulen rastet e autizmit

20 Shtator, 2026
Kombucha, a është vërtet kjo pije “mrekullibërëse” për shëndetin?

Kombucha, a është vërtet kjo pije “mrekullibërëse” për shëndetin?

20 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr