Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është parë duke dalë nga ambientet e SPAK pas marrjes në pyetje. Ai u largua me kokën ulur dhe një cigare në dorë.
View this post on Instagram
Sipas informacioneve paraprake, emri i Prodës ka dalë nga materialet e sekuestruara në celularët e gjetur në zyrën e Ergys Agasit. Përmbajtja e këtyre materialeve dhe roli që hetuesit i atribuojnë ish-kreut të Policisë nuk janë bërë publike.
Me urdhër të GJKKO-së, hetuesit kanë kryer kontrolle në banesën e Prodës dhe kanë urdhëruar edhe kontroll personal ndaj tij. Deri tani nuk është njoftuar një masë sigurie për ish-kreun e Policisë.
Në kuadër të të njëjtit hetim, burimet raportojnë për masa sigurie ndaj drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe dy ekspertëve kriminalistë të Policisë së Shtetit. SPAK nuk ka publikuar ende një njoftim që të sqarojë akuzat dhe masat për secilin prej personave të përfshirë. /skyweb.al
















