• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ulet ndjeshëm kostoja e transfertave të parave nga dhe drejt Shqipërisë, BSH shpjegon tarifat

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Gusht, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Ulet ndjeshëm kostoja e transfertave të parave nga dhe drejt Shqipërisë, BSH shpjegon tarifat
Share on FacebookShare on WhatsApp

Vetëm dy muaj para hyrjes në fuqi të sistemit SEPA në Shqipëri, Banka e Shqipërisë ka përcaktuar zyrtarisht kufijtë maksimalë të tarifave që do të aplikohen për çdo transaksion nëpërmjet këtij mekanizmi.

Sipas projekt-rregullores së publikuar nga autoriteti qendror bankar, asnjë pagesë hyrëse në Shqipëri përmes SEPA nuk do të kushtojë më shumë se 3 euro.

Kjo do të thotë se një emigrant shqiptar që i dërgon para familjes në Shqipëri, nuk do të përballet me tarifa më të larta për transfertën, pavarësisht shumës. Rregullorja parashikon që kjo tarifë maksimale të vlejë për çdo transfertë hyrëse, duke reduktuar ndjeshëm kostot e deritanishme të shërbimeve bankare ndërkufitare.

Për pagesat dalëse, pra ato që nisen nga Shqipëria drejt vendeve të tjera anëtare të skemës SEPA, Banka e Shqipërisë ka vendosur që tarifat nuk duhet të jenë më të larta se ato që aplikohen aktualisht për pagesat kombëtare në euro përmes sistemit AIPS. Për shembull, në sistemin AIPS EURO, komisioni minimal që aplikojnë bankat është 4 euro, dhe e njëjta logjikë do të vlejë edhe për transfertat dalëse përmes SEPA.

Në rastet kur vlera e transfertës është më e vogël ose e barabartë me 150 mijë euro, bankat nuk do të mund të aplikojnë tarifë më të lartë se 0.02% e shumës së transferuar.

Gjithashtu, kur llogaria e dërguesit dhe ajo e përfituesit janë në monedha të ndryshme (p.sh., nga lekë në euro), sistemi do të përfshijë automatikisht këmbimin valutor, dhe për këtë do të aplikohet një tarifë shtesë sipas kursit të këmbimit të ditës dhe politikave të bankës përkatëse.

Skema SEPA (Single Euro Payments Area) do të jetë funksionale në Shqipëri që nga 7 tetori 2025, duke u dhënë mundësi qytetarëve dhe bizneseve shqiptare të kryejnë pagesa të shpejta, të sigurta dhe me kosto të ulët në euro me vendet anëtare të skemës.

Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, përfitimet ekonomike janë të konsiderueshme. Vetëm në vitin e parë, ekonomia shqiptare pritet të kursejë të paktën 20 milionë euro, ndërsa kjo shifër pritet të rritet në vitet në vijim falë efikasitetit dhe kostove të reduktuara që ofron SEPA.

Përfshirja e Shqipërisë në këtë skemë shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit financiar dhe afron vendin me standardet e Bashkimit Evropian në fushën e pagesave elektronike./skyweb.al

Artikulli para

Tatimet thonë se kapën 585 000 euro evazion fiskal në një biznes në Tiranë, harrohen restorantet e jugut që rrallë lëshojnë kupon

Artikulli pas

Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër
Ekonomi

Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

11 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Aviacion

Ku fluturohet më shumë? Shqipëria kryeson rajonin, lë pas Kroacinë dhe Serbinë

11 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për naftën dhe benzinën

10 Tetor, 2026
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë
Aviacion

EasyJet mbyll mijëra fluturime për dimrin, Ryanair paralajmëron rritje të çmimeve të biletave

10 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rritet ndjeshëm numri i bizneseve të huaja në Shqipëri

10 Tetor, 2026
Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka
Ekonomi

Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka

10 Tetor, 2026
Artikulli pas
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim

Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s'paguan detyrimet përfundon në përmbarim

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh
Aktualitet

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

Nga Editor
12 Maj, 2026
0

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka përgatitur një projektligj të ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, që...

Lexo të plotë
“Boeing” siguron kontratë 8,58 miliardë dollarësh me Izraelin për avionët F-15

“Boeing” siguron kontratë 8,58 miliardë dollarësh me Izraelin për avionët F-15

30 Dhjetor, 2025
Si po eliminon kancerin një valë e re imunoterapie

Si po eliminon kancerin një valë e re imunoterapie

13 Prill, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional

Ku fluturohet më shumë? Shqipëria kryeson rajonin, lë pas Kroacinë dhe Serbinë

11 Tetor, 2026
Vala e të nxehtit detyron mbylljen e centralit bërthamor në Zvicër

Vala e të nxehtit detyron mbylljen e centralit bërthamor në Zvicër

26 Qershor, 2026

Të Fundit

A na përcakton karakterin radha e lindjes? Studimet sfidojnë stereotipet për fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël

A na përcakton karakterin radha e lindjes? Studimet sfidojnë stereotipet për fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël

11 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr