• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 29 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Pse restorantet preferojnë më shumë klientët “solo” se sa grupet

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Shtator, 2026
në Kryesore, Turizëm
A A
0
Pse restorantet preferojnë më shumë klientët “solo” se sa grupet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Dikur klienti që hynte vetëm në restorant përfundonte shpesh në tavolinën më të vogël, pranë kuzhinës ose në një cep të sallës. Sot, ngrënia vetëm po shndërrohet në një prirje që po ndryshon mënyrën se si restorantet organizojnë hapësirat dhe vlerësojnë klientët.

Në Japoni fenomeni njihet si “ohitorisama” dhe përshkruan njerëzit që zgjedhin të kryejnë vetëm aktivitete të ndryshme, pa e lidhur domosdoshmërisht këtë me vetminë.

Përqindja e japonezëve që hanë vetëm jashtë shtëpisë ka arritur në 23%, nga 18% që ishte në vitin 2018.

Edhe në Shtetet e Bashkuara, rezervimet për një person në platformën OpenTable u rritën me 29% brenda dy viteve.

Rritja arriti në 14% në Britani dhe në 18% në Gjermani. Për restorantet, sfida kryesore mbetet përdorimi i tavolinave, pasi një klient i vetëm mund të zërë një tavolinë të parashikuar për dy persona.

Zgjidhja po gjendet gjithnjë e më shumë te banakët përballë kuzhinës, ku çdo stol funksionon si një vend i pavarur.

Klienti mund të shohë përgatitjen e ushqimit, të komunikojë me kuzhinierin dhe të mos ketë përballë një karrige bosh.

Por të dhënat rrëzojnë edhe idenë se klientët solo kanë më pak vlerë ekonomike.

Në SHBA, ata shpenzuan mesatarisht 84 dollarë për person gjatë vitit 2024, ose 48% më shumë se klientët e tjerë.

Në Britani, shpenzimi mesatar i tyre ishte 55 paund, rreth 32% më i lartë për person.

Një nga arsyet mund të jetë se klienti që ha vetëm nuk ka nevojë të negociojë me askënd për menunë, verën apo shpenzimet shtesë.

Për një pjesë të publikut, darka vetëm nuk është më zgjidhje nga mungesa e shoqërisë, por një formë lirie dhe kohe personale.

Restorantet po përgjigjen me më shumë vende individuale, tavolina më të vogla dhe menu të përshtatura për një person.

Kështu, tavolina që dikur konsiderohej si zgjidhje e mbetur, po bëhet një nga vendet më të kërkuara në restorant. /skyweb.al

Artikulli para

Shqiptarët përballë dilemës: Mish Brazili, por lirë (!) apo mish vendas dhe shumë i shtrenjtë?

Artikulli pas

“Fituesi i paracaktuar”, a po kthehet KQZ pas AKSHI-t në “hotspotin” e ri të skandaleve me tenderët?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama njofton një tjetër aeroport në jug krahas Vlorës, plane për riaktivizimin e Kukësit
Aviacion

Rama njofton një tjetër aeroport në jug krahas Vlorës, plane për riaktivizimin e Kukësit

29 Shtator, 2026
Nis parkimi me pagesë në rrugët e Durrësit, deri në 100 lekë/ ora
Aktualitet

Nis parkimi me pagesë në rrugët e Durrësit, deri në 100 lekë/ ora

29 Shtator, 2026
Qeveria vendos tavan për pagesat me CASH, bizneset detyrohen të kalojnë online: Limitet e reja
Ekonomi

Tatimet i japin bizneseve afat deri në fund të vitit për instalimin e pajisjeve POS

29 Shtator, 2026
Anulohet tenderi 1.6 mln euro i uniformave të “Ilyrian Guard” pas luftës për “plaçkë” dhe paratë që nuk i “gëzoi” askush
Ekonomi

Anulohet tenderi 1.6 mln euro i uniformave të “Ilyrian Guard” pas luftës për “plaçkë” dhe paratë që nuk i “gëzoi” askush

29 Shtator, 2026
“Fituesi i paracaktuar”, a po kthehet KQZ pas AKSHI-t në “hotspotin” e ri të skandaleve me tenderët?
Ekonomi

“Fituesi i paracaktuar”, a po kthehet KQZ pas AKSHI-t në “hotspotin” e ri të skandaleve me tenderët?

29 Shtator, 2026
“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët
Ekonomi

Shqiptarët përballë dilemës: Mish Brazili, por lirë (!) apo mish vendas dhe shumë i shtrenjtë?

29 Shtator, 2026
Artikulli pas
“Fituesi i paracaktuar”, a po kthehet KQZ pas AKSHI-t në “hotspotin” e ri të skandaleve me tenderët?

“Fituesi i paracaktuar”, a po kthehet KQZ pas AKSHI-t në “hotspotin” e ri të skandaleve me tenderët?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Fituesi i paracaktuar”, a po kthehet KQZ pas AKSHI-t në “hotspotin” e ri të skandaleve me tenderët?
Ekonomi

“Fituesi i paracaktuar”, a po kthehet KQZ pas AKSHI-t në “hotspotin” e ri të skandaleve me tenderët?

Nga SkyWeb
29 Shtator, 2026
0

Me afrimin e zgjedhjeve lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shton prokurimet për shërbimet që lidhen me administrimin e zgjedhjeve,...

Lexo të plotë
Nga mjalti e gështenjat te fasulet me mish të thatë, prodhimet e regjistruara për t’u mbrojtur

Nga mjalti e gështenjat te fasulet me mish të thatë, prodhimet e regjistruara për t’u mbrojtur

17 Prill, 2026
39 mijë shqiptarë lanë vendin në 19 muaj

39 mijë shqiptarë lanë vendin në 19 muaj

21 Qershor, 2025
Ekspertët ngrenë alarmin për një vit të vështirë nga zjarret

Ekspertët ngrenë alarmin për një vit të vështirë nga zjarret

12 Maj, 2026
Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

6 Shtator, 2026

Të Fundit

Grabitësi i zbrazi çanten klientes në sportel dhe arkën e bankës, policia arreston rojen pas grabitjes te OTP Bank

OTP Bank në mes të një stuhie gjeopolitike, bien ndjeshëm aksionet

29 Shtator, 2026
Rama njofton një tjetër aeroport në jug krahas Vlorës, plane për riaktivizimin e Kukësit

Rama njofton një tjetër aeroport në jug krahas Vlorës, plane për riaktivizimin e Kukësit

29 Shtator, 2026
Gjirokastra, me tren drejt Greqisë? Rikthehet pas 10 vitesh projekti me Janinën e Igumenicën

Gjirokastra, me tren drejt Greqisë? Rikthehet pas 10 vitesh projekti me Janinën e Igumenicën

29 Shtator, 2026
Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë

Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë

29 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr