• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 29 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Anulohet tenderi 1.6 mln euro i uniformave të “Ilyrian Guard” pas luftës për “plaçkë” dhe paratë që nuk i “gëzoi” askush

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Anulohet tenderi 1.6 mln euro i uniformave të “Ilyrian Guard” pas luftës për “plaçkë” dhe paratë që nuk i “gëzoi” askush
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tenderi me vlerë 1.6 milionë euro për uniformat e “Illyrian Guard” mund të jetë një ndër më të kontestuarit në historinë e prokurimeve publike në Shqipëri. Në fund, procedura u anulua, siç mëson skyweb.al duke nxjerrë në pah pamundësinë e institucionit për ta përfunduar, por edhe një betejë të mbushur me dyshime për dokumentet, oferta nën kosto dhe kleçka mes kompanive që nisën të sulmonin njëra-tjetrën për “plaçkën” prej 1.6 milionë eurosh.

Procedura u shpall në qershor 2025 dhe u zhvillua më 29 gusht, por përfundoi në një kalvar 15-mujor ankesash, skualifikimesh dhe rikualifikimesh, raporton skyweb.al.

Problemet nisën që te dokumentet e tenderit. “Toni Oil” denoncoi mungesë specifikimesh për disa artikuj, mospërputhje mes versionit shqip dhe atij anglisht dhe kritere që, sipas kompanisë, kufizonin konkurrencën.

Më pas u skualifikuan “Arisa-Konfeksion” dhe bashkimi “Malbertex” e “Univers Promotions”. Të dyja palët u ankuan dhe vendimet e KPP-së i rikthyen ofertat në rivlerësim.

Në këtë moment nisi edhe lufta mes konkurrentëve. “Vojsava Zenelaj” kundërshtoi kualifikimin e rivalëve dhe kërkoi verifikimin e autorizimeve, certifikatave dhe raporteve laboratorike.

Për “Arisa-Konfeksion”, pikëpyetjet u përqendruan te raportet e testimit që laboratori turk AZOLAB nuk i konfirmoi, pavarësisht kërkesave të “Illyrian Guard”. Kompania u skualifikua sërish, ndërsa mungesa e përgjigjes nga laboratori u përdor si bazë për dyshime mbi autenticitetin e dokumenteve.

Oferta e “Malbertex” dhe “Univers Promotions” u cilësua anomalisht e ulët. Sipas vlerësimit, kompanitë nuk paraqitën kontrata furnizimi, fatura, dokumente doganore apo prova transporti që të shpjegonin çmimet, ndërsa një artikull rezultonte i ofertuar nën vetë koston e blerjes.

Pas një tjetër vendimi të KPP-së, oferta u rivlerësua dhe u skualifikua përsëri. Kompanitë reaguan me ankesa të reja, kërkuan pezullimin e tenderit, anulimin e njoftimit të operatorëve të suksesshëm dhe masa ndaj personave përgjegjës.

Pas 15 muajsh përplasje, “Illyrian Guard” vendosi të anulonte të gjithë procedurën. Por edhe ky vendim përfundoi në KPP, pasi “Vojsava Zenelaj” kërkoi shfuqizimin e anulimit dhe shqyrtimin deri në fund të dokumenteve të rivalëve.

Dokumentet e publikuara nuk japin një arsye të plotë se përse tenderi u anulua dhe as një përgjigje përfundimtare për vlefshmërinë e ofertave.

Në këtë mënyrë, 1.6 milionë eurot nuk i “gëzoi” askush, të paktën për momentin, ndërsa përgjegjësia për kriteret e paqarta, rivlerësimet e pafundme dhe dështimin e procedurës mbetet pa një autor dhe punonjësit i “Ilyrian Guard” pa uniforma. /skyweb.al

Etiketat: ilyrian guardtenderi
Artikulli para

Këta janë stacionet e trenave më të bukur në botë, 3 prej tyre në Europë

Artikulli pas

Tatimet i japin bizneseve afat deri në fund të vitit për instalimin e pajisjeve POS

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Leku “kalon” euron në banka, BSH: Depozitat në paranë e gjerë arrijnë 1.57 trilionë
Ekonomi

Leku “kalon” euron në banka, BSH: Depozitat në paranë e gjerë arrijnë 1.57 trilionë

29 Shtator, 2026
Rekord, 5 milion robotë punojnë në fabrika në botë
Aktualitet

Rekord, 5 milion robotë punojnë në fabrika në botë

29 Shtator, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Subvencionet për bujqësinë, autorizohen mbi 6,600 pagesa, kërkesat tejkalojnë fondin me 2 miliardë lekë

29 Shtator, 2026
Anila, Festimi dhe një histori sigurimesh
Ekonomi

Anila, Festimi dhe një histori sigurimesh

29 Shtator, 2026
Si u vodhën 95 mln euro nga Intesa SanPaolo bank vetëm me një telefonatë
Ekonomi

Si u vodhën 95 mln euro nga Intesa SanPaolo bank vetëm me një telefonatë

29 Shtator, 2026
Qeveria vendos tavan për pagesat me CASH, bizneset detyrohen të kalojnë online: Limitet e reja
Ekonomi

Tatimet i japin bizneseve afat deri në fund të vitit për instalimin e pajisjeve POS

29 Shtator, 2026
Artikulli pas
Qeveria vendos tavan për pagesat me CASH, bizneset detyrohen të kalojnë online: Limitet e reja

Tatimet i japin bizneseve afat deri në fund të vitit për instalimin e pajisjeve POS

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Studimi alarmues: Pse duhet të hiqni dorë menjëherë nga konsumimi i pijeve shumë të nxehta
Shëndet

Studimi alarmues: Pse duhet të hiqni dorë menjëherë nga konsumimi i pijeve shumë të nxehta

Nga Editor
9 Shtator, 2026
0

Pirja e rregullt e pijeve, si çaji dhe kafeja, në temperatura shumë të larta mund të rrisë rrezikun e kancerit...

Lexo të plotë
Nën akuzë nga SPAK, Gëzim Hoxha i skandalit të AKSHI-t merr tenderin nga Celibashi në KQZ me ofertën më të lartë

Plas mes KPP dhe KQZ-së, pasi Ilirjan Celibashi këmbëngul t’ia japë tenderin Gëzim Hoxhës së skandalit AKSHI, çfarë fshihet PAS

5 Maj, 2026
Jetike për fluturimin, çfarë janë “flapset” që hapen poshtë krahëve të avionit pak para ngjitjes?

Jetike për fluturimin, çfarë janë “flapset” që hapen poshtë krahëve të avionit pak para ngjitjes?

18 Qershor, 2025
Ermal Beqiri “kafshon” Gerond Meçen edhe te KLGJ, merr tenderin 10 mln euro me vëllanë e Gjiknurit

Ermal Beqiri “kafshon” Gerond Meçen edhe te KLGJ, merr tenderin 10 mln euro me vëllanë e Gjiknurit

20 Gusht, 2025
Padia e pronarit të Megatek Dionis Teqja kundër mediave, SafeJournalists: Vendimi i gjykatës, precedent i rrezikshëm, ngre shqetësime për proporcionalitetin

Padia e pronarit të Megatek Dionis Teqja kundër mediave, SafeJournalists: Vendimi i gjykatës, precedent i rrezikshëm, ngre shqetësime për proporcionalitetin

7 Maj, 2026

Të Fundit

Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë

Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë

29 Shtator, 2026
Nis parkimi me pagesë në rrugët e Durrësit, deri në 100 lekë/ ora

Nis parkimi me pagesë në rrugët e Durrësit, deri në 100 lekë/ ora

29 Shtator, 2026
Një në tetë raste kanceri në botë lidhet me infeksionet

Një në tetë raste kanceri në botë lidhet me infeksionet

29 Shtator, 2026
Leku “kalon” euron në banka, BSH: Depozitat në paranë e gjerë arrijnë 1.57 trilionë

Leku “kalon” euron në banka, BSH: Depozitat në paranë e gjerë arrijnë 1.57 trilionë

29 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr