• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Plas mes KPP dhe KQZ-së, pasi Ilirjan Celibashi këmbëngul t’ia japë tenderin Gëzim Hoxhës së skandalit AKSHI, çfarë fshihet PAS

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Maj, 2026
në Aktualitet, Fokus, Kryesore
A A
Nën akuzë nga SPAK, Gëzim Hoxha i skandalit të AKSHI-t merr tenderin nga Celibashi në KQZ me ofertën më të lartë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një përplasje e fortë institucionale po ndodh mes Komisionit të Prokurimit Publik dhe drejtuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me një ndër tenderët më të diskutuar sëfundmi pas skandalit AKSHI, i cili u zbërthye nga SPAK, ndërkohë që hetimet ende vijojnë.

Ironia qendron në faktin edhe në këtë përplasje mes palëve qendron pikërisht një ndër aktorët e skandalit AKSHI, pikërisht Gëzim Hoxha.

Megjithatë, në rastin konkret ka raportime se në fakt në background të përplasjes për këtë tender qendrojnë familjarë të drejtuesve të lartë të KQZ.

EKSKLUZIVE/ Skandali i AKSHI-t zhvendoset në KQZ: Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST

Në thelb të konfliktit qëndron mënyra se si është shpallur fituesi i tenderit rreth 500 mijë euro për mirëmbajtjen e sistemeve të KQZ-së dhe përpjekja e këtij institucioni për ta mbajtur në fuqi një rezultat që është vënë në pikëpyetje nga KPP.

Procesi nisi si një tender rutinë, por shumë shpejt u kthye në një rast tipik përplasjeje mes autoritetit kontraktor dhe KPP-së duke ngjallur dyshime se një skandal më i madh fshihet në sfond, teksa rezulton se Sekretarja e Përgjithshme e KQZ-së ka hyrë fshehurazi sipas KPP në sistem dhe ka bërë vlerësime me pikë duke shpallur fitues pikërisht Gëzim Hoxhën.

Tenderi 

Fillimisht, KQZ skualifikoi dy operatorë në garë dhe la në lojë vetëm bashkimin “INTELISOFT & WOW Digital”, i cili u shpall fitues paraprak, ndonëse kishte ofertën më të lartë. Kjo situatë u kontestua menjëherë nga kompanitë e përjashtuara si Instant.al dhe Evolve, duke çuar çështjen në KPP.

Komisioni i Prokurimit Publik ndërhyri dhe i dha të drejtë ankimuesve, duke urdhëruar rikthimin e tyre në garë dhe rivlerësimin e ofertave. Megjithatë, edhe pas këtij ndërhyrjeje, rezultati mbeti i njëjtë.

KQZ, pas rivlerësimit, shpalli sërish fitues të njëjtin subjekt, pra Gëzim Hoxhën duke e renditur të parin në bazë të një sistemi pikëzimi ku, përveç çmimit, pesha e madhe i jepet elementëve teknikë.

Kjo çoi në një ankim të dytë nga kompanitë e skualifikuara, kësaj here jo për skualifikim, por për mënyrën si ishte bërë pikëzimi dhe si ishte gjeneruar klasifikimi përfundimtar nga sistemi elektronik i prokurimeve.

KPP i dha sërish të drejtë ankimuesit dhe me vendimin nr. 227/2026 rrëzoi klasifikimin final, duke kërkuar rivlerësim të procedurës.

Por ndryshe nga praktika e nisur sidomos pas skandalit AKSHI, ku autoriteti publik i bindej Gjykatës së Tenderëve, pra KPP-së, KQZ nuk e pranoi këtë vendim dhe kërkoi rishikimin e tij, duke argumentuar se sistemi elektronik kishte funksionuar korrekt, se pikët ishin llogaritur automatikisht dhe se nuk kishte gabime në renditje.

Sipas këtij qëndrimi, çdo ndryshim në rezultat lidhej me formulat e sistemit dhe jo me ndërhyrje njerëzore, siç KPP tha se ishte ndërhyrë në mënyrë të pautorizuar nga Jona Josifi.

Megjithatë, në vendimin e shpallur sëfundmi, konsultuar edhe nga skyweb.al, duket se KPP nuk u bind nga këto argumente dhe me vendimin nr. 578/2026 e refuzoi kërkesën e KQZ-së, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm dhe duke e detyruar institucionin të vijojë me rivlerësimin.

Kjo do të thotë se tenderi nuk mund të mbyllet në formën aktuale dhe se fituesi i shpallur nuk është i konsoliduar.

Praktikisht, procedura mbetet e bllokuar derisa të kryhet një rivlerësim që përputhet me kërkesat e KPP.

KPP: Sekretarja e KQZ u fut fshehurazi në sistem dhe nxorri fitues Gëzim Hoxhën 

Në sfond të gjithë kësaj historie qëndron një element që e rëndon më tej situatën. Bëhet fjalë për ndërhyrjen në sistemin e prokurimeve nga një përdorues që nuk ishte pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, i identifikuar si Jona K. Josifi.

Jona Josifi është Sekretare e Përgjithshme e komanduar në KQZ. Sipas të dhënave të bëra publike më herët nga Skyweb.al, bazuar në deklarimet e KPP, ky përdorues rezulton me veprime konkrete në sistem gjatë fazës së rivlerësimit, çka ka ngritur dyshime për ndikim në pikëzimin e ofertave.

Nga ana tjetër, vetë KQZ në dokumentet zyrtare ka dhënë një interpretim më të kufizuar të rolit të saj, duke theksuar se nuk ka pasur ndërhyrje vendimtare dhe se sistemi elektronik gjeneron automatikisht klasifikimin final.

Ky kontrast mes konstatimeve dhe shpjegimeve zyrtare është një nga arsyet kryesore pse KPP nuk ka pranuar të mbyllë çështjen dhe ka kërkuar rivlerësim.

 “INTELISOFT” lidhet me biznesmenin Gëzim Hoxha, një emër i njohur në sektorin e teknologjisë dhe i përmendur si aktor i skandalit AKSHI./skyweb.al

Etiketat: evolve studiogezim hoxhailirjan celibashiinstantintelisoftjona josifiwow digital
Artikulli para

Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

Artikulli pas

Studimi në revistën “Nature”: Shqiptarët janë autoktonë në Ballkan, ADN-ja zbulon rrënjët e thella që nga Epoka e Bronzit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shqiptari Rexhep Rexhepi fiton “Oscar-in e orëve” në Gjenevë, mrekullia e tij shpallet më e mira e vitit 2026
Aktualitet

Shqiptari Rexhep Rexhepi fiton “Oscar-in e orëve” në Gjenevë, mrekullia e tij shpallet më e mira e vitit 2026

8 Nëntor, 2026
Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?
Aktualitet

Milionat e AKSHI-t te vëllai i Vlora Hysenit? SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

8 Nëntor, 2026
Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor
Aktualitet

Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor

8 Nëntor, 2026
Kriza e çmimeve të vajit të ullirit përfshin Mesdheun, Spanja kufizon shitjet, Greqia përtokë, fermerët shqiptarë në mëshirë të fatit
Ekonomi

Kriza e çmimeve të vajit të ullirit përfshin Mesdheun, Spanja kufizon shitjet, Greqia përtokë, fermerët shqiptarë në mëshirë të fatit

8 Nëntor, 2026
Pas 18 vitesh nga licencimi, ndryshon projekti i parkut eolik 72 MW në Konispol
Ekonomi

Pas 18 vitesh nga licencimi, ndryshon projekti i parkut eolik 72 MW në Konispol

8 Nëntor, 2026
“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe
Ekonomi

“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe

8 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Studimi në revistën “Nature”: Shqiptarët janë autoktonë në Ballkan, ADN-ja zbulon rrënjët e thella që nga Epoka e Bronzit

Studimi në revistën “Nature”: Shqiptarët janë autoktonë në Ballkan, ADN-ja zbulon rrënjët e thella që nga Epoka e Bronzit

Të Përzgjedhura

Pronarët e autobusëve urbanë lenë në rrugë mijëra qytetarë si presion për subvencione nga shteti
Aktualitet

Pronarët e autobusëve urbanë lenë në rrugë mijëra qytetarë si presion për subvencione nga shteti

Nga SkyWeb
15 Prill, 2026
0

Sa herë rritet çmimi i karburanteve, zinxhiri i kostove nuk ndalet te pompat dhe rastet e marketeve. Goditjen e parë...

Lexo të plotë
Biznesi miliarda dollarësh që fshihet pas një kopse

Biznesi miliarda dollarësh që fshihet pas një kopse

31 Gusht, 2026
Kandidati i SHBA për ambasador në Tiranë raporton në Senat: Do të mbështesim Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit

Kandidati i SHBA për ambasador në Tiranë raporton në Senat: Do të mbështesim Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit

20 Maj, 2026
Alarmi nga Tirana: Rajoni përballë klimës, fatura 37 miliardë dollarë

Alarmi nga Tirana: Rajoni përballë klimës, fatura 37 miliardë dollarë

5 Maj, 2026
Rreth 160 aksidente në gusht, fajtorë shoferët mbi 45 vjeç

Rreth 160 aksidente në gusht, fajtorë shoferët mbi 45 vjeç

30 Shtator, 2025

Të Fundit

Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut

Samir Mane blen ndërtesën tregtare në Qendër të Mynihut

8 Nëntor, 2026
Shqiptari Rexhep Rexhepi fiton “Oscar-in e orëve” në Gjenevë, mrekullia e tij shpallet më e mira e vitit 2026

Shqiptari Rexhep Rexhepi fiton “Oscar-in e orëve” në Gjenevë, mrekullia e tij shpallet më e mira e vitit 2026

8 Nëntor, 2026
Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

Milionat e AKSHI-t te vëllai i Vlora Hysenit? SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

8 Nëntor, 2026
Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

8 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr