Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një alternativë e përballueshme për pushime, në një kohë kur destinacionet ishullore dhe ato të turizmit luksoz shoqërohen me kosto të larta.
Sipas një artikulli të publikuar në blogun francez “Horticulture-Abadie-Pyrénées”, Shqipëria renditet ndër destinacionet që ofrojnë një përvojë tërheqëse me çmime më të ulëta.
Belgjikët kanë nisur përgatitjet për pushimet verore dhe, krahas destinacioneve tradicionale si Franca, Italia dhe Spanja, po shohin gjithnjë e më shumë drejt vendeve të reja.
Piet Demeyere, zëdhënës i “TUI Belgium”, tha se ky është viti i tretë që Shqipëria përfshihet në programin veror të kompanisë, duke e cilësuar atë ndër destinacionet me çmime më të ulëta. Sipas tij, interesi lidhet edhe me fluturimet direkte të “TUI fly” drejt Tiranës.
Durrësi përmendet si një nga zonat ku turistët mund të gjejnë alternativa më ekonomike për akomodim dhe aktivitete. Edhe marrja me qira e apartamenteve shihet si një mundësi për të ulur kostot e qëndrimit.
Ndër destinacionet e tjera të përmendura në artikull janë Islanda, Zvicra, Japonia, Bullgaria dhe Tunizia.















