Braçe dhe Spiropali votojnë pro pas “punës bindëse” të Ramës, miratohet harta me 46 bashki
Kuvendi ka miratuar sot reformën territoriale me 85 vota pro, pas një seance të gjatë me rreth 15 orë debat dhe kundërshtime nga opozita.
Në mbështetje të hartës së re kanë votuar edhe Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, pas “punës bindëse” të kryeministrit Edi Rama me ta përpara votimit.
Me miratimin e reformës, Shqipëria do të ketë 46 bashki nga 61 që ka aktualisht, duke e ulur me 15 numrin e njësive të qeverisjes vendore.
Opozita e ka kundërshtuar nismën, ndërsa debatet në sallën e Kuvendit janë shoqëruar edhe me protesta jashtë godinës. /skyweb.al















