• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pasqyrat financiare që bizneset depozitojnë çdo vit në Qendrën Kombëtare të Biznesit do t’i kalojnë automatikisht administratës tatimore, përmes një sistemi elektronik të shkëmbimit të informacionit ndërmjet institucioneve.

Ndryshimi është pjesë e vendimit të miratuar nga qeveria më 21 tetor, i cili rishikon procedurat e regjistrimit dhe publikimit të të dhënave të bizneseve në Shqipëri.

Sipas rregullave të reja, sapo një subjekt të depozitojë bilancin dhe dokumentacionin shoqërues në QKB, sistemi elektronik do t’ia transmetojë automatikisht këto informacione Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Kjo do të mundësojë që administrata tatimore të ketë akses të drejtpërdrejtë në të dhënat financiare të depozituara nga subjektet, pa qenë e nevojshme që informacioni të përcillet manualisht nga njëri institucion te tjetri.

Shkëmbimi automatik do të përfshijë jo vetëm bilancin, por edhe dokumentacionin shoqërues dhe datën kur biznesi ka kryer depozitimin.

Në këtë mënyrë, Tatimet do të mund të krahasojnë më lehtë të dhënat e pasqyrave financiare të regjistruara në QKB me informacionin që subjektet deklarojnë për qëllime fiskale.

Vendimi parashikon gjithashtu që bizneset të depozitojnë pasqyrat financiare në format elektronik të strukturuar, ndërsa raportet shoqëruese të paraqiten në format PDF, sipas kërkesave ligjore.

Dokumentacioni do të përfshijë bilancin dhe pasqyrat e tjera financiare vjetore, raportin e ecurisë së aktivitetit dhe raportin e auditimit ligjor në rastet kur ai kërkohet nga legjislacioni.

Një tjetër ndryshim lidhet me mënyrën si QKB do të trajtojë aplikimet me dokumentacion të paplotë apo me pasaktësi formale.

Në këto raste, QKB do të refuzojë depozitimin, duke sqaruar arsyet e refuzimit, ndërsa biznesi do të duhet të paraqesë një aplikim të ri pas korrigjimit të mangësive.

Megjithatë, QKB do të kryejë vetëm verifikimin formal të dokumentacionit, për sa i përket plotësisë dhe përputhjes me formatet e kërkuara, dhe jo një kontroll të përmbajtjes ekonomike apo saktësisë materiale të bilanceve.

Ndërveprimi i sistemeve mund të forcojë mundësinë e evidentimit të mospërputhjeve ndërmjet raportimeve financiare dhe deklarimeve tatimore, megjithëse vendimi nuk përcakton kontrolle të reja automatike apo penalitete të veçanta për këto mospërputhje.

Ndryshimet parashikohen të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027, por zbatimi i tyre do të nisë pas plotësimit të kushteve teknike dhe përmirësimit të sistemeve elektronike të QKB-së.

Specifikimet teknike për shkëmbimin e informacionit do të përcaktohen me marrëveshje ndërmjet Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe administratës tatimore./skyweb.al

Etiketat: biznestatime
Artikulli para

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

Artikulli pas

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut
Ekonomi

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

Të Përzgjedhura

Studimi amerikan zbulon lidhjen mes muzikës në makinë dhe aksidenteve me vdekje
Shëndet

Studimi amerikan zbulon lidhjen mes muzikës në makinë dhe aksidenteve me vdekje

Nga Editor
19 Gusht, 2026
0

Një studim i ri në SHBA sugjeron se vdekjet në trafik rriten kur rritet ndjeshëm transmetimi i muzikës Studiuesit zbuluan...

Lexo të plotë
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Protestat, Presidentit Begaj bën thirrje për qetësi dhe dialog: Të mos cenohet rendi kushtetues dhe stabiliteti i vendit

15 Tetor, 2026
Merr fund abuzivizmi i Mimoza Kaçit në krye të AMF, Adela Xhemali në krye të tregut të sigurimeve

Merr fund abuzivizmi i Mimoza Kaçit në krye të AMF, Adela Xhemali në krye të tregut të sigurimeve

10 Dhjetor, 2025
“Po mësohemi me helmin”! Kontejnerët me mbetjet toksike të Kurum, vetëm pak metra larg banesave

“Po mësohemi me helmin”! Kontejnerët me mbetjet toksike të Kurum, vetëm pak metra larg banesave

14 Tetor, 2025
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit

Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit

13 Shkurt, 2026

Të Fundit

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr