• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Air Albania”, kompania që valëvit me krenari flamurin shqiptar në qiell

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Gusht, 2025
në Aktualitet, Aviacion
A A
“Air Albania”, kompania që valëvit me krenari flamurin shqiptar në qiell
Share on FacebookShare on WhatsApp

Përtej problematikave të përditshme të udhëtimeve ajrore, “Air Albania” po konsolidohet gjithnjë e më shumë si kompania kombëtare e fluturimeve, duke krijuar një profil të qartë në treg.

Historia e saj nisi në mars të vitit 2017, ndërsa themelimi zyrtar u bë më 16 maj 2018. Me këtë hap, Shqipëria fitoi një linjë ajrore të vetën, ashtu si shumica e vendeve të tjera europiane.

Dy vite pas nisjes së operimeve, kompania u përball me sfidën më të madhe globale, pandeminë e COVID-19. Ndërsa shumë kompani ajrore ndërprenë aktivitetin, “Air Albania” vijoi të kryente fluturime riatdhesimi për qytetarët shqiptarë dhe transportin e ngarkesave mjekësore.

Pikërisht kjo kompani solli në Tiranë avionin me dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit, duke u shndërruar në një hallkë jetike të komunikimit me botën.

Deri në vitin 2021, tre avionët e saj, ambasadorët “Migjeni”, “Lasgushi” dhe “Naimi”, vijuan të fluturonin, duke u kthyer në simbole të pranisë shqiptare në qiell.

Në shumë linja, kompania ende përfshin në çmim një bagazh të përfshirë dhe ofron vakte të ngrohta gjatë udhëtimit, duke ruajtur standarde që janë zhdukur te shumë operatorë të tjerë.

Kujdesi ndaj pasagjerëve nuk ka mbetur vetëm një slogan.

“Air Albania” ofron asistencë për pasagjerët e moshuar apo ata me probleme shëndetësore, oksigjen kur kërkohet nga mjekët, mbështetje për ata që udhëtojnë në raste familjare të dhimbshme dhe trajtim të menjëhershëm të ngarkesave mjekësore urgjente. Këto zgjedhje konkrete dëshmojnë filozofinë humane të kompanisë.

Falë saj, mbi 300 të rinj shqiptarë janë trajnuar në fushën e aviacionit, ndërsa një pjesë e tyre sot janë pjesë e linjave më të mira europiane e globale.

Kjo e ka shndërruar kompaninë në një trampolinë profesionale për brezin e ri.

Si kompani me kapital shqiptar, “Air Albania” kontribuon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit, përmes qindra mijëra transaksioneve bankare dhe fuqizimit të zinxhirit ekonomik vendas.

Në Ballkan, shembulli i vetëm tjetër i ngjashëm është Serbia, e cila zotëron një kompani ajrore 100% shtetërore, me xhiro rreth 700 milionë euro vetëm në vitin 2024 dhe mbi 52% të tregut.

Ky rast tregon se një kompani ajrore kombëtare mund të shërbejë si shumë më tepër sesa një operator transporti: ajo mund të shndërrohet në një urë zhvillimi, duke ngritur akademi edukimi dhe trajnimi për pilotë, ekuipazhe dhe teknikë të lartë, duke gjeneruar një ekonomi të qëndrueshme dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Por aviacioni mbetet një industri sfiduese. Avionët përballen me nevoja për mirëmbajtje teknike, furnizimet shpesh vonohen, moti mbyll aeroportet, ekuipazhet arrijnë kufirin e orareve të punës dhe konkurrenca ndikon çmimet nga ora në orë. “Air Albania” nuk ka qenë e imunizuar ndaj problemeve dhe kritikave, por ka vijuar të mbetet e pranishme në një treg tepër konkurrues.

Mesazhi që përcjell është i qartë: nëse një biletë përfshin bagazh të përfshirë, një vakt të ngrohtë dhe politika humane për pasagjerët që kanë nevojë për ndihmë shtesë, atëherë diferenca prej disa eurosh nuk është një “ndëshkim”.

Përkundrazi, është një zgjedhje për ekosistemin e udhëtimit që duam të mbështesim dhe të ruajmë.

Etiketat: air albaniaBiletatcmimiflamuri
Artikulli para

Shpërdorimi i pasurisë kombëtare, kush e siguroi Frident Kuqin dhe Likometat se do të fitonin tenderin e naftës së Albpetrolit? Ofruan vetëm 1 cent mbi çmimin fillestar të ankandit

Artikulli pas

Komedia në KPP, Gerond Meçe: Tërheqjen e ankimimeve për tenderat e AKSHI-t nuk e kemi bërë ne, na kanë piratuar e-Albanian

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë
Aviacion

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete
Aktualitet

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë
Aktualitet

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Komedia në KPP, Gerond Meçe: Tërheqjen e ankimimeve për tenderat e AKSHI-t nuk e kemi bërë ne, na kanë piratuar e-Albanian

Komedia në KPP, Gerond Meçe: Tërheqjen e ankimimeve për tenderat e AKSHI-t nuk e kemi bërë ne, na kanë piratuar e-Albanian

Të Përzgjedhura

Ligji i ri, qeveria rishikon profesionet e rregulluara: Rivlerësohen kriteret dhe licencat
Ekonomi

Ligji i ri, qeveria rishikon profesionet e rregulluara: Rivlerësohen kriteret dhe licencat

Nga SkyWeb
14 Korrik, 2026
0

Qeveria po përgatit një reformë të gjerë për profesionet e rregulluara në Shqipëri, me synimin që kriteret për hyrjen dhe...

Lexo të plotë
“The Wom Travel’: Rëra e bardhë dhe ujërat e kthjellëta, sekretet e suksesit të Ksamilit

Media spanjolle zbulon arsyet pse Shqipëria po bëhet destinacioni më i lakmuar i Evropës

21 Qershor, 2026
Lufta ndihmon eksportet shqiptare, përmes naftës së shtrenjtë; përkeqësohet industria fason në mars

Lufta ndihmon eksportet shqiptare, përmes naftës së shtrenjtë; përkeqësohet industria fason në mars

17 Prill, 2026
Shpresë e re kundër HIV, injeksioni që po jep rezultate pozitive

Shpresë e re kundër HIV, injeksioni që po jep rezultate pozitive

18 Mars, 2026
I ka përdorur dikur edhe Albanian Airlines, pse këta avionë të vegjël kanë 4 motorë?

I ka përdorur dikur edhe Albanian Airlines, pse këta avionë të vegjël kanë 4 motorë?

21 Shtator, 2025

Të Fundit

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

E FUNDIT/ Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr