• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 17 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Mbijetesë kolektive: Si përballen gazetarët shqiptarë me stresin dhe sfidat e profesionit

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Gusht, 2025
në Aktualitet
A A
Mbijetesë kolektive: Si përballen gazetarët shqiptarë me stresin dhe sfidat e profesionit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gazetaria mund të jetë një profesion tejet stresues dhe ky nuk është një lajm i ri. E megjithatë, sfidat në rritje të industrisë mediatike në Shqipëri po i ekspozojnë gjithnjë e më shumë gazetarët ndaj një gjendjeje afatgjatë presioni për shkak të punës.

Kjo nuk vjen vetëm si pasojë e krizave apo ngjarjeve traumatike për të cilat gazetarët raportojnë, por për shkak të stresit të përditshëm që lidhet me presionin nga aktorë të pushtetshëm, mungesën e sigurisë në punë, oraret e tejzgjatura dhe vështirësitë në qasjen e informacionit në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.

Liria e shprehjes, një shtyllë themelore e qeverisjes demokratike, mbetet e brishtë në Shqipëri. Pavarësisht garancive kushtetuese të lirisë së shtypit, gazetarët përballen në realitet me një ndërthurje të presioneve politike, ekonomike dhe ligjore, të cilat kufizojnë rëndë pavarësinë e tyre dhe pengojnë aftësinë për të kryer rolin e rëndësishëm mbikëqyrës.

Për të kuptuar dinamikën komplekse të lirisë së shtypit në Shqipëri, është me rëndësi një pasqyrë e faktorëve strukturorë që ndikojnë në identitetin profesional të gazetarëve. Raportet e organizatave ndërkombëtare zbulojnë një realitet të zymtë: gazetarët në Shqipëri u nënshtrohen gjithnjë e më shumë sulmeve fizike, ngacmimeve verbale, fushatave të shpifjeve dhe padive për frikësim.

Në mënyrë alarmante, shumë nga këto incidente mbeten të pahetuara, duke konsoliduar kulturën e pandëshkueshmërisë. Për më tepër, Indeksi Botëror për Lirinë e Medias e rendit Shqipërinë në vendin e 99-të nga 180 vende, duke theksuar një mjedis mediatik të ndikuar shumë nga konfliktet e interesit, mbrojtjet e dobëta ligjore dhe mungesa e praktikave rregullatore.

Për të analizuar faktorët e perceptuar të stresit në punë, intervistova 14 gazetarë dhe redaktorë karriere në Shqipëri për qëllimet e këtij studimi. Përmes analizës tematike u identifikuan katër tema kryesore: llojet e agjentëve stresues në punë, mekanizmat e përballimit, elasticiteti dhe përshtatja si dhe ndikimi i stresit në identitetin profesional. [Për të lexuar studimin e plotë, klikoni këtu].

Të dhënat tregojnë se gazetarët shfaqin karakteristikat e një komuniteti praktik dhe adaptojnë përgjigje kolektive ndaj stresit apo sfidave profesionale që rrjedhin nga identiteti profesional i përbashkët.

Ata i përballojnë sfidat apo rreziqet në mënyrë kolektive, duke shfrytëzuar njohuritë e përbashkëta, reflektimin dhe solidaritetin emocional. Kjo “strukturë emergjence” mundëson përshtatjen dhe një lloj fleksibiliteti, duke siguruar mbijetesën dhe rëndësinë e tyre në një profesion sfidues.

Rreziqe të (pa)pritura

Gazetarët e intervistuar theksuan se ata përballen shpesh me rreziqe apo sfida për shkak të punës së tyre, dhe që në shumicën e rasteve, janë të parashikuara. Për shkak të përvojës së tyre si gazetarë, ata i konsiderojnë këto rreziqe si pjesë të punës së përditshme.

Ata theksuan se stresi dhe rreziqet janë të qenësishme në profesionin e tyre, duke i konsideruar këto sfida si një pjesë normale e identitetit të tyre profesional.

Të anketuarit identifikuan tre burime kryesore të presionit: ndërhyrje politike (kanosje dhe ndërhyrje direkt ndaj pronarëve të medias), presion ekonomik (frikë nga humbja e punës, rreziqe ndaj organizatës së tyre të lajmeve, humbje e reklamës) dhe kërcënime kriminale (kërcënim fizik ose kanosje nga grupet kriminale).

Gazetarët raportuan se ishin përballur me ndërhyrje politike, duke përfshirë intimidimin nga figurat politike dhe presionin nga pronarët e mediave. Ky lloj stresi karakterizohej nga ndikime të jashtme që kërcënojnë pavarësinë e tyre gazetareske.

“Nëse do të shkruash për politikanë apo zyrtarë publikë për çështje si deklarata të pavërteta apo premtime të pambajtura, abuzime me fonde publike, gjithçka bëhet me sensitive. Këto janë historitë që nxisin kërcënimet apo të bëjnë të ndihesh në rrezik,” më tha një redaktor gjatë intervistës.

“U ndjeva e shokuar kur u përballa herën e parë me një fushatë kërcënimi e shpifjeje ndaj meje. Mendova: çfarë po ndodh? Pse po ndodh? U ndjeva e demoralizuar. Ti mendon se po bën punën tënde, duke kontribuar nisur nga interesi publik, por hakmarrja është personale dhe drejtohet pikërisht tek ti,” pohoi një gazetare pas një fushate të gjatë shpifëse kundër saj.

Presionet ekonomike përfshijnë pasigurinë në punë dhe paqëndrueshmërinë financiare për shkak të rënies së të ardhurave nga reklamat – si situata të përmendura më shpesh. Gazetarët shprehën shqetësime për qëndrueshmërinë e karrierës së tyre në një mjedsi të pasigurt mediatik.

“Të jem i sinqertë, kam përjetuar kërcënime fizike, kërcënime fizike personale ndaj presionit politik nga disa politikanë dhe presione financiare apo kërcënime nga kompani që financonin reklamat në median ku punoja. Pra ka pasur një ‘mozaik’ të tyre gjatë karrierës sime,” theksoi një tjetër gazetar.

Shumë gazetarë përshkruan gjithashtu se janë përballur me kërcënime të drejtpërdrejta nga organizatat kriminale, të cilat kanë krijuar një atmosferë presioni dhe frikësimi. Këto kërcënime jo vetëm që rrezikojnë sigurinë e tyre, por edhe ndikojnë në praktikat e tyre të raportimit.

Mbështetje “emergjence”

Mikrofona te lidhur tek kangjellat e Prokurorise se Pergjithshme, gjate nje proteste te organizuar nga Komunitetit i Gazetareve kunder dhunes se ushtruar ndaj gazetarit Renaldo Salianji. Foto: LSA
Gazetarët në Shqipëri organizohen joformalisht, por në mënyrë efektive përmes normave, vlerave dhe platformave të përbashkëta të komunikimit. Kjo strukturë emergjente mundëson bashkëpunimin dhe mbështetjen e ndërsjellë, veçanërisht gjatë krizave, ngjarjeve traumatike ose kur përballen me stresin profesional.

Kjo strukturë e përbashkët i lejon gazetarët të perceptojnë stresin jo si një dështim individual, por si një përvojë kolektive, duke përforcuar solidaritetin dhe qëndrueshmërinë. Të dhënat nga intervistat tregojnë se gazetarët e shohin stresin dhe rreziqet si të qenësishme të profesionit të tyre, një vlerësim i formësuar nga komuniteti i tyre i praktikës. Ky perceptim redukton risinë e stresit, duke e konceptuar atë si një sfidë të menaxhueshme dhe jo si një kërcënim dërrmues.

Të intervistuarit vunë në dukje se mbështetja emocionale nga kolegët dhe familja luan një rol vendimtar në menaxhimin e stresit apo të sfidave të punës. Ata thanë se gjithashtu se angazhohen për të mbështetur kolegët duke ndarë burimet dhe strategjitë për të adresuar rreziqet në vendin e punës. Si një komunitet që praktikon të njëjtin profesion, edhe pse me një organizim joformal, gazetarët kanë përdorur rrjetet e tyre për të ndarë përvojat, zgjidhje praktike apo informacion mbi situata ligjore apo kërcënimet që mund të jenë të dobishme për kolegët e tyre në rastet e rreziqeve, frikësimit dhe stresit në lidhje me punën e tyre. Por, në shumë raste ata përmendën se nuk ka një organizim të mirëfilltë të komunitetit dhe ndonjë strukturë mbështetëse të tij.

“Duhet ta ngremë këtë shqetësim edhe për gazetarët e tjerë që punojnë në vend, si një përpjekje për të krijuar këtë rreth organizatash të huaja dhe të brendshme. Gazetarët ndihen te braktisur kur janë nën presion apo të kërcënuar nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë. Për mua,  është shumë e rëndësishme që unë të kem mbështetjen e kolegëve të mi,” tha njëri prej të intervistuarve.

Ndikimi në identitetin profesional

Por jo në çdo rast, stresi është i keq. Disa prej të intervistuarve pohuan se, në disa raste, presioni apo stresi i krijuar gjatë punës rrit kreativitetin ose i bën ata të angazhohen edhe më shumë në profesion. Ata artikuluan një ndjenjë të përmbushjes profesionale që tejkalonte aspektet negative të stresit të tyre të lidhur me punën.

Në raste të tjera të përmendura prej tyre, duket se normalizimi i stresit konsiderohet si pjesë e profesionit të gazetarit dhe kontribuon në një kuptim kolektiv se elasticiteti është thelbësor për mbijetesën në një mjedis sfidues. Kur bëhet fjalë për reagimin ndaj këtyre kërcënimeve dhe rreziqeve, gazetarët theksuan se edhe pse stresi ka ndikuar personalisht, nuk ishte arsye për të lënë punën.

“Kjo punë, puna e gazetarëve, nuk është për të gjithë. Gazetari duhet të jetë i vetëdijshëm për rreziqet dhe presionin që do të përballet gjatë punës së tij, por duhet t’i qëndrojë censurës dhe të mos bëjë asnjë kompromis,” tha njëri prej të anketuarve.

Gazetarët theksuan rëndësinë e rrjeteve informale dhe strategjive kolektive të përballimit. Identiteti i tyre i përbashkët si gazetarë nxit një ndjenjë solidariteti, duke i lejuar ata të lundrojnë stresin kolektivisht dhe jo si individë të izoluar.

Sipas disa prej gazetarëve, ndjeshmëria dhe solidariteti në kohë krize ka qenë gjithmonë një mënyrë e mirë për të përballuar stresin e lidhur me punën dhe rreziqet që vijnë me të.  Gazetarët përshkruan një kulturë  fleksibiliteti brenda komunitetit të tyre, ku përvojat e stresit dhe rrezikut janë normalizuar. Në një këndvështrim pozitiv, kjo u lejon atyre t’i shohin sfidat si mundësi për rritje dhe zhvillim profesional.

Gazetarët më me përvojë raportuan se ndiheshin më të gatshëm për të përballuar stresin, pasi kishin zhvilluar strategji efektive përmes situata të përjetuara më parë.

“Do të thoja që kërcënimet kanë pasur një ndikim domethënës tek unë, nuk është e lehtë të përballesh me situata të tilla dhe t’i përballosh në mënyrën më të pjekur dhe gjakftohtë; por mund të them se jam mësuar t’i menaxhoj ato,” përfundoi njëri prej tyre.reporter.al

Etiketat: gazetaretmbijetese
Artikulli para

Rritet ndjeshëm kreditimi për strehim, nga korriku ka nisur shtrëngimi i kushteve

Artikulli pas

TENDERI/ 3 milionë euro për roje private, AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së bujshme të Daniel Shimës?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”
Aktualitet

Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

17 Tetor, 2026
Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat
Aktualitet

Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

17 Tetor, 2026
AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë
Aktualitet

AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë

17 Tetor, 2026
Rrezik zjarri nga bateritë elektrike, Volkswagen tërheq sërish mijëra makina
Aktualitet

Rrezik zjarri nga bateritë elektrike, Volkswagen tërheq sërish mijëra makina

16 Tetor, 2026
Fishekzjarret bëhen problem kur godasin policinë, jo kur terrorizojnë çdo natë qytetarët se një shpellar feston ditëlindjen!
Aktualitet

Fishekzjarret bëhen problem kur godasin policinë, jo kur terrorizojnë çdo natë qytetarët se një shpellar feston ditëlindjen!

16 Tetor, 2026
Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi, zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash
Aktualitet

Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi, zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash

16 Tetor, 2026
Artikulli pas
TENDERI/ 3 milionë euro për roje private, AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së bujshme të Daniel Shimës?

TENDERI/ 3 milionë euro për roje private, AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së bujshme të Daniel Shimës?

Të Përzgjedhura

Euro digjitale, Europa kërkon pavarësi nga Visa dhe Mastercard, por përplasja sapo ka nisur
Ekonomi

Euro digjitale, Europa kërkon pavarësi nga Visa dhe Mastercard, por përplasja sapo ka nisur

Nga SkyWeb
25 Maj, 2026
0

Banka Qendrore Europiane po shtyn përpara projektin e euros digjitale, me synimin që Europa të ulë varësinë nga gjigantët amerikanë...

Lexo të plotë
Mbi 170 milionë USD taksa makinash të papaguara, DPSHTRR fillon marrjen e masave

Shqiptarët blenë më shumë se 67 000 autovetura gjatë janar-tetor 2025, por rrugët mbeten të njëjta

13 Nëntor, 2025
200 vjet “Hello”, si u bë përshendetja më e njohur në botë

200 vjet “Hello”, si u bë përshendetja më e njohur në botë

19 Janar, 2026
Rregullat e reja për autobusët/ GPS dhe biletim digjital të detyrueshëm, kontroll në kohë reale të linjave

Rregullat e reja për autobusët/ GPS dhe biletim digjital të detyrueshëm, kontroll në kohë reale të linjave

11 Gusht, 2026
“The Sun”: Pse Shqipëria është destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Europë? Plazhe si në Maldive dhe pushime super të lira

“The Independent”: Shqipëria jashtë EES, avantazh për turistët që duan të shmangin kontrollet e reja kufitare

19 Shtator, 2026

Të Fundit

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Euro e mbylli javën në kufirin jetik, nuk ndal rënien as dollari

17 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

17 Tetor, 2026
Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

17 Tetor, 2026
AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë

AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë

17 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr