• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rregullat e reja për autobusët/ GPS dhe biletim digjital të detyrueshëm, kontroll në kohë reale të linjave

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Gusht, 2026
në Ekonomi
A A
Rregullat e reja për autobusët/ GPS dhe biletim digjital të detyrueshëm, kontroll në kohë reale të linjave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rregulla të reja hyjnë në fuqi për transportin rrugor të udhëtarëve, duke shtuar detyrimet teknike për autobusët dhe duke kaluar një pjesë të procedurave në sistem elektronik.

Sipas ndryshimeve të miratuara, autobusët që kryejnë transport ndërqytetës duhet të pajisen me GPS, i cili do të transmetojë në mënyrë të pandërprerë të dhëna për vendndodhjen, shpejtësinë dhe kohën e udhëtimit drejt sistemit elektronik të monitorimit të autoritetit kompetent.

Një tjetër risi është krijimi i sistemit elektronik “e-Transport”, i cili do të administrojë procedurat dhe të dhënat për transportin ndërqytetës dhe do të ndërveprojë me portalin e-Albania.

Autobusët e certifikuar për operim në transportin rrugor duhet të kenë të instaluar edhe takograf digjital, ndërsa mjetet që transportojnë udhëtarë duhet të pajisen me sistem për transaksionin digjital të biletimit.

Pajisjet do të kontrollohen për gjendjen fizike, numrin e identifikimit dhe përputhjen me targën e autobusit. Mungesa e tyre, dëmtimi apo mospërputhja e të dhënave mund të sjellë refuzimin e aktvlerësimit për plotësimin e kushteve të komoditetit.

Ndryshimet vendosin edhe standarde të tjera për kushtet e udhëtimit. Autobusët e transportit brenda dhe jashtë vendit duhet të kenë sistem kondicionimi, qendër zëri dhe rrip sigurimi në çdo ndenjëse.

Për autobusët e linjave të rregullta ndërkombëtare kërkohet gjithashtu tualet funksional, i pajisur me WC, lavaman të vogël dhe solucion pastrimi.

Aktvlerësimi i kushteve të komoditetit do të lëshohet çdo vit, pasi autobusi të ketë kaluar me sukses kontrollin teknik të detyrueshëm dhe të ketë certifikatë teknike të vlefshme.

Me ndryshimet e reja, kontrolli i transportit ndërqytetës zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt monitorimit elektronik të autobusëve, gjurmimit të lëvizjes së tyre dhe biletimit digjital. /skyweb.al

Etiketat: autobusetrregullat
Artikulli para

Energjia mund të shitet edhe me çmim negativ/ ERE ndryshon rregullat e bursës shqiptare, kufiri zbret në -50 euro/MWh

Artikulli pas

ERE i hap rrugën FSHU-së të shtyjë pagesat ndaj KESH-it nëse ka mungesë likuiditeti

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat
Ekonomi

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet
Ekonomi

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut
Ekonomi

Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut

9 Nëntor, 2026
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare
Ekonomi

Përshpejtohet rritja e çmimeve në Shqipëri, përmbyset tendenca sezonale: Tetori më i shtrenjtë se shtatori, frikë për nëntorin dhe dhjetorin

9 Nëntor, 2026
Aksionet e inteligjencës artificiale rikthehen pas një jave të trazuar në bursa
Ekonomi

Aksionet e inteligjencës artificiale rikthehen pas një jave të trazuar në bursa

9 Nëntor, 2026
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve, vetëm nga këto tre kategori

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

ERE i hap rrugën FSHU-së të shtyjë pagesat ndaj KESH-it nëse ka mungesë likuiditeti

Të Përzgjedhura

Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma
Aktualitet

Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma

Nga Editor
26 Shtator, 2026
0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Staten Island, New Jork, gjatë vizitës së tij në...

Lexo të plotë
Rama mbron qytetarët dhe projektin në Zvërnec: Do bëja më keq se ju po të më thoshin se toka është e shtetit dhe po i falet të huajve!

Rama mbron qytetarët dhe projektin në Zvërnec: Do bëja më keq se ju po të më thoshin se toka është e shtetit dhe po i falet të huajve!

1 Qershor, 2026
U paracaktua? Firma nga Bishqethemi fiton tenderin për Spitalin Lushnje, nga 12 firma në garë 11 u skualifikuan!

U paracaktua? Firma nga Bishqethemi fiton tenderin për Spitalin Lushnje, nga 12 firma në garë 11 u skualifikuan!

2 Maj, 2025
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

Temperaturat e larta, Shqipëria thyen rekordin e konsumit të energjisë elektrike

14 Gusht, 2026
Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton si do të devijohet trafiku në 14-15 gusht

Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton si do të devijohet trafiku në 14-15 gusht

13 Gusht, 2026

Të Fundit

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

9 Nëntor, 2026
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr