• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 27 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rritja e pagave përmirëson treguesit në skemën e pensioneve, sfidat mbeten

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Gusht, 2025
në Ekonomi
A A
0
Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Viti 2025 po performon pozitivisht sa i takon furnizimi të  skemës së pensioneve, pasi të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore kanë pësuar rritje të ndjeshme.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se për periudhën Janar-Korrik 2025, janë arkëtuar afro 104 miliardë lekë, apo rreth 1 miliardë euro detyrime të derdhura nga punonjësit në sektorin publik dhe privat në Shqipëri për sigurime shoqërore dhe shëndetësore.

Nëse do ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2024, vihet re një kapërcim i lartë në të ardhura,  me rreth 11.8 miliardë lekë apo 118 milionë euro. E shprehur në përqindje, rritja e të ardhurave regjistrohet në 12.8%.

Po ashtu ka edhe një rritje të ndjeshme në raport me planifikimin e bërë për këtë periudhë me rreth 23 milionë euro.

Nga ana tjetër kjo shifër është rekord në dekadën e fundit, duke u rritur me mbi 152% në raport me vitin 2015, ku në skemë të hyrat ishin vetëm 416 milionë euro në 7 mujor.

Kjo perfomancë pozitive është ndikuar nga disa faktorë. Së pari është rritja e pagave në sektorin publik, ndjekur dhe nga sektori privat, duke bërë që paga mesatare të tejkalojë nivelin prej 900 euro në muaj dhe si rrjedhim dhe pagesat e punonjësve për kontribute të jenë më të larta.

E dyta lidhet me reformën antiinformalitet e shtrirë në disa sektorë dhe e fokusuar kryesisht në nëndeklarimin e pagave, çka solli një rritje të deklarimeve dhe si rrjedhim dhe të të ardhurave të paguara nga kontributet.

Faktori i tjetër lidhet me rritjen e numrit të bizneseve të hapura në Shqipëri dhe mirëadministrimi nga ana e administratës tatimore, që duket sikur po kompenson disi edhe mungesën e fuqisë punëtore në vend.

Por ndërsa të ardhurat në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore janë rritur, paralelisht në të njëjtin nivel janë rritur dhe shpenzimet në skemë të cilat në 7 mujor regjistrohen në 148 miliardë lekë apo rreth 1.5 miliardë euro. Deficiti në skemë llogaritet në afro 440 milionë euro.

Pagesa minimale për kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për individ është rreth 11 mijë lekë në muaj.

Aktualisht, me konsulencën e Bankës Botërore, qeveria shqiptare po përgatit një reformë të re të mbrojtës sociale, me qëllim rritjen e mëtejshme të mbështetjes për këto kategori, si edhe sigurimit të një raporti sa më të drejtë mes nivelit të kontributeve dhe përfitimeve në skemën e pensioneve./tvscan 

Artikulli para

Ngadalësohet ndërtimi, bie me 67% sipërfaqja e dhënë si leje: “Ngopet” Tirana, kryeson Durrësi

Artikulli pas

Zbehja e konsumit nga turizmi, Raiffeisen Research ul projeksionin e rritjes ekonomike

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, çfarë duhet të dini
Ekonomi

Shqipëria po plaket me ritme alarmante, por ende pa një strategji të unifikuar për përballimin e fenomenit

26 Korrik, 2026
Historia pas bankomateve, si iu dha fund kasiereve në banka
Ekonomi

Historia pas bankomateve, si iu dha fund kasiereve në banka

26 Korrik, 2026
Rreth 1 milion banorë deri në vitin 2 100, OKB jep alarmin për rënien drastike të lindjeve në Shqipëri
Ekonomi

RAPORTI rrëzon Bonusin e Bebes, Shqipëria po plaket me ritme alarmante: Familjet me fëmijë, mbi dy herë më të rrezikuara nga varfëria

25 Korrik, 2026
Euro vjen me fytyre të re, por çfarë ndodh me kartmonedhat e vjetra
Ekonomi

Euro vjen me fytyre të re, por çfarë ndodh me kartmonedhat e vjetra

25 Korrik, 2026
Hap pas hapi me VIDEO: Si do të dorëzohet kërkesa për RIMBURSIM për fëmijët sipas DIVA 2025
Ekonomi

Tatimet rimbursojnë 750 mijë euro për 4,535 individë, mesatarisht 165 euro secili

25 Korrik, 2026
SIGURIMET/ Rriten primet për frymë, kryeson Tirana me 200 euro
Ekonomi

Sigurimet mbyllin 2025 me fitim rekord, 3.54 miliardë lekë

25 Korrik, 2026
Artikulli pas
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare

Zbehja e konsumit nga turizmi, Raiffeisen Research ul projeksionin e rritjes ekonomike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim
Ekonomi

Pronat do të rivlerësohen kudrejt pagesës 5%, ministria Malaj bën publike detajet

Nga SkyWeb
17 Nëntor, 2025
0

Një nga shtyllat kryesore të Paketës Fiskale 2026 është rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me normë të reduktuar tatimore 5%,...

Lexo të plotë
Lufta te dera, Gjermania shpenzon gjysmë miliardi euro për dronët vrasës

Lufta te dera, Gjermania shpenzon gjysmë miliardi euro për dronët vrasës

11 Shkurt, 2026
Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi”

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi”

11 Nëntor, 2025
“La Vanguardia”: Shqipëria, në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

“La Vanguardia”: Shqipëria, në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

30 Maj, 2026
Bastet sportive, plas “lufta” për licencat: Biznesmeni i njohur, një ndër fituesit e paracaktuar?

Bastet online, qeveria miraton rregullat për pezullimin dhe heqjen e licencave

27 Qershor, 2026

Të Fundit

Greva e doganierëve grekë bllokon kalimet në kufirin Shqipëri-Greqi, 4 orë STOP!

Greva e doganierëve grekë bllokon kalimet në kufirin Shqipëri-Greqi, 4 orë STOP!

27 Korrik, 2026
Muaj mjalti në Valbonë, veriu i vendit, destinacioni i preferuar i të huajve

Muaj mjalti në Valbonë, veriu i vendit, destinacioni i preferuar i të huajve

27 Korrik, 2026
“Thuaj Eneas t’i tregojnë një apartament tek…”/ Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të biznesmenit Agim Zeqo në Korçë!

“Thuaj Eneas t’i tregojnë një apartament tek…”/ Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të biznesmenit Agim Zeqo në Korçë!

26 Korrik, 2026
Kaos në Gatwick, aeroporti mbetet pa ujë: Probleme me tualetet, mbyllen restorante dhe bare

Kaos në Gatwick, aeroporti mbetet pa ujë: Probleme me tualetet, mbyllen restorante dhe bare

26 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr