• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 17 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Konfirmohet instalimi i pajisjeve DPI te kompanitë celulare, AKSK betohet se nuk do të na përgjojë, garanci të tjera nuk ka

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Prill, 2025
në OP-ED, Kryesore
A A
Konfirmohet instalimi i pajisjeve DPI te kompanitë celulare, AKSK betohet se nuk do të na përgjojë, garanci të tjera nuk ka
Share on FacebookShare on WhatsApp

Emirjon Senja


Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetik (AKSK) pranoi sot publikisht, përmes një sinkroni të shkurtër në një kronikë televizive se në Shqipëri ishin instaluar dhe futur në funksion pajisjet Deep Packet Inspection (DPI) siç u paralajmëruar fillimisht nga Besmir Semanajdhe u konfirmua më pas edhe nga burime të tjera.

Pajisjet janë vendosur te kompanitë celulare dhe fill pas tyre u bllokua Tik Tok-u (vetëm për përdoruesit e rrjetit mobile).

Prej gati një jave i kam nisur kërkesa për informacion institucioneve përgjegjëse për këtë çështje në Shqipëri dhe aktorëve të tregut dhe ende po pres për një përgjigje.

Ekspertët e fushës janë ata që bëjnë vlerësimin nga ana teknike, por duket se kemi të bëjmë me një mungesë të theksuar transparence për një veprim, për të cilin nuk ka prova që është bërë mbi një bazë ligjore që rregullon këtë proces.

Drejtori i AKSK tha se siguronte shqiptarët që nuk po përgjoheshin por nuk morën vesh nëse ka ndonjë udhëzim apo praktikë që rregullon menaxhimin e të dhënave.

Pyetja që kanë të gjithë është se kush i ka duart te këto pajisje, tekniku i Vodafone Albania ose One Albania apo punonjësi i AKSK?

Po ashtu, nuk dijmë ende se çfarë ndodh nëse njëri nga këta punonjës “çmendet”, urdhërohet apo paguhet që të filtrojë trafikun e X individi, gazetari, biznesmeni, politikani, gjykatësi apo prokurori? Kush mban përgjegjësi për këtë ?

Për shembull, si e ndalon AKSK, Vodafone Albania apo One Albania një situatë hipotetike sikur një biznesmen të paguajë një nga teknikët që kanë akses te pajisjet për të filtruar trafikun e një rivali në biznes për të parë se cilat faqe akseson përmes celularit dhe lap top-it të tij?

Duhet të mësojmë po ashtu se kush i ka sjellë këto pajisje këtu, janë blerë nga shteti shqiptar? Nëse po, ka një procedurë prokurimi? Apo janë donacion? Nëse janë donacion, a ka pritshmëri donatori pasi kësaj “dhurate”?

AKSK u kujdes që të thotë se DPI do të përdoren vetëm për një 1 vit deri sa të merren vesh me Tik Tok për vendosjen e filtrave, por çfarë ndodh nëse Tik Tok thotë nuk vendos filtrat?

Nëse thuhet këto pajisje na mbrojnë nga hakerat dhe janë kaq të mira, pse përforcohet mesazhi që do të përdoren vetëm për një vit? Duket qartë që ka një sforco të autoriteteve për të ligjëruar një veprim që është bërë pa ligj.

Po na thonë mos u frikësoni nga ne, por nga hakerat dhe pasi ne po ju mbrojmë.

Një teknik që nuk vepron sipas një kuadri rregullator, në fakt nuk ndryshon shumë nga një haker.

Kjo më kujton atë fabulën e famshme sipas të cilës, delja frikësohet gjithë jetën nga ujku dhe në fund e ther dhe ha bariu.

A nuk na mori të gjithëve më qafë AKSHI edhe pse ka harxhuar qindra miliona euro për këto platformat? /skyweb.al

Etiketat: akskautoriteti per sigurine kibernetikedpi
Artikulli para

Kullat me stadium, Nikolin Jaka dhe Alban Peza do të ndërtojnë projektin e ri te “Selman Stërmasi”

Artikulli pas

Një Airbus A350-900 “fringo” zbret në Aeroportin e Prishtinës, kompania e mori në dorëzim vetëm pak ditë më parë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat
Aktualitet

Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

17 Tetor, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik
Ekonomi

AIPS, afro 5.7 miliardë euro transferta mes bankave në Shqipëri

17 Tetor, 2026
Nafta prek sërish 110 dollarë, kriza në Hormuz dhe sulmet në Lindjen e Mesme ndezin tregjet
Ekonomi

Nafta prek sërish 110 dollarë, kriza në Hormuz dhe sulmet në Lindjen e Mesme ndezin tregjet

16 Tetor, 2026
Rama flet për një komplot ndaj tij dhe Shqipërisë, por kërkon durim dhe nuk jep dorëheqjen
OP-ED

Monopoli që fshihet pas kioskave në rrugët e Tiranës

16 Tetor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Bankat garantojnë se depozitat e qytetarëve janë të sigurta pavarësisht dëmtimit të disa sporteleve nga protestat

16 Tetor, 2026
TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali
Aviacion

TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali

16 Tetor, 2026
Artikulli pas
Një Airbus A350-900 “fringo” zbret në Aeroportin e Prishtinës, kompania e mori në dorëzim vetëm pak ditë më parë

Një Airbus A350-900 “fringo” zbret në Aeroportin e Prishtinës, kompania e mori në dorëzim vetëm pak ditë më parë

Të Përzgjedhura

Bashkia Durrës refuzon për herë të tretë KPP-në për tenderin 1.7 milionë euro sajuar për Rajli Ndërtim, prapaskenat e një skandali
Aktualitet

Bashkia Durrës refuzon për herë të tretë KPP-në për tenderin 1.7 milionë euro sajuar për Rajli Ndërtim, prapaskenat e një skandali

Nga SkyWeb
20 Maj, 2025
0

Bashkia Durrës dhe kompania Rajli Ndërtim ndodhen në qendër të një konflikti të paprecedentë për një tender 1.7 milionë euro,...

Lexo të plotë
Pagesat me kartë kalojnë numrin e tërheqjeve nga bankomatet

Pagesat me kartë kalojnë numrin e tërheqjeve nga bankomatet

26 Gusht, 2025
Burrat kanë nevojë të konsumojnë më shumë kalori sesa gratë

Burrat kanë nevojë të konsumojnë më shumë kalori sesa gratë

24 Shkurt, 2026
1 në 4 shqiptarë jeton me vetëm 681 lekë në ditë, mund të blejë bukë, vezë dhe pak patate

KLSH: Mbi 40% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie ose përjashtimi social

4 Gusht, 2026
“Studentët e Tiranës do strehohen në Durrës”, Rama: Lehtësohen nga qiratë larta të kryeqytetit, i ndihmon edhe treni

“Studentët e Tiranës do strehohen në Durrës”, Rama: Lehtësohen nga qiratë larta të kryeqytetit, i ndihmon edhe treni

15 Janar, 2026

Të Fundit

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Euro e mbylli javën në kufirin jetik, nuk ndal rënien as dollari

17 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

17 Tetor, 2026
Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

17 Tetor, 2026
AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë

AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë

17 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr