• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 16 Dhjetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Tirana moderne, kryeqyteti që lë pas personat me aftësi të kufizuara

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Shtator, 2025
në Aktualitet
A A
0
Tirana moderne, kryeqyteti që lë pas personat me aftësi të kufizuara
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ida Ismalaj-ACQJ

Prej më shumë se një dekade, Tirana është futur në një fazë të re të zhvillimit urban. Nga projektet e reja si Bulevardi i Ri, Unaza e Madhe apo ndërhyrjet në rrugët ekzistuese, i kanë dhënë kryeqytetit një pamje moderne me ndërtesa të larta, sheshe dhe rrugë të reja. Por, pas fasadës së shndritshme fshihet një realitet i hidhur për mijëra persona me aftësi të kufizuara, pasi Tirana mbetet një qytet i paaksesueshëm për ta.

Rampa të improvizuara për mbijetesë

Tanush Çaushi, inxhinier që lëviz përmes një mjeti ndihmës (walker) përballet çdo ditë me mungesën e rampave dhe korsive të dedikuara në Tiranë. Ai detyrohet të përdorë taksi me kosto të lartë, pasi transporti publik për të shkuar nga Astiri deri tek zyra në afërsi të stadiumit “Air Albania nuk është i aksesueshëm. Çaushi thotë: “Pjerrësia e rampave duhet 7%, jo e lëmuar, gjë që edhe kur vendosen nuk zbatohen kriteret. Mungesa e rampave në institucione publike apo private shpeshherë më ka penguar marrjen e shërbimit”.

Rruga “Petronini Luarasi”

Historia e Tanush Çaushit tregon se kjo kategori shpesh detyrohet të improvizojnë për të mbijetuar në një qytet që nuk i mendon.

“Në mungesë të rampave, jam detyruar të vendos vetë tre rampa në pallatin ku jetoj,” shprehet Çaushi.

Rrugët e reja, me pengesa të vjetra

Në një vëzhgim në terren në zona të investuara, shohim se në zonën e Astirit, rampat ekzistuese janë shumë të pjerrëta dhe të pasigurta për personat me aftësi të kufizuara. Bulevardi i Ri, megjithëse i ndërtuar me trotuare të gjera nuk ka sinjalistikë zanore dhe orientuese për të verbrit. Në rrugën e Elbasanit, pas rikonstruksioneve në disa pjesë të këtij segmenti nuk ka rampa të përshtatshme për të kaluar në anën tjetër të rrugës, duke rrezikuar lëvizjen e personave me karrocë.

Rruga e “Elbasanit”

Tek Liceu Artistik është bërë një korsi e dedikur për personat në karrocë, por që në të shumten e rasteve përdoret nga biçikletat, madje edhe motorët. Rrugët e tjera të kryeqytetit ofrojnë trotuare të ngushta, të mbipopulluara, të zëna nga automjete, me pllaka të thyera apo të lëmuara, të cilat në ditë shiu kthehen në rrezik real për personat në karrocë. Ndërsa me infrastrukturën e re, kazanët e plehrave vendosen në korsitë e biçikletave.

Situata paraqitet shqetësuese edhe për 10 000 persona të verbër, shifër sipas të dhënave nga Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë. Kjo kategori haset me mungesë të trotuareve të përshtatura për të lëvizur me shkopin orientues, edhe pse investimet janë përqëndruar vetëm në semaforë akustikë. Një prej tyre është kryetari i Shoqatës së të Verbërve, Jonid Ferhati i cili tha: “Kur mungojnë rrugët që nuk janë të përshtatura si mund të shkoj te semafori? Nuk ka rrugë, nuk ka trotuar për të lëvizur përmes shkopit. Nuk ka standard, edhe ndonjë që është bërë, është pa certifikim dhe pa u konsultuar me ne”.

Ligje ka, por mungon zbatimi

Ligji për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara përcakton që të gjitha institucionet publike apo private kanë detyrim për të siguruar aksesueshmëri për të gjitha llojet e aftësive të kufizuara në transport, shëndetësi, kujdes social, arsimim, punësim dhe shërbime e mundësi të tjera.

Për Suela Lalen, aktiviste për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe drejtuese e fondacionit “Së Bashku”, problemi nuk qëndron te mungesa e legjislacionit, por tek zbatimi. Lala: “Edhe kur privati bën lejen e ndërtimit dhe certifikatën e përdorimit, shteti nuk bën monitorimin siç duhet. Ndërkohë kemi parë që vet shteti kur investon e anashkalon çështjen e aksesueshmërisë së personave me aftësi të kufizuara.”

Lala shton se personat me aftësi të kufizuara janë të përjashtuar nga vendimmarrja, në një  shkelje të hapur të Konventës së OKB-së.

Bulevardi “Skënderbej” pranë Bashkisë Tiranë

Edhe Raporti i USAID për monitorimin e aksesueshmërisë vëren moszbatim të kuadrit ligjor për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

“Edhe pse qeveria ka miratuar standardet përkatëse, ato nuk zbatohen në praktikë. Lëvizja e pavarur në rrugë dhe trotuare është pothuajse e pamundur për personat në karrige me rrota. Transporti publik dhe shumë ndërtesa publike mbeten të paaksesueshme.” thuhet në raportin e USAID.

Institucione publike pa akses

Situata paraqitet e njëjtë edhe në institucionet publike, shkollat dhe transportin publik. Radio Televizioni Shqiptar është pa rampa dhe pa ashensorë, gjë që vështirëson lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar. Për të vijuar me institucione si Parlamenti dhe Bashkia e Tiranës që nuk kanë rampa. Kryeministria ka një rampë pa standarde, me pjerrësi të paaksesueshme për personat me aftësi të kufizuara. Madje edhe insitucioni i Komisionit të Shëndetësisë ka një rampë jashtë standardeve. Raporti Alternativ mbi zbatimin e Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara për vitin 2024, tregon se vetëm 37% e godinave publike kanë një rampë në hyrje.

Rruga “Urani Pano”, ku trotuari për këmbësorët ndërpritet në mënyrë të papritur dhe nuk ka pika kalimi të mbrojtura

Qendrat shëndetësore, zyrat postare dhe madje edhe pavionet e rinovuara të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) vazhdojnë të jenë pjesërisht të aksesueshme dhe me mungesa të ashensorëve brenda godinave. Raporti nxjerr në pah se 50% e shkollave profesionale dhe qëndrave të formimit profesional janë të paaksesueshme për personat me aftësi të kufizuara. Shkollat ekzistuese kanë probleme në rampa të pjerrëta, në mungesë të ashensorëve të brendshëm. Shkollat e rikonstruktuara apo ndërtuara pas vitit 2020, të gjitha ato që janë bërë me fondet e BE në Thumanë, Durrës, Tiranë janë me të gjitha standardet, ndryshe nga ato të ndërtuara me fondet e Bashkisë së Tiranës.

Rikonstruksioni i Shkollës “Mihal Grameno” u bë përmes një investimi të Bashkisë së Tiranës, por përveç rampës në hyrje të saj, mungon ashensori i brendshëm që i vjen në ndihmë nxënësve të cilët lëvizin me karrocë. Edhe në universitetet publike në Tiranë si ai i Politeknikut, një studente në karrocë shprehet se ështe e vendosur një rampë, por që ka një pjerrësi aq të lartë saqë e bën të paaksesueshme për të. Situata është ndryshe nga ajo që pretendon kryeministri Edi Rama, që shkollat e transformuara në Tiranë janë modele të standardeve më të mira europiane.

Rruga “Hoxhë Vokrri”

Krahas problemeve me rrugët, transporti publik është kthyer në një tjetër sfidë për ta. Sipas Dashnor Memajt kryetar i Shoqatës së Transportit Urban, linjat e transportit ndërqytetas janë të pajisura me rampa, përveç linjës së ‘Qytetit Studenti’, ndërsa vetëm linja e Kamzës është e pajisur me njoftimet zanore për të verbërit. Personat me aftësi të kufizuar hasen me mungesa të stacioneve të përshtatura për ta dhe me autobusë të mbipopulluar.

Ankesat tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka pranuar qindra ankesa, por rekomandimet mbeten pa mekanizma ndëshkues. Gjatë vitit 2024, janë depozituar 89 ankesa, në raport me 101 ankesa të paraqitura gjatë 2023, në të cilat ankuesit kanë pretenduar më shumë se një shkak diskriminimi.

Komisioneri bën të ditur se nuk janë marrë masat e duhura për plotësimin e standardeve të aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuara, sa i përket përcaktimit të vendeve të parkimit për personat me aftësi të kufizuara, aksesin në godinat e ndërtuara rishtas apo ato të rikonstruktuara, mungesës së aksesueshmërisë në infrastrukturën rrugore, trotuare etj.

Për fat të keq, Tirana është ende larg të qënit një qytet ku mund të lëvizësh lehtësisht si person me aftësi të kufizuara. Mungesa e aksesueshmërisë përkthehet në diskriminim, izolim dhe përjashtim nga jeta publike.

Artikulli para

Fitch rrit parashikimin për rritjen ekonomike globale, paralajmëron ngadalësim në SHBA

Artikulli pas

SHIFRAT/ Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Si mund t’ju ndihmojë matematika të mbështillni më mirë dhuratat
Aktualitet

Si mund t’ju ndihmojë matematika të mbështillni më mirë dhuratat

16 Dhjetor, 2025
“The Telegraph”: Serbët që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë të re në Ballkan
Aktualitet

“The Telegraph”: Serbët që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë të re në Ballkan

16 Dhjetor, 2025
Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja mediatike shqiptare
Aktualitet

Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja mediatike shqiptare

16 Dhjetor, 2025
Ndahen çmimet vjetore të gazetarisë për vitin 2025, Artur Zheji vlerësohet me Çmimin e “Karrierës”
Aktualitet

Ndahen çmimet vjetore të gazetarisë për vitin 2025, Artur Zheji vlerësohet me Çmimin e “Karrierës”

16 Dhjetor, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Paraburgimet e arrestet pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri
Aktualitet

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, reagon Rama: Ende pa u tharë firma…

16 Dhjetor, 2025
Presidenti Begaj dekreton Gjeneral Major Petrit Çunin në krye të Forcës Tokësore
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton Gjeneral Major Petrit Çunin në krye të Forcës Tokësore

16 Dhjetor, 2025
Artikulli pas
SHIFRAT/ Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

SHIFRAT/ Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nuk qënka ashtu siç dukej, Kina has probleme me avionin që do të “pushtonte botën”
Aviacion

Nuk qënka ashtu siç dukej, Kina has probleme me avionin që do të “pushtonte botën”

Nga SkyWeb
26 Shtator, 2025
0

Kina po has vështirësi në përpjekjen e saj për të sfiduar gjigantët e aviacionit Boeing dhe Airbus. Programi i avionit...

Lexo të plotë
Inteligjenca Artificiale do të zbulojë sëmundjet që mund të na prekin pas 20 vitesh

Inteligjenca Artificiale do të zbulojë sëmundjet që mund të na prekin pas 20 vitesh

23 Shtator, 2025
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Kursi i këmbimit favorizon qeverinë, bie në 10.5 mld euro borxhi i jashtëm

12 Shtator, 2025
TË GJITHA DETAJET/ Mbi 30 milionë euro PLUS për turqit, por tunelin e hapi “Gjoka”: TENDERI që po i “ha kokën” Belinda Ballukut dhe një foto me Ramën dhe Ahmetajn në Ankara

TË GJITHA DETAJET/ Mbi 30 milionë euro PLUS për turqit, por tunelin e hapi “Gjoka”: TENDERI që po i “ha kokën” Belinda Ballukut dhe një foto me Ramën dhe Ahmetajn në Ankara

31 Tetor, 2025
EKSKLUZIVE/ Instalimi i DPI-ve te Vodafone dhe One, flet AKSK: S’po ju përgjojmë, pajisjet i morëm BORXH në Izrael

TIK TOK, AKSK, AKEP dhe SPAK, si dështoi instalimi i DPI

26 Qershor, 2025

Të Fundit

Europa përballet me barrë të rëndë nga sëmundjet e zemrës: 2 milion vdekje dhe 282 miliardë euro në vit

Europa përballet me barrë të rëndë nga sëmundjet e zemrës: 2 milion vdekje dhe 282 miliardë euro në vit

16 Dhjetor, 2025
Si mund t’ju ndihmojë matematika të mbështillni më mirë dhuratat

Si mund t’ju ndihmojë matematika të mbështillni më mirë dhuratat

16 Dhjetor, 2025
“The Telegraph”: Serbët që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë të re në Ballkan

“The Telegraph”: Serbët që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë të re në Ballkan

16 Dhjetor, 2025
Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja mediatike shqiptare

Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja mediatike shqiptare

16 Dhjetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr