• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 19 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

EUROSTAT: Inflacioni në gusht arrin 2.3%, argëtimi dhe kultura dominojnë rritjen

Editor Nga Editor
17 Shtator, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
EUROSTAT: Inflacioni në gusht arrin 2.3%, argëtimi dhe kultura dominojnë rritjen
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) në Shqipëri shënoi një rritje vjetore prej 2.3% në muajin gusht 2025.

Rritja më e lartë e çmimeve është regjistruar në grupin “Argëtim dhe kulturë”, me një rritje prej 9.9%, duke u ndjekur nga “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.6%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.3%, dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2.7%. Ndërkohë, çmimet për “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1.7%, dhe për “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1.6%. Rritje më të moderuara janë regjistruar edhe në sektorët e “Komunikimit” (+1.1%), “Shëndetit” dhe “Shërbimit arsimor” (+1.0% secili), “Qirasë, ujit dhe energjisë” (+0.6%), dhe “Veshjeve dhe këpucëve” (+0.4%). Në të kundërt, sektori i “Transportit” ishte i vetmi që shënoi ulje të çmimeve, me një rënie prej 0.7%.

Sa i përket ndryshimit mujor, inflacioni në gusht 2025 krahasuar me korrikun është rritur me 0.2%. Kjo rritje është ndikuar kryesisht nga çmimet më të larta të “Veshjeve dhe këpucëve” (+0.6%), si dhe nga rritja e kostove në “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” (të dyja me +0.5%). Rritje më të vogla kanë pasur edhe “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mobilim dhe pajisje shtëpie” (+0.4% secili), ndërsa “Transporti” pësoi një rënie të lehtë prej 0.2%.

Në krahasim me vendet e tjera të Bashkimit Europian, Shqipëria qëndron pranë mesatares, ndërsa diferencat brenda bllokut europian mbeten të ndjeshme. Rumania mban vendin e parë për inflacionin më të lartë në gusht 2025, me një normë vjetore mbi 8%, e ndjekur nga Estonia dhe Kroacia, me norma që luhaten mes 5% dhe 6%. Rritje të konsiderueshme janë vërejtur edhe në Sllovaki, Hungari dhe Letoni, me inflacion mes 4% dhe 5%.

Në anën tjetër, vendet me rritje më të kontrolluar të çmimeve përfshijnë Zvicrën, Çekinë dhe Francën, të cilat regjistrojnë inflacion nën 2%, ndërsa Italia, Holanda dhe Irlanda qëndrojnë pranë kësaj vlere.

Në përgjithësi, inflacioni mesatar i vendeve të BE-së arriti në 2.4%, duke mbetur afër objektivit të Bankës Qendrore Europiane dhe duke reflektuar një stabilizim të çmimeve pas pasigurive inflacioniste të dy viteve të fundit. /Skyweb.al

Etiketat: inflacioni
Artikulli para

Kroçera  luksoze “Seabourn Encore” ankorohet në portin ne Sarandës, sjell 597 turistë turistë

Artikulli pas

Kapetanoviç nga Tirana: Zgjerimi i Europës nuk mund të mbahet mend si lodhje, por rinovim

Editor

Editor

Nga Kategoria

Google blen 10 mln dollarë databazën e brendshme të Spirit për të trajnuar sistemet e Inteligjencës Artificiale
Aviacion

Google blen 10 mln dollarë databazën e brendshme të Spirit për të trajnuar sistemet e Inteligjencës Artificiale

19 Gusht, 2026
Bota ka mbushur hambarët me drith dhe vaj duke pritur efektet shkatërruese të El Nino
Ekonomi

Bota ka mbushur hambarët me drith dhe vaj duke pritur efektet shkatërruese të El Nino

19 Gusht, 2026
Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD
Ekonomi

Bitcoini rritet vrullshëm pas njoftimit nga Thesari Amerikan

19 Gusht, 2026
Kostot globale të huamarrjes arrijnë nivele rekord, nën presionin e naftës, AI-së dhe inflacionit
Ekonomi

Kostot globale të huamarrjes arrijnë nivele rekord, nën presionin e naftës, AI-së dhe inflacionit

19 Gusht, 2026
Pagesat me telefon po zënë vendin e kartës, por cash-i nuk po zhduket
Ekonomi

Pagesat me telefon po zënë vendin e kartës, por cash-i nuk po zhduket

19 Gusht, 2026
Lufta dhe valët e të nxehtit kërcënojnë rritjen globale të çmimeve, produktet që preken më shumë
Ekonomi

Lufta dhe valët e të nxehtit kërcënojnë rritjen globale të çmimeve, produktet që preken më shumë

19 Gusht, 2026
Artikulli pas
Kapetanoviç nga Tirana: Zgjerimi i Europës nuk mund të mbahet mend si lodhje, por rinovim

Kapetanoviç nga Tirana: Zgjerimi i Europës nuk mund të mbahet mend si lodhje, por rinovim

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ndryshon drejtuesja e QSUT-së
Shëndet

Ndryshon drejtuesja e QSUT-së

Nga SkyWeb
1 Qershor, 2026
0

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka prezantuar këtë të hënë drejtuesen e re të institucionit, Rudina Degjoni, e cila merr...

Lexo të plotë
“Bisha” e re e qiellit, amerikanët zbulojnë kur do të fluturojë avioni luftarak F‑47

“Bisha” e re e qiellit, amerikanët zbulojnë kur do të fluturojë avioni luftarak F‑47

18 Shkurt, 2026
Kompania ANK e Agim Kolës akuzohet për nxjerrje inertesh dhe shkatërrim të lumenjve

Kompania ANK e Agim Kolës akuzohet për nxjerrje inertesh dhe shkatërrim të lumenjve

8 Mars, 2026
Ndryshimi i orës që do të ndodhë të dielën ka ndikime të mëdha në shëndetin tonë

Ndryshimi i orës që do të ndodhë të dielën ka ndikime të mëdha në shëndetin tonë

24 Tetor, 2025
Ekonomia më paradoksale në Europë: GDP-ja bie 12%, por papunësia mbetet nën 5% dhe restorantet janë plotë

Ekonomia më paradoksale në Europë: GDP-ja bie 12%, por papunësia mbetet nën 5% dhe restorantet janë plotë

18 Korrik, 2026

Të Fundit

Google blen 10 mln dollarë databazën e brendshme të Spirit për të trajnuar sistemet e Inteligjencës Artificiale

Google blen 10 mln dollarë databazën e brendshme të Spirit për të trajnuar sistemet e Inteligjencës Artificiale

19 Gusht, 2026
Bota ka mbushur hambarët me drith dhe vaj duke pritur efektet shkatërruese të El Nino

Bota ka mbushur hambarët me drith dhe vaj duke pritur efektet shkatërruese të El Nino

19 Gusht, 2026
Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet

Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet

19 Gusht, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Media britanike: Shqipëria destinacioni i përballueshëm për pushime ku turistët po dynden

19 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr