• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Amerikanët dhe arabët, pronarët e rinj të TikTok

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Shtator, 2025
në Aktualitet
A A
0
Amerikanët dhe arabët, pronarët e rinj të TikTok
Share on FacebookShare on WhatsApp

TikTok nuk është më nën pronësinë kineze, por tashmë kalon nën kontroll amerikan, me një pjesëmarrje të kufizuar nga Emiratet e Bashkuara. Donald Trump nënshkroi gjatë natës urdhrin ekzekutiv që formalizon transferimin e operacioneve të platformës së videove të shkurtra në SHBA, duke hapur rrugën për një marrëveshje që ndryshon ndjeshëm balancat e pronësisë.

Aksionerët e rinj përfshijnë gjigantin e cloud Oracle, i drejtuar nga Larry Ellison – një nga njerëzit më të pasur në botë dhe i afërt me Trump – si dhe fondin e investimeve Silver Lake. Në këtë skemë është përfshirë edhe MGX, kompania shtetërore e Emirateve që merret me zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara.

Të tre së bashku pritet të zotërojnë rreth 45% të TikTok-ut, me një vlerë të vlerësuar prej 14 miliardë eurosh. Themeluesit kinezë të ByteDance do të mbeten me më pak se 20%, ndërsa 35% e aksioneve të tjera do të ndahen mes investitorëve të hershëm dhe aksionarëve të rinj, përfshirë Michael Dell dhe Rupert Murdoch.

Urdhri ekzekutiv i ish-presidentit përcakton se marrëveshja është në përputhje me ligjin e miratuar në vitin 2023 nga Kongresi amerikan, i cili e konsideronte pronësinë kineze të TikTok një kërcënim për sigurinë kombëtare. Ligji detyronte që dega amerikane të hiqej nga investimet kineze ose të mbyllej. Pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump shtyu disa herë ultimatumin, derisa arriti një marrëveshje me Pekinin.

Çështja kryesore mbetet fati i algoritmit të TikTok, zemra e teknologjisë që i garantoi suksesin global. Sipas raportimeve, marrëveshja parashikon që ByteDance t’ia japë me licencë algoritmin kompanisë së re amerikane, e cila do të ketë të drejtën ta “ritrajnojë” sipas nevojës.

TikTok USA do të drejtohet nga një bord me shumicë amerikane, ku kinezët do të kenë vetëm një përfaqësues. Oracle, që tashmë ruan të dhënat e përdoruesve amerikanë në serverat e saj, do të mbikëqyrë sigurinë e tyre.

Pas telefonatës së fundit mes Trump dhe Xi Jinping, presidenti kinez pranoi marrëveshjen, duke e quajtur një “business-to-business deal”, për të shmangur përplasjen e drejtpërdrejtë dhe për të ruajtur imazhin e Kinës. Ende nuk është e qartë nëse dhe çfarë lëshimesh të tjera ka përfituar Pekini në këmbim të këtij kompromisi. /skyweb.al

Artikulli para

Investimet e huaja: kryesojnë Turqia dhe Italia, rritet Kosova

Artikulli pas

Si Shoqata e Bankave fshehu skandalin e mikrokredive

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI
Aktualitet

SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI

1 Tetor, 2026
Kaosi me pronat dhe rasti i Prof.Dr Qirjako Menikos: Mbeti gjyqeve deri sa iku nga kjo botë
Aktualitet

Kaosi me pronat dhe rasti i Prof.Dr Qirjako Menikos: Mbeti gjyqeve deri sa iku nga kjo botë

1 Tetor, 2026
Begaj pret Von der Leyen: Mbyllim kapitujt në fund të vitit, rrisim stadardet europiane
Aktualitet

Begaj pret Von der Leyen: Mbyllim kapitujt në fund të vitit, rrisim stadardet europiane

30 Shtator, 2026
Von der Leyen: Të përshpejtojmë negociatat e roaming-t me Shqipërinë, kthehem kur të jetë falas
Aktualitet

Von der Leyen: Të përshpejtojmë negociatat e roaming-t me Shqipërinë, kthehem kur të jetë falas

30 Shtator, 2026
Rama thotë se nuk ndjen përgjegjësi për Vlora Hysenin: Është personale!
Aktualitet

Rama thotë se nuk ndjen përgjegjësi për Vlora Hysenin: Është personale!

30 Shtator, 2026
Ford rifillon prodhimin e F-150 pas ndërprerjes së furnizimit
Aktualitet

Ford rifillon prodhimin e F-150 pas ndërprerjes së furnizimit

30 Shtator, 2026
Artikulli pas
Si Shoqata e Bankave fshehu skandalin e mikrokredive

Si Shoqata e Bankave fshehu skandalin e mikrokredive

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Elon Musk, trilioneri i parë në botë
Ekonomi

Elon Musk, trilioneri i parë në botë

Nga SkyWeb
13 Qershor, 2026
0

Elon Musk pritet të bëhet personi i parë në histori me një pasuri që kalon 1 trilion dollarë, pas ofertës...

Lexo të plotë
1 në 2 biznese në Shqipëri ka dhënë rryshfet te administrata publike, rritje e fortë në 2025

1 në 2 biznese në Shqipëri ka dhënë rryshfet te administrata publike, rritje e fortë në 2025

15 Dhjetor, 2025
Anglia miraton përdorimin e vaksinës kundër HIV

Anglia miraton përdorimin e vaksinës kundër HIV

17 Tetor, 2025
Autoritetet e BE kundër urdhrit të Trump për vaksinat: Mund të rrezikojë Europën

Autoritetet e BE kundër urdhrit të Trump për vaksinat: Mund të rrezikojë Europën

13 Gusht, 2026
Shqipëria, një nga vendet me varësinë më të lartë nga turizmi në botë, e dyta në Europë

Shqipëria, një nga vendet me varësinë më të lartë nga turizmi në botë, e dyta në Europë

2 Mars, 2026

Të Fundit

Rusia gjen rrugë alternative për të furnizuar Evropën me naftë

Tregjet nën presion, nafta pranë 100 dollarëve për fuçi

1 Tetor, 2026
DIVA 2025/ Kompensimi për arsimin e fëmijëve nis nga marsi, si do funksionojë skema e rillogaritjes së tatimit

Tatimet rikujtojnë afatin për faljen e detyrimeve

1 Tetor, 2026
”La Repubblica”: Shqipëria, destinacion ideal turistik

Media spanjolle: Nga Tirana në Ksamil, një udhëtim magjepsës në Shqipëri

1 Tetor, 2026
Shteti ka rënë, por ka zënë poshtë edhe opozitën

Shteti ka rënë, por ka zënë poshtë edhe opozitën

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr