• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 28 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Prodhimi industrial, bie nafta dhe metalet, rritje në ushqime dhe pije

Editor Nga Editor
26 Shtator, 2025
në Ekonomi
A A
0
Prodhimi industrial, bie nafta dhe metalet, rritje në ushqime dhe pije
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave prodhimi i naftës bruto në vend është ulur, në 716 mijë tonë në 2024, nga 891 mijë tonë në vitin 2023. Për pasojë, edhe vlera e shitjeve të këtij produkti ra në 29,9 miliardë lekë, nga 39,2 miliardë lekë një vit më parë.

Një ulje e fortë u regjistrua gjithashtu edhe në prodhimin e hekurit bruto dhe çelikut, që zbriti në 343 mijë tonë nga 474 mijë tonë në 2023, me vlerën e shitjeve që arriti në 20,2 miliardë lekë. Prodhimi i kromit pësoi gjithashtu tkurrje, duke u ulur në 588 mijë tonë nga mbi 822 mijë tonë në vitin e kaluar, ndërsa vlera e shitjeve ra në 14,9 miliardë lekë, nga mbi 20 miliardë lekë në 2023.

Industria e materialeve të ndërtimit shfaqi rezultate më të qëndrueshme. Prodhimi i çimentos arriti rreth 1.94 milionë tonë, me një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2023, ndërsa vlera e shitjeve mbeti thuajse e pandryshuar në 19,2 miliardë lekë. Në të njëjtën kohë, prodhimi i betonit të gatshëm arriti në 1,7 milionë tonë, me vlerë shitjesh mbi 13 miliardë lekë.

Në sektorin ushqimor dhe të pijeve u shënuan rritje pozitive. Prodhimi i ujit mineral dhe të gazuar u rrit në gati 5 milionë hektolitra në 2024, nga 3,8 milionë hektolitra në 2023, ndërsa vlera e shitjeve u rrit në 8,3 miliardë lekë, nga 6,3 miliardë lekë një vit më parë. Prodhimi i pijeve joalkoolike gjithashtu u rrit, duke kaluar 1,23 milionë hektolitra, me vlerë shitjesh 7,4 miliardë lekë.

Në segmentin ushqimor, prodhimi i salçiçeve dhe produkteve të ngjashme me mish shënoi një rritje të lehtë, duke arritur në 13 mijë tonë dhe duke sjellë një rritje të vogël të vlerës së shitjeve, që arriti në 9,2 miliardë lekë.

Edhe sektori i sistemeve të fijeve elektrike të izoluara për automjete regjistroi rritje, me prodhimin që u rrit nga 229 milionë në 241 milionë copë, ndërsa vlera e shitjeve arriti në 8,7 miliardë lekë, nga 8,2 miliardë lekë në 2023.

Sipas INSTAT, për vitin 2024, industria e përpunimit të ushqimeve përbënte 14% të vlerës së përgjithshme të shitjeve të produkteve industriale, duke u rritur nga 12,4% në 2023. Produktet minerale jo metalike zinin 13,2% të shitjeve, gjithashtu në rritje nga 12,5% një vit më parë, ndërsa sektori i metalurgjisë pësoi një rënie, duke zënë 12,4% të totalit, nga 13,4% në vitin 2023.

Të dhënat e INSTAT tregojnë për një vit të vështirë për industrinë e naftës, kromit dhe hekurit, por me rritje të dukshme në sektorin e ushqimeve dhe pijeve, si dhe stabilitet në industrinë e materialeve të ndërtimit. Kjo tregon një ndryshim gradual në strukturën industriale të vendit, ku peshën e sektorëve tradicionalë të nxjerrjes po e zëvendësojnë në masë të konsiderueshme sektorët e konsumit ushqimor dhe përpunues. /Skyweb.al

Etiketat: naftaProdhimi
Artikulli para

United Airlines instalon internetin e shpejtë me Starlink në fluturimet Boeing 737-800

Artikulli pas

Fshihen borxhet e vjetra, 213 mijë subjekte përfitojnë nga “Paqja Fiskale”, falen 335 milionë euro

Editor

Editor

Nga Kategoria

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave
Ekonomi

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Historia pas bankomateve, si iu dha fund kasiereve në banka
Ekonomi

Historia pas bankomateve, si iu dha fund kasiereve në banka

26 Shtator, 2026
Nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi i pronave, por ndërtuesit gjejnë probleme te procedura
Ekonomi

Të huajt investojnë në prona/ Në 6 muaj, 53% e investimeve të huaja në Shqipëri shkuan në pasuri të paluajtshme

26 Shtator, 2026
Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet
Ekonomi

Historia miliardëshe e varëses së rrobave, shpikja që ndryshoi raportin me veshjet

26 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha
Ekonomi

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Euro e mbyll javën me rritje

25 Shtator, 2026
Artikulli pas
Fshihen borxhet e vjetra, 213 mijë subjekte përfitojnë nga “Paqja Fiskale”, falen 335 milionë euro

Fshihen borxhet e vjetra, 213 mijë subjekte përfitojnë nga "Paqja Fiskale", falen 335 milionë euro

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Anija e parë me gaz të lëngshëm kalon Ngushticën e Hormuzit
Ekonomi

Anija e parë me gaz të lëngshëm kalon Ngushticën e Hormuzit

Nga Editor
28 Prill, 2026
0

Një anije cisternë që transporton gaz natyror të lëngshëm (GNL) ka kaluar për herë të parë në Ngushticën e Hormuzit...

Lexo të plotë
FOTOT/ Artemis II drejt Hënës, NASA publikon imazhet që shihen për herë të parë nga sytë e njeriut

FOTOT/ Artemis II drejt Hënës, NASA publikon imazhet që shihen për herë të parë nga sytë e njeriut

4 Prill, 2026
Jo vetëm Vlora, Saranda, Himara apo Ksamili: 5 mrekullitë ende të pazbuluara të bregdetit shqiptar

National Geographic shkruan për rivierën shqiptare: “Maldivet” e pazbuluara

6 Korrik, 2025
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?

Rivlerësimi i banesave, ASHK me çmime të vjetra, ekspertët me ato të tregut: Si do të bëhet llogaria

6 Mars, 2026
Në spanjë do të gjobiten prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan

Në spanjë do të gjobiten prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan

12 Shtator, 2025

Të Fundit

TARIFAT/ Sa kushton eksperti për rivlerësimin e banesave

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë tani me lejet e dhëna në Tiranë?

27 Shtator, 2026
Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

27 Shtator, 2026
Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

27 Shtator, 2026
Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

27 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr