• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqipëria ndër më të prekurat në rajon nga ndryshimet klimatike, ekspertët të shqetësuar për pasojat në bujqësi

Editor Nga Editor
30 Shtator, 2025
në Ekonomi
A A
0
Shqipëria ndër më të prekurat në rajon nga ndryshimet klimatike, ekspertët të shqetësuar për pasojat në bujqësi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Klima në Shqipëri ka pësuar ndyshime të mëdha në dekadat e fundit, ku ka mbizotëruar vera e nxehtë dhe dimri i ngrohtë.  Ndryshimi i kushteve klimatike ndikon drejtpërdrejt në sektorët e ekonomisë. Më e prekur ndër to është bujqësia.

Një studim i fundit, që krahason klimën aktuale me atë të para 30 vitesh, tregon se ndikimi i klimës mesdhetare në Ballkan është zbehur ndjeshëm, ndërsa kushtet kontinentale po shtrihen me shpejtësi drejt jugut dhe lindjes së rajonit. Në vendin tonë, sipërfaqja me klimë kontinentale është rritur nga vetëm 1.3% në periudhën 1960–1990 në mbi 16% gjatë tre dekadave të fundit.

Sipas ekspertëve, rreth 30 vite më parë, Shqipëria, Greqia, Mali i Zi dhe një pjesë e Bosnjës e Kroacisë karakterizoheshin kryesisht nga një klimë e moderuar mesdhetare, falë afërsisë me detet Adriatik, Jon, Egje dhe Detin e Zi. Ndërkohë, klima kontinentale mbizotëronte më shumë në zonat e brendshme të Maqedonisë së Veriut, Serbisë e Bullgarisë, si dhe në fushat bujqësore të Rumanisë.

Por situate nuk është më e njëjtë pas më shumë se tre dekadash. Studimi në fjalë tregon se janë zgjeruar sipërfaqet me klimë kontinentale në Bullgari, Serbi, Rumani, Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Greqi.

Vera e tre viteve të fundit në Shqipëri ka rezultuar ndër më të nxehtat e dekadës, duke reflektuar qartë ndikimin e ndryshimeve klimatike në vend. Sipas të dhënave të Sistemit Kombëtar Meteorologjik, muaji korrik gjatë shtatë viteve të fundit (2017–2024) ka shënuar një devijim mesatar prej +2.9°C mbi normën shumëvjeçare (1961–1990), ndërsa në disa zona ky devijim ka arritur deri në +4.4°C. Gushti 2024 ishte edhe më i nxehtë, duke regjistruar një rritje mesatare prej +3.15°C mbi normën.

Përveç temperaturave të larta, reshjet kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Në shtatë vitet e fundit sipas IGJEO, ato kanë rënë mesatarisht me 6.4%, ndërsa vetëm në korrikun e vitit 2024 u shënua një defiçit i madh, me 48% më pak reshje se mesatarja shumëvjeçare. Numri i ditëve me shi në shtatë vitet e fundit gjithashtu ka rënë ndjeshëm, me një ulje prej rreth 13.8%. /Skyweb.al

Etiketat: ndryshimet klimatike
Artikulli para

Diplomohen studentët e Mjekësisë, Begaj: Zgjidhni Shqipërinë, vendi ka nevojë për ju

Artikulli pas

Konkurenca në qiell, Boing do të prodhojë avionin e ri që sfidon Airbus A320neo

Editor

Editor

Nga Kategoria

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete
Ekonomi

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

28 Gusht, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Bujqësia në pikë të hallit, pak mbështetje edhe nga bankat: Vetëm 1.3% e kredisë për bizneset

28 Gusht, 2026
70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator
Ekonomi

70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator

28 Gusht, 2026
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së
Ekonomi

Leku “letër”, tregu përmbytet me para si KURRË më parë

28 Gusht, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje
Ekonomi

Java mbyllet me rritje për Dollarin dhe Euron

28 Gusht, 2026
Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës
Aktualitet

Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës

28 Gusht, 2026
Artikulli pas
Konkurenca në qiell, Boing do të prodhojë avionin e ri që sfidon Airbus A320neo

Konkurenca në qiell, Boing do të prodhojë avionin e ri që sfidon Airbus A320neo

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kur heshtja bëhet normë: Një histori që flet më shumë se një Samit
Aktualitet

Kur heshtja bëhet normë: Një histori që flet më shumë se një Samit

Nga SkyWeb
15 Prill, 2026
0

Vilant Xhori Samitet për diasporën synojnë të japin një mesazh të qartë: Shqipëria i do dhe i pret profesionistët e...

Lexo të plotë
“Air Albania”, kompania që valëvit me krenari flamurin shqiptar në qiell

Ukrainasit e SkyUp padisin Air Albania: Porositi dy avionët tanë, por mori atë bullgar të “Fly2Sky”

7 Tetor, 2025
Polonia, zero taksë për prindërit me dy fëmijë

Polonia, zero taksë për prindërit me dy fëmijë

16 Tetor, 2025
A është bërë fluturimi më i rrezikshëm? STATISTIKAT dhe teknologjia thonë të KUNDËRTËN

Shqipëria, 166% më shumë fluturime komerciale në qershor sesa para pandemisë

21 Korrik, 2025
Qendra e Shkripëzimit të Midhjeve në Butrint po përjashtohet nga Projekti i Ekonomisë Blu, një kërcënim për sigurinë ushqimore dhe sovranitetin ekonomik

Qendra e Shkripëzimit të Midhjeve në Butrint po përjashtohet nga Projekti i Ekonomisë Blu, një kërcënim për sigurinë ushqimore dhe sovranitetin ekonomik

1 Maj, 2025

Të Fundit

Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025

Problemi teknik te Albcontrol, TIA: Jemi në kontakt me të gjitha kompanitë ajrore, staf maksimal për menaxhimin e situatës

28 Gusht, 2026
Black out, çfarë ndodhi gjatë 30 minutave në qiellin shqiptar teksa radarët ishin fikur

Black out, çfarë ndodhi gjatë 30 minutave në qiellin shqiptar teksa radarët ishin fikur

28 Gusht, 2026
Dy punonjës të aeroportit të Frankfurtit humbin jetën nga malaria pas “mbërritjes së mushkonjave” me avion

Dy punonjës të aeroportit të Frankfurtit humbin jetën nga malaria pas “mbërritjes së mushkonjave” me avion

28 Gusht, 2026
Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

28 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr